LIVE UPDATES
Politike

Berisha takim me bizneset në Kukës: Rrethi më i varfër në Europë prej politikave të qeverisë

Berisha në takimin e sotëm shoqërohet nga Emri Vata, kandidati i PD, për kryetar bashkie në Kukës.

19 Shtator 2023, 11:45 Nga r.ll
Berisha takim me bizneset në Kukës: Rrethi më i varfër
Foto nga takimi

KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Kukës, në një takim me përfaqësuesit e bizneseve në Kukës. Berisha në takimin e sotëm shoqërohet nga Emri Vata, kandidati i PD, për kryetar bashkie në Kukës.

Kreu i PD tha se qarku i Kukësit ishtë ndër më të varfrit në Europë, për shkak të politikave të qeverisë ndaj këtij qyteti, ndonëse është i pasur me resurse natyrore dhe ekonomike.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Është kënaqësi të diskutoj me ju problemet themelore të një shoqërie, problemet e biznesit, në prani të kandidatit, kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Kukësit, zotit Emri Vata. Kukësi, banorët e Kukësit dhe të Qarkut të Kukësit, janë sot më të varfrit në Europë. Këtu ne jemi në qarkun më të varfër të Europës. Dhe këtu, ne nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se lumjanët, se kuksianet nuk janë punëtorë. Absolutisht e kundërta është. Këtu nuk jemi në qarkun më të varfër të Europës se ky rreth, kjo trevë nuk ka potenciale dhe resurse ekonomike të mëdha. Kukësi ka resurse natyrore, ekonomike sa për shumë herë banorët. Resurset ekonomike të Kukësit janë një kontribut i madh në ekonominë shqiptare. Por Kukësi është qarku dhe rrethi më i varfër në Europë, për shkak kryekëput të politikave që janë ndjekur ndaj këtij rrethi, ndaj këtij qarku. Pra, nëse sheh vetëm çfarë ka mbi tokë, këtu janë potencialet malore turistike më të mëdha të Shqipërisë, ndër më të mëdhatë në Ballkan. Duke filluar nga Nikaj-Mërturi, duke përfunduar në Peshkopi, në Korab. Por nëse hedh sytë, zhvillimit të këtij sektori, ky sektor për të mos thënë është inekzistent, nuk është më shumë se 10 përqind të të gjithë kapacitetit të tij. Kukësi ka rezerva të mëdha minerale, por si të gjitha rezervat e tjera nëntokësore, ato nuk janë shndërruar dhe nuk shndërrohen në të mira për qytetarët, për banorët e tyre. Keni dëgjuar ju këto ditë të flitet për naftën e Shpiragut. Në mentalitetin dhe psikoligjinë e vjetër, duan ta paraqesin si lugën e artë. E vërteta është se Shpiragu ka naftë dhe e ka sanksionuar Shell që në shpimin e parë në vitin 2012. Edhe tre shpimet e tjera e kanë konfirmuar. Por çfarë presim ne? Me këtë qeveri, asgjë! 25 milion ton krom ka Bulqiza dhe Batra. Të dhëna të kompanive më të mëdha të botës. Çfarë ka në Bulqizë? Një mafie, e cila as që mendon për ata banorë. Qeveria hoqi rentën dhe ata nuk marrin asgjë. Aq sa merrni ju nga uji i hidrocentraleve, aq sa merrni nga minierat e tjera.

Berisha tha se gjithashtu PD do të ndërtojë një politikë për të nxitur me të gjitha mënyrat, zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore, duke bërë çdo gjë për potencialet minerale të këtyre zonave dhe përpunimin e tyre. 

"Po e përsëris, bëmë një ligj në vitin 2013, ku përjshtuam tetë vite nga taksat të gjithë ata që investojnë në turizmin malor. Në atë kohë dhe në vazhdim, vendosëm të ndërtojmë të gjitha rrugët që të çojnë drejt zonave turistike malore, nga Çajupi deri në Valbonë, Theth e Tamarë. Në mënyrë armiqësore, akti i parë, qeveria e Edi Ramës anuloi atë ligj. Po tani të shkosh të investosh te Kroi i Bardhë, që është një nga zonat më mahnitëse, kostoja e investimit është 50 përqind më e lartë se në Kukës dhe 100 përqind më e lartë se në Durrës. Ne nuk e bëmë për bujari atë ligj, por ata që shkojnë dhe investojnë atje, duhet t’u japësh një kohë të nxjerrin fitimin dhe pas tetë vitesh të paguajnë taksat. U hoq ai ligj dhe u zëvendësua me ligjin e investimeve strategjike, le ta quajmë Ligjin Gjoka, ky bandit që ka marrë titullin e investitorit strategjik në Velipojë. Shumë nga investitorët strategjikë të Ramës janë Pëllumb Gjoka të tjerë, marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë, 300 mijë euro. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë në Velipojë, e vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Edi Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet dhe ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogën, kurse këtu, të gjithia këto mrekulli të vërteta të natyrës, mbeten në një kohë tmerrësisht të ngadaltë, me investime shumë të rralla, pavarësisht se rruga ka shkuar. Por qeveria, në vend që të financojë dhe të subvencionojë investimet, ajo përqendrohet në bllokimin dhe mbytjen e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për mineralet. E njëjta gjë me taksat. Kukësi, Kruma, Tropoja, duhet të kenë detyrim doganat te tuneli, në Fierzë, në Helshan. Pra, së bashku me zonat kufitare të Kosovës, këto duhet të jenë zona të lira. Pse? Sepse janë më të varfrat! Sepse qeveria duhet ët bëjë gjithçka për rimëkëmbjen e tyre. Këta kanë shpallur një marrëveshje që gjoja do e bënin këtë, por asgjë nuk bënë. Se ky siç e dini ju është i angazhuar në një betejë antikombëtare ndaj Kosovës. Sepse ky, i diskredituar në mbarë botën për aferat e tij, për aferën McGonigal, përpiqet të tundë flamurin e kozmopolitit, me të cilin kërkon të paraqitet si faktor stabiliteti apo paqeje. Po ai është flamur i rreckosur, që nuk ka asnjë vlerë. Ne qëndrojmë në përpjekjen tonë të madhe për zhvillimin e potencialit turistik në të gjithë qarkun e Kukësit, Dibrës dhe të gjithë zonat malore të Shqipërisë. Vendet e tjera jo vetëm që kanë subvencionuar, por kanë paguar banorët që të qëndrojnë aty ku janë. Zvicra u paguan banorët në të gjithë zonat malore. U paguan një shpërblim të përmuajshëm. Në mënyrë që të mbahet turizmi. Pra, ne do ndërtojmë një politikë për të nxitur me të gjitha mënyrat, zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore. Ne do bëjmë çdo gjë për potencialet dhe përpunimin e tyre. Potencialet minerale të këtyre zonave dhe përpunimin e tyre sa më të mundshëm. Do bëjmë gjë që aq sa ka në profilin e tyre, pemtarinë dhe bujqësinë e blegtorinë, t’i subvencionojmë. Faktikisht ato po shkojnë drejt shkatërrimit.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet