LIVE UPDATES
Politike

“S’ka bir nëne…”/ Rama shthur gojen: Jam gati të dorëzohem para drejtësisë nëse quhet korrupsion

Rama gjithashtu tha se kundërshtarët e tij politik nuk e imagjinojnë dot që ka njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi, por kërkojnë nga ndërtuesit të mbjellin pemë, ose të pastrojnë qytetin apo të kryejnë të tjera shërbimi në të mirë të komunitetit.

20 Shkurt 2025, 18:01 Nga DOSJA
“S’ka bir nëne…”/ Rama shthur gojen: Jam gati
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para punonjëve të bashkisë Tiranë tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë sa i përket mënyrës që zgjodhi për të pastruar zonën përreth Lanës. Kryeministri u shpreh se është gati t’i dorëzohet drejtësisë nëse një gjë e tillë quhet korrupsion. Rama gjithashtu tha se kundërshtarët e tij politik nuk e imagjinojnë dot që ka njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi, por kërkojnë nga ndërtuesit të mbjellin pemë, ose të pastrojnë qytetin apo të kryejnë të tjera shërbimi në të mirë të komunitetit.

Edi Rama: Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore…shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur. As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën. Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë. E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë. Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi… Ndërkohë që mirë politikanët e kënetës ashtu e kanë kokën, se ai zogu i zi që ta dini ju kishte brenda edhe një pjesë të pjesës kur u sulmua dhe u prish, siç e patë me vlerësimin e ekspertëve më të shkëlqyer të vendit, kështu i quanin, as këta analistët nuk i dëgjova kurrë që të thoshin një gjë të thjeshtë, mirë që nga këot kulla e ndërtime u merrkan para për korrupsion, çfarë është kjo taksë e Bashkisë së Tiranës. Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ta dëgjojnë ata që çojnë fëmijët në shkolla, kopshte, kur dalin në parqe, te Liqeni, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura… Sa para ka marrë Bashkia nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë, për lejet e ndërtimit. Me taksat e gërhitjes, Bashkia mblidhet 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës nuk e di… Por me propozim të Erionit, taksa u rrit në 2016-ën, filloi që në 2016, 10-fish rritje, 10 mln euro, në 2024, 157-fish, ose 147 mln euro vetëm nga taksa e ndërtimit… S’doni kulla e ndërtime? Po rrugë doni? Po shkolla? Po çerdhe? Parqe? Korsi për biçkleta?

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet