Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se edhe pse aplikimet për fazën e parë të këtyre programeve janë hapur dhe duhet të kryhen ekskluzivisht përmes portalit e-Albania, sistemi po has probleme serioze teknike që e bëjnë të pamundur procesin e aplikimit për një numër të madh qytetarësh.

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka ngritur shqetësime për funksionimin e shërbimeve publike digjitale, duke akuzuar se dështimet e përsëritura të sistemit po u mohojnë qytetarëve aksesin në një të drejtë themelore siç është përfitimi nga programet e strehimit social. Në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se edhe pse aplikimet për fazën e parë të këtyre programeve janë hapur dhe duhet të kryhen ekskluzivisht përmes portalit e-Albania, sistemi po has probleme serioze teknike që e bëjnë të pamundur procesin e aplikimit për një numër të madh qytetarësh.
Vangjeli theksoi se këto pengesa nuk janë raste të izoluara, por një situatë më e gjerë që reflekton, sipas saj, keqmenaxhim dhe mungesë funksionimi të shërbimeve digjitale, me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët që varen prej tyre për përmbushjen e detyrimeve dhe realizimin e të drejtave ligjore.
Deklatara e Plotë:
Partia Demokratike denoncon një tjetër dështim të shërbimeve publike digjitale, që po u mohon qytetarëve një të drejtë themelore: aksesin në programet e strehimit social. Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet për fazën e parë të përfitimit nga programet e strehimit social duhet të kryhen nga data 20 Prill deri më 19 Maj 2026, ekskluzivisht përmes portalit e-Albania. Por në realitet, sistemi nuk funksionon. Dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Vetë portali ka pranuar publikisht ndërprerje dhe mirëmbajtje të sistemit, por ajo që po ndodh nuk është as ‘ndërprerje e përkohshme’ dhe as ‘ngadalësim’. Është një kolaps i plotë i shërbimit. Pamundësia për të aksesuar shërbimet digjitale po sjell pasoja konkrete: bllokim aplikimesh, vonesa në regjistrime, pamundësi për të përmbushur detyrime ligjore dhe humbje të të drejtave të garantuara me ligj. Çdo ndërprerje, edhe e përkohshme, krijon pasiguri, kosto dhe penalitete për qytetarët që varen nga këto sisteme.
Ndërkohë, miliona euro nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar për këto sisteme që sot nuk funksionojnë. Vetëm në tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionë euro janë dhënë për ‘mirëmbajtje dhe përmirësim’ të sistemit të gjendjes civile. Rezultati është i qartë dhe i turpshëm: fondet janë shpenzuar ndërsa sistemi nuk punon. Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale. Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit.
Përfundimi është i thjeshtë dhe alarmant: qytetarët po lihen pa shërbim, ndërsa fondet publike shpërdorohen. Sa kohë që në krye të qeverisë qëndron Edi Rama, shqiptarët do të vazhdojnë të përballen me shërbime që dështojnë dhe me premtime që mbeten vetëm propagandë. Vënien e menjëhershme në funksion të sistemit të aplikimit; Garantimin e aksesit të plotë për çdo qytetar që kërkon të përfitojë nga programet e strehimit social; Transparencë të plotë mbi fondet e shpenzuara dhe përgjegjësi për dështimin e sistemit. Programet sociale janë një detyrim ndaj qytetarëve dhe duhet të funksionojnë pa justifikime. Qytetarët meritojnë shërbime që punojnë, jo premtime që dështojnë.
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, duke folur për reformën territoriale theksoi se bashkitë d...
Sandro Gozi, Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka sulmuar eurodeputetin italian, Sandro...
KOSOVË- Mëngjesin e sotëm janë mbajtur homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së a...
Rexhep Qosja KOSOVË- Kosova ndodhet sot në ditë zie kombëtare për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga je...
Fredi Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, u është përgjigjur deklaratave të kryeministri Edi Rama në Fo...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në mo...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar një dokument, i cili sipas tij vërteton lidhjen e fortë t&e...
Rexhep Qosja TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Me ...
TIRANË- Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, edhe pas përjashtimit të tij dhe rifillimit të seancës pas 5 minutave...
Marta Kos, Kyriakos Mitsotakis ATHINË- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos ka zhvilluar një takim me kryemini...