Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së mbajtur në grupin parlamentar të PD, Berisha theksoi se duhet të përdorin çdo mundësi për inicimin e rezolutave kundër narkoregjimit të Tiranës
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratie Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës që bëjnë pjesë në asambletë e ndryshme parlamentare si në NATO, të OSBE-së, në Unionin interparlamentar të propozojnë rezoluta të reja kundër narkoqeverisë së Edi Ramës. Gjatë fjalës së mbajtur në grupin parlamentar të PD, Berisha theksoi se duhet të përdorin çdo mundësi për inicimin e rezolutave kundër narkoregjimit të Tiranës
"Së treti, rezolutat. Rezolutat e miratuara në CDI dhe PPE janë dokumentat themelore më të rëndësishme të miratuara ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore, pas atyre që ka miratuar OKB për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, përsa i përket Shqipërisë. E kemi shprehur mirënjohjen tonë. U arrit tek këto rezoluta, sepse propaganda e Edi Ramës kishte mbuluar siç e mbulon këtu me 4 televizionet kombëtare që i kontrollon në çdo fjalë e fjali nga mëngjesi në darkë, dhe u paraqet shqiptarëve se problemet janë opozita, problemi i shqiptarëve janë opozita dhe jo ato që i plaçkisin ditë e natë dhe i largojnë nga Shqipëria, ai po këtë propagandë e paguan edhe jashtë vendit.
Edhe atje, shpenzon miliona për tu thënë të huajve, partnerëve, miqve se Shqipëria problem ka opozitën dhe bile siç e morët vesh, zotohet se do ta reformojë, po merret me reformimin e saj. Tani të gjithë përfaqësuesit tanë në asambletë parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, në asamblenë e NATO-s, të OSBE-së, në Unionin interparlamentar, në unionin e bashkimit perëndimor, apo për Mesdheun, të gjitha asambletë parlamentare ku ne i kemi përfaqësuesit tanë, së pari duhet të marrin masa të dorëzojnë tek çdo anëtar i këtyre asambleje, rezolutat e miratuara.
Dhe të shqyrtojnë, të përdorin çdo mundësi për inicimin e rezolutave kundër narkoregjimit të Tiranës. Rezolutat janë një bazë fondamentale. Shpallin Shqipërinë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Reformën e drejtësisë të dështuar, dhe të shndërruar në një armë kundër opozitës. Masivisht do të përdorni të dhënat e ëorld Justice Project, organizatë e cila është e barazvlefshme me Transparency International për korrupsionin, kjo është për drejtësinë. Ajo nxjerr në pah në mënyrë të vërtetë, dështimin e plotë të reformës së Xhorxh Sorosit. Kështu që këto rezoluta duhet të bëjmë gjithçka që të kenë jehonën më të madhe botërore, sepse njëra prej tyre është botërore ç’është e vërteta, se CDI është botërore dhe kjo tjetra, PPE është Europiane, dhe ne vazhdojmë këtë betejë," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij drejtuar grupit parlamentar të Partisë Demokrati...
Asllan Dogjani TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar se është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posa&cc...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i’u përgjigj akuzave të djeshmë në parlament, se ka shitur Hotel Dajtin...
Grupi i PD TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një minutë heshtje për nder të Arben Tafaj. Në fil...
klevis balliu TIRANË- Në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës, ka mbajtur fjalën e tij edhe koordinatori politik i...
Teliti TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka marrë pjesë dit&e...
protesta TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në protestë...
erion brace TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur t&eum...
Pamje nga punimet TIRANË- Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga kantieri i punës n&eum...
Ervin Hoxha TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prekur rreziqet që paraqesin kërcënimet hibride dhe ndikimi i Rusisë ...