2 Maj 2024, 17:34
Nga r.ll
agron shehaj, ulsi manja
TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputeti Agron Shehaj gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka folur për të dënuarit për korrupsion nga GJKKO të cilët kanë përfituar nga ligji për Amnistinë Penale.
Shehaj i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës duke i thënë të japë dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka gënjyer kur tha se nga Amnistia Penale nuk përfiton asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme.
“Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion. Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.”, tha deputeti.
Më tej deputeti tha se amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë. Shehaj iu drejtua sërish ministrit Manja për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.
“Ky është një mesazh për spakun; Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj. Pas kësaj debati mes tyre ka agravuar. Teksa deputeti i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja po fliste pa mikrofon dhe i thotë “t’i shkul veshët”.
DEBATI:
Shehaj: Jep dorëheqjen, mashtrues. S'të vjen mirë. Nuk të vjen mirë që erdhe gënjeve këtu. Të pëlqen heshtja. S'të pëlqen kur njerëzit ta plasin në fytyrë. Do më shkulësh veshët mua ti. Ministri i Drejtësisë që liron të korruptuarit.
Manja: Dhe tani që amnistia mori 116 vota, vjen këtu dhe na del si kalorësi i ndershmërisë dhe kalorësi luftës kundër korrupsionit kur në fakt ku shtet do të duhet të merret seriozisht me ty. Sepse je njeriu, evazori më i madh në këtë vend që sponsorizon portale dhe shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe ndaj Shqipërisë. Dhe mbaje mend. Nuk do të jetë e largët dita që ajo fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë.
seance plenare 2 maj 2024 ulsi manja agron shehaj
Politike
2 Maj 2024, 15:53
r.ll
edi rama
GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar për vizitën e kryeministrit Edi Rama që pritet të zhvillojë më 12 m...
Politike
2 Maj 2024, 14:43
N.F
Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fja...
Politike
2 Maj 2024, 14:29
N.F
Meta
TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në li...
Politike
2 Maj 2024, 14:25
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Mazhoranca dhe opozita pritet të rikthejnë për diskutim rishikimin e Reformës në Drejtësi pasi g...
Politike
2 Maj 2024, 14:21
M.B
Dashnor Sula dhe Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka mbrojtur projektligjin për Albcontrol, teksa theksoi se ...
Politike
2 Maj 2024, 13:25
Izmir Akulli
Edi Rama dhe Ali Ahmeti
Dekorimi i Ali Ahmetit si qytetar nderi i Tiranës sot ka bërë që qeveria shqiptare të jap mesazhin direkt ...
Politike
2 Maj 2024, 14:17
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me taksimin e profesioneve t&eu...
Politike
2 Maj 2024, 13:58
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjate fjalës së saj nga foltorja në seancën e sotme në Kuvendit ka folur p&...
Politike
2 Maj 2024, 13:59
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, tha para mediave se vota e emigrantëve është një e drejtë...
Politike
2 Maj 2024, 13:20
M.B
Ali Ahmeti
TIRANA- Kreu i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mbajti fjalën e tij në ceremoninë e dhënies s&...