LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Taksat e vendosura nga 1 janari e deri më sot ndaj biznesit, janë taksa elektorale dhe nuk do të njihen

Ai theksoi se 100 ditët e para të ardhjes në pushtet në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 200 euro. Berisha shtoi se 57% e pensionistëve marrin më pak se 172 euro.

2 Maj 2025, 19:14 Nga N.F
Berisha: Taksat e vendosura nga 1 janari e deri më sot ndaj biznesit,
Berisha

FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të Fushë-Krujës. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri Edi Rama në janar të këtij viti paraqiti buxhetin 8 miliardë euro dhe ndau për 760 mijë pensionistë gjithsej 16 mln euro.

Ai theksoi se 100 ditët e para të ardhjes në pushtet në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 200 euro. Berisha shtoi se 57% e pensionistëve marrin më pak se 172 euro. Ai më tej tha se Taksat e vendosura nga 1 janari e deri më sot ndaj biznesit, janë taksa elektorale dhe nuk do të njihen.

"Ndaj dhe ne këtë program e nisim duke fshirë lotët e ftohta të mjerimit nga sytë e pensionistëve tanë që i kanë shkrirë jetën, mundin, djersën e tyre, mendjen dhe sot paguhen me një pension qesharak dhe poshtërues. Edi Rama në janar të këtij viti paraqiti buxhetin 8 miliardë euro dhe në pashpirtësi të plotë, me përçmim të turpshëm ndau për 760 mijë pensionistë gjithsej 16 mln euro.
Pensioniste dhe pensionistë shqiptarë, fjala ime është 100 ditët e para në Shqipëri nuk do të ketë pension ndën 200 euro. Dhe pensionet tjera do rriten me 20%. Miq, sot 57% e pensionistëve marrin më pak se 172 euro. Të gjithë në fshat, qytet kudo që janë, të plotë të pjesshëm, pensioni nën 200 euro, do jetë 200 euro.

Çdo pensioniste, çdo rrogë ultë dhe nuk do të ketë rroga të ulëta asnjëherë ndën 500 euro.
Çdo rrogë ulët do të ketë kartën e konsumatorit, me të cilën bukën, gjërat bazë ushqimore do ti blejë 20% më lirë se të tjerët. Do mirrni pra 450 euro kthim të TVSH-së që keni shpenzuar.
Qeveria shqiptare ka vendosur 100 ditët e para të firmosë listën e rimbursimit të barnave që rimburson qeveria italiane. Nuk do të ketë më nevojë të kërkoni ilaçe tek njerëzit tuaj, jo dhe jo. Ilaçet do ti merrni falas me listë, sipas listës që i marrin italianët sot. Energjia zbret në 7 lek. Tarifat ujit do të përgjysmohen.

Hiqen një seri taksash absurde, antikushtetuese, që këta grabitçarë kanë vendosur mbi ju.
Miq, unë jam këtu për tu dhënë fjalën se falen 100%, gjoba dhe kamat vonesat e IKMT-së për familjet. Falen dhe kthehen mbrapsht të gjitha detyrimet dhe taksat e profesioneve të lira.
Falen taksat dhe tarifat vendore për bizneset e vogla dhe për individët, që në një verifikim të thjeshtë nuk kanë mundësi pagese, ose që kanë të ardhura sa minimumi jetik, apo llogari të bllokuara për shkak të taksave dhe tatimeve. Falen kamatëvonesat dhe detyrimet tek të gjithë debitorët që janë nga tatimi mbi të ardhurat, në Shqipëri.

Falet taksa e pronës për familjarët që nuk kanë pasur mundësi ta paguajnë. Falet taksa e pronës për bizneset pronën e tyre dhe jo me qira. Falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat e KESH-it dhe ujit. Falen të gjitha gjobat e policëve bashkiak rryshfetxhinj dhe gjobëvënës mbi ju, asnjë mos paguani. Pjesëtohet me 3, taksa e pastrimit për qytetarët dhe bizneset. Hiqet taksa e reklamës për bizneset e vogla, hiqet tarifa e tabelës për këto biznese dhe të mëdhatë nga zero gjer në 4 metër.
Ndryshon taksa e pronës për bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitetin në pronën e tyre, 5 vitet e para të biznesit. Thjeshtohen në maksimum lejet e ndërtimit për banesat individuale në zonat urbane dhe rurale.

Hiqet taksa e ndikimit në infrastrukturë për banesat individuale, familjare, banesë e parë. Rishikim i taksës së pronës familjare në apartamentet. Hiqet taksa mbi pronën e emigrantëve shqiptarë, në mënyrë që ti ftojmë të vijnë, ta dinë që ne i presim ata dhe nuk i gjobisim. Ju bëj thirrje biznesit të vogël, të mesëm, të madh, asnjë taksë të vendosur nga 1 janari gjer sot, nga agjentët e tatimeve etj., mos paguani sepse ka qenë vetëm taksë elektorale. Nuk do njihet asnjëherë,' tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj