LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti Rama, krye-peshkaqeni i pishinës është Armand Frangu

Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se kjo çështje, e cila sipas tij është paraqitur si “histori suksesi” nga kryeministri Edi Rama, në fakt përfaqëson një skemë të gjerë abuzimesh dhe përfitimesh përmes tenderave publikë.

24 Prill 2026, 13:13 Nga E. D
Berisha: Strumbullari i aferës së AKSHI-t është çifti
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se afera e AKSHI-t përbën një nga skandalet më të mëdha dhe më të rënda në historinë e qeverisjes së vendit. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se kjo çështje, e cila sipas tij është paraqitur si “histori suksesi” nga kryeministri Edi Rama, në fakt përfaqëson një skemë të gjerë abuzimesh dhe përfitimesh përmes tenderave publikë.

"Tani, qytetarët kanë dëgjuar në mënyrë të përsëritur se afera e AKSHI-t është njëra nga aferat më të zeza, më të mëdha në historikun e regjimit të hajdutëve të Edi Ramës. Kjo aferë, të cilën Edi Rama mburrej me AKSHI-n, e quante atë histori suksesi, rezulton të jetë historia më mafioze në historinë e një shteti. Edhe njëherë, dhe një mijë herë për çdo shqiptar, strumbullari i të gjithë aferës së AKSHI-t është çifti Rama, Edi dhe Linda Rama sepse përfituesi i qindra tenderave, për të cilët janë marrë peng biznesmenë, për të cilët AKSHI është shndërruar në pishinën e peshkaqenit, siç thotë peshkaqeni Ermal Beqiri, strumbullari është Armand Frangu, është baxhanaku i Edi Ramës, është Linda Rama dhe Edi Rama.

Shpreh vlerësimin tim maksimal për të gjithë gazetarët investigativë dhe jo investigativë, të cilët po zbërthejnë dosjen e AKSHI-t. Por njerëzisht u kërkoj, mos injoroni dhe mos u trembni t’u thoni shqiptarëve të vërtetën se Armand Frangu është krye-peshkaqeni i AKSHI-t. Se Ergys Agasi, Ermal Beqiri, kanë vepruar që të gjithë në funksion dhe në bashkëpunim me Armand Frangun. Se Sali Berisha, në vitin 2024, ka paraqitur para publikut regjistrimin ambiental të bërë bisedës së Gerond Meçes me një person tjetër që do merrte pjesë në tendera.

Dhe se në atë bisedë, Gerond Meçe i thotë: kompania ABS është e Frangut, e baxhanakut, pavarësisht se është e regjistruar në emër të Gerondit. Dhe se fituesit e tenderave, natyrisht i përcakton patronazhistja Linda Rama.
Çfarë ka treguar dosja? Ka treguar një gjë shumë interesante. Biznesmenët që donin të marrin pjesë në tendera, i priste Mirlinda e gjorë e AKSHI-t, të cilin avokati Edi Rama, për të shpëtuar Lindën e Surrelit, për t’ia mbyllur gojën për Lindën e Surrelit, e paraqet si të varfër që ka gjetur një apartament okazion me qira. Apartamenti o miqtë e mi, 210 metra, një vrap kali.

Apartamenti i Lindës që banon bashkë me djalin, 210 metra. Por kur biznesmenët paraqiteshin tek kjo, Linda e AKSHI-t i dërgonte ata tek Ermal Beqiri në hotele luksoze. Dhe Ermal Beqiri u deklaronte atyre se AKSHI është një pishinë peshkaqenësh. Imagjinoni ju se çfarë suksesi është AKSHI i Edi Ramës. Je futur në pishinë peshkaqenësh dhe tani duhet të takosh Ergys Agasin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj