22 Prill 2024, 20:58
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, i ka kërkuar kryebashkiakut Erion Veliaj që të jap dorëheqjen. Berisha tha se prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, që fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës, që fshehën filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen.
"Të dashur miq, në Shqipëri krimi shndërrohet në votë. Në Shqipëri, krimi shndërrohet në lobim të fuqishëm. Në Shqipëri, krimi shndërrohet në karriget më të larta në pushtet. Ndaj dhe kjo betejë që bëjmë, pavarësisht nga vështirësitë dhe rreziqet, është betejë epike. Është betejë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, që fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës. Që fshehën filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen. Njëri emërohet Prokuror i Përgjithshëm, tjetri për një votë do ishte Duman i përgjithshëm.
Por ky është vetëm një aspekt. Aspekti dramatik është se këtë drejtësi të inkriminuar si kurrë më parë, këtë drejtësi që iu mohon shqiptarëve të drejtën dhe ligjin, këtë drejtësi mburojë të krimit të organizuar dhe vjedhjeve qeveritare, kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si sukses. Kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si mirësi, sikur të mos jenë njerëz, sikur të mos jenë qenie njerëzore, por barngrënës. Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë na fton të marrim në dorë fatin tonë. Të premten, dita e shpëtimit të bashkisë, dita e çlirimi të bashkisë. Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej," tha Berisha.
sali berisha
Politike
22 Prill 2024, 20:50
I.A
Giorgio Mottola
TIRANË- Gazetari italian i RAI3, Giorgio Mottola ka treguar se Edi Rama i ka premtuar Bashkimit Europian që të ngrejë ...
Politike
22 Prill 2024, 20:46
I.A
TIRANË- Gazetari italian i RAI3, rrjetit publik italian, Giorgio Mottola u shpreh i tronditur se si lidhjet e krimit kanë arritur në nivel...
Politike
22 Prill 2024, 20:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka komentuar invest...
Politike
22 Prill 2024, 20:39
I.A
Giorgio Mottola
TIRANË- Gazetari italian, Giorgio Mottola ka zbuluar se si u arrit te investigimi që ka bërë bujë masive mes Itali...
Politike
22 Prill 2024, 20:21
I.A
DASH
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gj...
Politike
22 Prill 2024, 19:38
E. D
Ilir Meta
DURRËS- Kreu i Partiasë së Lirisë Ilir Meta në një takim me delegatë të forcës së tij politike ...
Politike
22 Prill 2024, 19:37
I.A
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kërkesat e paraqitura nga opozita për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranë...
Politike
22 Prill 2024, 15:26
I.A
Kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar emrat për Komisionin e Dezinformimit që do të ngrejë. Nga emrat shihet se ky k...
Politike
22 Prill 2024, 14:34
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të nisë një tour takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë.
Kjo u b&eum...
Politike
22 Prill 2024, 14:27
r.ll
sali berisha, ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar vizitë tek “Rruga e Shpres&eu...