All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha premton statusin e minatorit! Thirrje sindikalistëve: Duhen protesta të fuqishme

Duke folur në takim me sindikalistët Berisha u premtoi dhe statusin e minatorit për të cilin tha se është një premtim i pambajtur nga ana e qeverisë.Duke folur në takim kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja tha se minatorët kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti teksa i kujtoi kryetarit të PD-së se duhet të mbajë premtimin e dhënë.

28 Shtator 2022, 20:18 Nga e.k
Berisha premton statusin e minatorit! Thirrje sindikalistëve: Duhen
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësues të sindikatave në vend ku në fokus të bisedës ishte gjendja ekonomike e vendit dhe kriza energjetike dhe ndikimi i saj në familjet shqiptare. Berisha bëri thirrje për protesta masive ku u kërkoi dhe krerëve të sindikatave që të bashkohen pasi sipas kryedemokratit vetëm me mbështetjen dhe praninë e tyre mund të organizohen protesta të fuqishme.

Duke folur në takim me sindikalistët Berisha u premtoi dhe statusin e minatorit për të cilin tha se është një premtim i pambajtur nga ana e qeverisë. Ndërsa kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja tha se minatorët kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti teksa i kujtoi kryetarit të PD-së se duhet të mbajë premtimin e dhënë.

"Statusi i minatorit është i rëndësishëm, i bëj me dije doktorit që në historinë e industrisë minerare janë 587 minatorë që kanë gjetur vdekjen në nëntokën shqiptare. Ne bëmë projektin por nuk e bëmë që të përfitonin minatorë që dalin në pension deri në 2014. E kemi bërë këtë projekt për vazhdimësinë e të gjithë brezave të minatori. Bëj me dije se përpara se të vendosim marrëveshjet, që këtë duhet ta dinë se nuk jemi për kërkesën e atyre minatorëve që dalin në pension deri në 2014, por në vazhdimësi. Këtë doktor do ta kërkojmë me këmbëngulje", tha Kalaja.

Nga ana e tij Berisha premtoi se statusi i minatorit do të miratohet mandatin e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike ku dhe u zotua që do ta mbajë premtimin. Gjatë fjalës së tij kreu i selisë Blu nuk kurseu akuzat për kryeministrin, Edi Rama. Për këtë ai solli dëshminë e një pedagogu i cili gjatë një takimi me Berishën i kishte thënë se ishte pushuar nga puna me urdhër të kreut të ekzekutivit. 

"Sot një pedagog në Universitetin e Sporteve, shkarkohet edhe pse Senati dhe Komisioni Etik voton kundër shkarkimit të tij, rektori tiran zbaton urdhrin e Ramës dhe e nxjerr nga sistemi. Raste të tilla janë me qindra. Nuk ka më të pasigurtë në botë se sa punonjësit në Shqipëri. Pak ditë më parë, solla një shembull, një mësuese model, 30 vite mësuese në shkollë të mesme dhe tani ja merr orët drejtori dhe i thonë ik në shpi. Nuk ndodh kund, nuk mund të ndodhë, nuk ka ligj që lejon një akt të tillë, të flakësh punonjësit si lecka, pasi kanë shkrirë jetën e tyre në të mirë të shoqërisë dhe profesionit", tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij lideri i demokratëve u ndal dhe tek kriza ekonomike që po kalon vendi. Ai tha se sot vendi ynë është një vend i bekuar nga natyra por sipas tij i vjedhur nga qeveria. 

"Është një makineri gjigante vjedhje e grabitje të shqiptarëve, një plaçkitëse e pashembullt e fondeve publike, e pasurive kombëtare, dhe vjedhje e pashembullt direkt në xhepat e qytetarëve me çmimet. Ju jeni sindikalist, por ju siguroj se nuk ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar, siç e shfrytëzon me egërsi, Edi Rama dhe qeveria e tij, popullin shqiptar. Ju jeni dëshmitarë dhe i njihni, se si pasuritë përrallore të shqiptarëve, të cilat bëhen miliarda euro, me vlerën e tyre janë shndërruar në një mallkim të vërtetë për qytetarët e këtij vendi. Shfrytëzohen në mënyrë të egër nga klientela e qeverisë, kurse shqiptarët përfitojnë prej tyre, asgjë më shumë seç fitonin të kolonizuarit, nga fillimi i këtij shekulli nga shfrytëzimet e kompanive koloniale", tha ai.

Sa i përket investimeve, Berisha u shpreh se qeveria ka dëështuar në këtë aspekt. Ai hodhi akuza edhe sa i përket ndërtimit të tunelit të Llogarasë për të cilin tha se është një vepër që duhet parë si shembull i vjedhjes qeveritare. Kryedemokrati nuk kurseu akuzat as për grupin polifonik që këndoi në prani të kryeministrit Rama në ditën e inagurimit të punimeve në këtë tunel. Berisha tha e ndërkohë që shumë artistë flejnë rrugëve se nuk kanë mbështetje nga shteti, grupi ka marrë 23 milion lekë nga kryeministri pas performancës së tyre.

"Sot kisha artistë në zyrë. I konsideron të paqenë Edi Rama. Ata që këndojnë këngën e tij në tunel i shpërblen me 23 mln lekë. Kurse artistë të tjerë flaken rrugëve. Po, po. Ky është realiteti", tha Berisha.

Kryedemokrati ka nisur një tour takimesh në qytetete të ndryshme në vend ku ka diskutuar në lidhje me gjendjen ekonomike në vend. Kur jemi në fund të shtatorit, muajit që ishin premtuar protesta nga opozita të cilat nuk ndodhën, kreu i selisë Blu është shprehur se PD do e mbështesë protestën e pedagogëve që do të mbahet më 5 tetor në Korpusin Universitar por pa dhënë një datë për protestën e radhës të opozitës duke mbetur në retorikën e thirrjeve për greva por ende pa një datë konkrete.

sali berisha berisha takim me sindikatat

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë