Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha u shpreh se realizimi i këtij objektivi kërkon veprimtarinë e gjithanshme të opozitës
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do bëj çdo gjë për të ripërtërirë PD-në, por nuk ka keqardhje për ata që bëjn moral dhe shkojnë në krahun tjetër. Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët dhe qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha u shpreh se realizimi i këtij objektivi kërkon veprimtarinë e gjithanshme të opozitës. Lideri demokrat tha se ata që punojnë për Edi Ramën nuk kanë lidhje me PD-në.
Sali Berisha: Pse i them këto? I them këto për të kuptuar secili prej nesh vështirësitë që kemi përpara, objektivin që kemi përpara dhe realizimin e tij. Realizimi i këtij objektivi kërkon veprimtari të gjithanshme tonën. Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet. Koha është shumë e pamëshirë. Na fton ne të bëjmë gjithçka, të shtojmë radhët tona. Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në me njerëz me moral. Koha është e idealistëve.
Mos keni kurrë keqardhje për ata që bjerrin moralin e tyre dhe shkojnë me krahun tjetër. Nuk më vjen mirë ta citoj sot këtu, se unë e Iliri jemi mjekë, doktorin e Fierit. E shoh unë atë në televizor, fill mbrapa më thonë po ky i ka dhënë ndërtesën KESH-it me Subashin e Fierit.
Po mirë o doktor, KESH-it ia dhe, nuk kam kundërshtim, unë nuk kam kundërshtim. Po shpirtin mos ia shit Subashit. Në qoftë se ti ke qëndruar 30 vite në PD dhe tani vjen e na thua formulat e Subashit, ti je Subash, nuk të lidh gjë me demokracinë ty. Dhe ne në një mënyrë ose në një tjetër, nga kjo kategori duhet të ndahemi.
Pse? Ua them unë këtu. Ne nuk kemi kartë tjetër përveç asaj të idealeve dhe moralit tonë. Në qoftë se ne pranojmë të na e heqin një nga një atributet e kartës tonë, ne kushedi se ku do përfundojmë, çfarë do jemi. Jo mor jo, nuk e lëshojmë ne atë. Në qoftë se do, do të luftojmë. Ke biznes, e gëzofsh, por kurrë këtë parti nuk mund ta mbash peng me biznesin tënd.
Rri, nuk do, rri anash. Por jo të na bësh sikur je me ne dhe të bësh punën e tjetrit. Ndaj dhe ky është proces miq. Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist. Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne. Nuk kemi lidhje me ta ne./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka zgjedhje me Ramën pa e larguar atë nga pushtet...
SHBA- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin ...
Sali Berisha TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha deklaroi se një regjim që shndërron zgjedhjet në farsë, meriton çdo...
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve t...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është i ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-kryeministri i Italisë, Silvio Ber...
Ilir Alimehmeti TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në fol...
Foto ilustruse VATIKAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar Vatikanin që prej vitit 1467. ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një mesazh të ardhur nga një qytetar...
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në proces të shqyrtimit të...