Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Më tej kreu i PD u tha studentëve Bashkohuni me ne në këtë protestë, të ecim së bashku drejt fitores.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshte banesës së tij. Berisha u ka bërë thirrje studentëve të mjekësisë që ti bashkohen opozitës në protestën e ditës së martë tek bashkia e Tiranës. Më tej kreu i PD u tha studentëve Bashkohuni me ne në këtë protestë, të ecim së bashku drejt fitores.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
U bëj thirrje studentëve, bashkohuni me qytetarët. Dje ndodhi përsëri tradhtia e dytë e madhe ndaj tyre. Si hiena në fshehtësi kaluan ligjin përsëri kundër studentëve të mjekësisë. Studente dhe studentë, ngrihuni në lartësinë e guximit.
Ngrihuni kundër atyre që shkelmojnë mbi ju, mbi dinjitetin tuaj. Bashkohuni me ne në këtë protestë, të ecim së bashku drejt fitores. Thirrja ime është për çdo pensionist që rropatet në mospasje të madhe.
Që rropatet i topitur për ushqimin e përditshëm dhe mjekimin, të bashkohet me ne edhe si hakmarrje ndaj këtyre hajnave, që mbi gjakun tonë, mbi djersën tuaj, ndërtojnë pasuritë e tyre përrallore. U bëj thirrje qindra të sëmurëve, cilido që mundet, të bashkohet në këtë protestë, të dërgojë familjarët në këtë protestë. Sepse ky regjim me mungesë ilaçesh ka marrë mijëra e mijëra jetë njerëzish. Fatin e mësueses Kasimati, të mjekuar 8 muaj pa ilaçin që i duhej, e kanë me qindra e qindra të sëmurë të tjerë në Shqipëri.
Kovidi mori në Shqipëri jetë njerëzish më shumë se kudo në Europë dhe në botë.
Sëmundjet e tjera bëjnë kërdinë nga pamundësia për të marrë ilaçet apo nga shndërrimi i Shqipërisë në depozitë të ilaçeve të skaduara dhe pa vlerë.Të ngrihemi, durimi ka tejkaluar çdo kufi. Është koha e guximit. Është koha e zemërimit. Është koha e betejës. Është koha e fitores.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të...
edi rama, erion veliaj TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë ishte kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti,...
belinda balluku TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur ditën e sotme në seancën ple...
belind kelliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka komentuar ditën e sotme thirrjen dhe paraqi...
agron shehaj, ulsi manja TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputeti Ag...
edi rama GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar për vizitën e kryeministrit Edi Rama që pritet të zhvillojë më 12 m...
Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fja...
Meta TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në li...
Foto Ilustruese TIRANË- Mazhoranca dhe opozita pritet të rikthejnë për diskutim rishikimin e Reformës në Drejtësi pasi g...
Dashnor Sula dhe Erion Braçe TIRANA- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka mbrojtur projektligjin për Albcontrol, teksa theksoi se ...