LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Enver Hoxha është Hitleri shqiptar! Vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të 3-fishtë si asnjë diktator tjetër komunist

Ai shtoi se më 20 shkurt shqiptarët mbushën sheshin e Qytetit Studenti si kurrë më parë për të hequr emrin e xhelatit më të madh të shqiptarëve në histori, Enver Hoxhës.

20 Shkurt 2025, 18:55 Nga N.F
Berisha: Enver Hoxha është Hitleri shqiptar! Vendosi mbi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se studentëve që në 17 shkurt të vitit 1991 morën një nga vendimet më të rëndësishme në historinë e lirisë shqiptare. 

Ai shtoi se më 20 shkurt shqiptarët mbushën sheshin e Qytetit Studenti si kurrë më parë për të hequr emrin e xhelatit më të madh të shqiptarëve në histori, Enver Hoxhës. Berisha theksoi se ajo është dita e triumfit të guximit të qytetarëve shqiptarë, të të përndjekurve politikë, intelektualëve, studentëve mbi tiraninë, mbi tanket, mbi blindet, mbi diktaturën, e cila kishte shpalosur të gjithë potencialet e saj.

Ai shtoi se Hoxha, i krahasuar me shumë të drejtë në deklaratat e Parisit si Hitleri shqiptar i pasluftës, përveç burgosjes, internimit, persekutimit të qindra e mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës së tij staliniste, përveç lojës së luftës së klasave, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të trefishtë si asnjë diktator tjetër komunist i asaj kohe.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithëve, të dashur miq në këtë sallë. Por, një përshëndetje të përzemërt në emër tuajin, të gjithë atyre studenteve dhe studentëve që në 17 shkurt të vitit 1991 morën një nga vendimet më të rëndësishme në historinë e lirisë shqiptare, një nga vendimet e rëndësishme që mund të marrë njeriu, vetflijimin për një kauzë të madhe, për një kauzë të drejtë, për kauzën e lirisë.

Një mirënjohje dhe nderim të pakufijshëm edhe atyre shqiptarëve që në përgjigje të thirrjes së kohës vërshuan në të katërta anët e Shqipërisë dhe mbushën atë mëngjes të 20 shkurtit sheshin e Qytetit Studenti si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e atij sheshi, në një veprim shpëtimtar për studentet dhe studentët liberatorë që ishin ngujuar për të hequr emrin e xhelatit më të madh të shqiptarëve në histori, Enver Hoxhës, universitetit të tyre dhe që pas një kohe rreth asaj ndërtese nën thirrjet e Rajmonda Bulkut u nisën drejt sheshit i cili vazhdonte të mbetej sheshi i pushtetit, sheshi në të cilin mbretëronte tirani i gjithëfuqishëm.

Ajo ditë është dita e triumfit të guximit të qytetarëve shqiptarë, të të përndjekurve politikë, intelektualëve, studentëve mbi tiraninë, mbi tanket, mbi blindet, mbi diktaturën, e cila kishte shpalosur të gjithë potencialet e saj.

Në fakt, ajo është dita e vërtetë e lirisë së shqiptarëve pas 47 viteve diktaturë të egër komuniste. Është dita e çlirimit të tyre nga kulti më i keq, më i ligë që ata kanë patur në tërë historinë e tyre. Enver Hoxha, i krahasuar me shumë të drejtë në deklaratat e Parisit si Hitleri shqiptar i pasluftës, përveç burgosjes, internimit, persekutimit të qindra e mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës së tij staliniste, përveç lojës së luftës së klasave, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të trefishtë si asnjë diktator tjetër komunist i asaj kohe.

Më e egër, më mizore, me pasoja edhe më të mëdha se loja e luftës së klasave, ishte tirania e mjerimit që ai vendosi me hiperkolektivizimin e Shqipërisë dhe vendosjen e kombit në tërësinë e tij në uri të vazhdueshme kronike. Uri e cila merrte jetë shqiptarësh nga foshnja 1 vjeçare gjer tek të moshuarit. Uri e cila topiste mendjet njerëzore në atë shkallë, saqë siç thotë një filozof i njohur studiues i diktaturave, thotë se: njerëzit që detyrohen, të mendojnë të kenë pasiguri të madhe të mendojnë për kafshatën e gojës e kanë të vështirë të mendojnë për kërkesa tjera.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet