Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke folur për mediat, pas përfundimit të seancës, avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca deklaroi se vendimi për ta shtyre ishte i drejtë, pasi kishte një parregullsi.
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në datën 29 prill shqyrtimin për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me shfuqizimin e një vendim të Shkallës së Parë për pezullim të afateve të paraburgimit. Duke folur për mediat, pas përfundimit të seancës, avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca deklaroi se vendimi për ta shtyre ishte i drejtë, pasi kishte një parregullsi.
Ndreca e cilësoi absurde dhe cenim të të drejtave faktin se të pandehurve iu pezullohen afatet e paraburgimit, kur në seancat gjyqësore mungojnë avokatët e një tjetër bashkëpandehuri.
“Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie që ishte tek siglimi nga ana e drejtuesit të institucionit të paraburgimit. Mund të them që ishte një parregullsi nga mënyra si ishte firmosur dhe për mos tu bërë shkak që cenohet vendimi gjykata me të drejtë vendosi ta shtyjë për 4 ditë. Ajo që është më themelorë është ndryshimi i kësaj praktike që dëmton jo vetëm Veliajn, por të gjithë të paraburgosurit, të cilët nuk kanë arsye pse ti pezullohet paraburgimi përsa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht vetë nuk kanë shkaqe të paligjshme për shtyrje të seancave”, tha Ndreca.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka ngritur shqetësime për funksionimin e ...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, duke folur për reformën territoriale theksoi se bashkitë d...
Sandro Gozi, Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka sulmuar eurodeputetin italian, Sandro...
KOSOVË- Mëngjesin e sotëm janë mbajtur homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së a...
Rexhep Qosja KOSOVË- Kosova ndodhet sot në ditë zie kombëtare për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga je...
Fredi Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, u është përgjigjur deklaratave të kryeministri Edi Rama në Fo...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në mo...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar një dokument, i cili sipas tij vërteton lidhjen e fortë t&e...
Rexhep Qosja TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Me ...
TIRANË- Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, edhe pas përjashtimit të tij dhe rifillimit të seancës pas 5 minutave...