LIVE UPDATES
Politike

BIRN: PS-PD i rikthehen Reformës në Drejtësi, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve

Por, pasi partnerët kanë dërguar rekomandimet finale bazuar dhe në raportin “screening” të Komisionit Europian për ligjet e reformës në drejtësi, diskutimi pritet të rinisë javën që vjen.

2 Maj 2024, 14:25 Nga I.A
BIRN: PS-PD i rikthehen Reformës në Drejtësi, pavarësisht
Foto Ilustruese

TIRANË- Mazhoranca dhe opozita pritet të rikthejnë për diskutim rishikimin e Reformës në Drejtësi pasi grupi i punës i ngritur për këtë qëllim ka gati një paketë propozimesh që prekin ligjet që organizojnë sistemin e drejtësisë.

Grupi i punës i përbërë nga deputetë anëtarë të komisionit të Ligjeve nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike e ndërpreu diskutimin për këto ndryshime në korrik 2023,  pasi shumë prej propozimeve të tyre fillestare u kundërshtuan nga ekspertëve të EU-JUST dhe OPDAT – dy misionet për ndihmë ligjore të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, pasi partnerët kanë dërguar rekomandimet finale bazuar dhe në raportin “screening” të Komisionit Europian për ligjet e reformës në drejtësi, diskutimi pritet të rinisë javën që vjen.

Këtë e konfirmoi për BIRN kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

“Do mblidhet grupi teknik me ekspertët javën tjetër e do vendosim si do të ecim”, tha ajo të mërkurën.

Bushka nuk komentoi për procesin duke e cilësuar më shumë teknik, ndërsa riktheksoi qëndrimin e mbajtur në shtator 2022, kur ky grup pune u krijua, se ndryshimet nuk do të prekin thelbin e ligjeve por synojnë përmirësimin e efiçencës së organeve të drejtësisë.

Procesi i nisur me kërkesën e krerëve të institucioneve të drejtësisë u ndërpre në korrik pasi ekspertët e EU-JUST dhe OPDAT – dy misionet për ndihmë ligjore të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i rrëzuan në shumicën e tyre propozimet e deputetëve.

Projekt-amendamentet finale të deputetëve propozojnë ndërhyrje në ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligjin për Qeverisjen, ligjin për Pushtetin Gjyqësor, ligjin për SPAK dhe ligjin për Prokurorinë.

Rekomandimet finale të ekspertëve të EU-JUST, të cilat BIRN i disponon, sugjerojnë  ‘rishikim' në shumicën e e këtyre amendamenteve, duke u bazuar edhe përputhshmërinë e tyre me gjetjet e raportit “screening” të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe me ruajtjen e standardeve të vendosura në reformën në drejtësi.

Komentet lidhen me ndryshimet ligjore që prekin kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm, rekrutimin e jo-magjistratëve në ILD dhe në SPAK, kriteret e karrierës për anëtarët e këshillave, funksionimin e Shkollës së Magjistraturës, etj..

Rekomandohet ruajtja e standardeve të reformës

Reforma në Drejtësi u miratua në vitin 2016 me konsensus politik, por pas 8 vitesh, organet e reja të drejtësisë vijojnë të kenë problematika me funksionimin e tyre të plotë dhe të plotësimit të vakancave me gjyqtarë e prokurorë për shkak të procesit të vetingut.

Grupi i Punës i ngritur në vitin 2022 nga Komisioni Ligjeve përbëhet nga 3 deputetë të PS-së, Klotilda Bushka, Toni Gogu dhe Klevis Xhoxhi si dhe 2 deputetët demokratë, Gazmend Bardhi dhe Dhurata Çupi.

Rekomandimet e ekspertëve të ‘EU-Just' prekin disa nene në ligje të ndryshme, që janë propozuar për të amenduar nga grupi i punës, përfshirë ngritjen në detyrë të magjistratëve.

Ligji në fuqi nuk i lejon transferimet paralele të anëtarëve, por KLGJ dhe KLP në kundërshtim me ndalimet ligjore, kanë marrë disa vendime për transferimin e anëtarëve të tyre nga gjykatat e rretheve në Tiranë.

Të dy këshillat kërkuan nga Kuvendi që të ulet kohëzgjatja për promovin e anëtarëve dhe ndryshimi i ndalimit për transferimet paralele.

Sipas ekspertëve të BE-së riformulimi i bërë nga Grupi i Punës nuk parashikon një renditje të qartë të kritereve që duhet të merren parasysh për ngritjen në detyrë dhe për këtë arsye mund të konsiderohen rastësisht si bazë për vendimin për ngritje në detyrë”.

“Kritere të tilla duhet të parashikohen në ligj në mënyrë që ato jo vetëm të varen nga vendimet e Këshillit, por të vendosin një garanci për karrierën gjyqësore, siç rekomandohet edhe nga KE”- sugjerojnë ata.

Ndërkohë në amendamentet që rregullojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillave që vijnë nga radhët e pedagogëve, ekspertët kërkojnë përforcim të kritereve dhe ruajtjen e standardit për vetingut të pasurisë dhe figurës për kandidatët.

“Kjo do të kërkonte një rishikim të Ligjit të Qeverisjes për anëtarët jo-magjistratë të këshillave, për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë si dhe Ligjin e Statusit për magjistratët”- konstatojnë ekspertët, duke shtuar se “ndryshimet e propozuara e trajtojnë këtë çështje vetëm pjesërisht.

Ekspertët mbështesin ndërkohë ndryshimet në ligj që do të rregullonin kompetencat e Prokurorit ë  Përgjithshëm në menaxhimin e administratës së prokurorive, në përputhje me parashikimet kushtetuese.

“Prandaj, dhënia e kompetencës së KLP-së për të marrë vendime për zyrtarët e prokurorive rrezikon të mos jetë në përputhje me Kushtetutën”-thuhet në dokument, duke sugjeruar që për ta sjellë në përputhje me Kushtetutën të bëhen ndryshime në dispozita të tjera të ligjit për organet e qeverisjes dhe ligjit për Prokurorinë.

Por, nga ana tjetër ata nuk këshillojnë ndryshimin ligjor që lidhet me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose mbylljen e hetimit ndaj një anëtari të KLP-së.

Sipas ekspertëve, ky propozim “synon të kufizojë kompetencën e Gjykatës Kushtetuese në sjelljet e pahijshme disiplinore të anëtarëve të Këshillit”.

Në lidhje me rekrutimin e inspektorëve të rinj, proces për të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë është ankuar para Kuvendit se po has në vështirësi, ekspertët e EU-JUST rekomandojnë disa opsione për të tërhequr aplikimet e magjistratëve me skemë e përshtatshme pagash dhe rritje në karrierë, ose inkurajimin e magjistratëve me me reputacion shumë të lartë për të shërbyer për një kohë të caktuar si “akullthyes” për magjistratët e tjerë.

Ekspertët e BE-së sugjerojnë gjithashtu që ndryshimet në mënyrën e funksionimit të Shkollës së Magjistraturës të garantojnë që gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu të mos rikthehen si pedagogë.

“Duhet të futen ndryshime legjislative për të përforcuar integritetin e stafit pedagogjik në Shkollën e Magjistraturës, duke siguruar që ish-magjistratët e shkarkuar nëpërmjet vetingut ose që dhanë dorëheqjen para tij, nuk do të trajnojnë brezat e ardhshëm të magjistratëve”-citohet raporti screening i KE-së.

Trajnimi i këshilltarëve ligjorë rekomandohet që të bëhet sipas standardeve të BE-së, ndërsa pranohet se shtimi i stafit është i nevojshëm për uljen e ngarkesës në gjykata.

Po ashtu ekspertët shohin me vend dispozitat për krijimin e një grupi këshilltarësh ligjore pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, por kërkojnë që edhe ata ti nënshtrohen kritereve të monitorimit dhe trajnimit si pjesa tjetër e stafit të këtij institucioni.

Kuvendi vendosi që të nisë një proces rishikimi të ligjeve të reformës pas kërkesave të institucioneve të drejtësisë që synonin më shumë privilegje, si zgjatje mandati, zgjerim kompetencash, më pak mbikëqyrje si dhe garanci pas përfundimit të detyrës.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht në korrik 2016 një paketë të ndryshimeve kushtetuese, të cilat i hapën rrugën ngritjes së një sistemi të ri të drejtësisë në vend.

Marrë nga Reporter.al

reforma në drejtësi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë