Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se Top Channel nuk e mbulon aspak opozitën, duke e akuzuar për mungesë të balancës në pasqyrimin mediatik.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat si Top Channel, Klani dhe TVSH janë mbi 90% në mbështetje të qeverisë së kryeministrit Rama. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se Top Channel nuk e mbulon aspak opozitën, duke e akuzuar për mungesë të balancës në pasqyrimin mediatik. Të njëjtin model sipas tij ndjek edhe Klani dhe TVSH-në.
Lideri i opozitës theksoi se Vizion Plusi e përmirëson pak këtë balancë, pasi del një ditë që i ka dhënë më shumë kohë opozitës se qeverisë. Në fund, Berisha tha se 80 përqind e të gjithë kohës në lajme është e qeverisë dhe 20.3 përqind është e opozitës.
"Top Tuneli në këtë edicion i jep qeverisë rreth 3 minuta, për opozitën nuk ka vend. Opozita e ndaluar. Vazhdojmë. Klani i jep qeverisë 5 minuta e 40 sekonda, për opozitën, e ndaluar. RTSH ka 2 minuta e 10 sekonda, kurse këtu e ka me parlamentin, por jashtë parlamentit asnjë minutë për opozitën. Përsëri më pro-opozitar del Vizion Plus, i cili qeverisë i ka dhënë 6 minuta e 32 sekonda, opozitës katër minuta. Këta duhet të kërkojnë t’i çojmë të bëjnë shkollë tek Vizion Plusi, të tre këta të tjerët. Top Kanali i jep qeverisë 7 minuta, gjer tre minuta i jep opozitës. Duket se ka munguar ndrikulla atë ditë. Vizion Plus del një ditë që i ka dhënë më shumë opozitës se qeverisë.
Ia hoqi Tringun Edi Rama, i fluturoi Tringu atij. E keni marrë vesh besoj. Tani shumimi i të gjithave në këtë javë është. Për PD, katër mediat kombëtare kanë dhënë në të gjitha emisionet e lajmeve të tyre 1 orë e 47 minuta e 39 sekonda. Për Partinë e Krimit, kanë dhënë 6 orë e 5 minuta dhe 1 sekondë. Të tjerat janë neutrale. Pra siç e shihni, 80 përqind e të gjithë kohës në lajme janë të qeverisë. Dhe janë 20.3 përqind të opozitës. Raporti është në këtë javë 1 me 4. Është një akt i shëmtuar për të mos thënë se ua përmirëson pak Vizion Plusi, se po ta heqësh Vizion Plusin, këto të trija Top Kanali, Klani dhe TVSH dalin mbi 90 përqind rroftë Edi Rama dhe poshtë opozita. Dhe 10 përqind për opozitën. Ja kjo është. Ta dinë shqiptarët... Nuk kemi bërë disa televizione të tjera jokombëtare, por edhe ato mund t’i bëjmë," tha Berisha./Dosja.al
Fatime Kryemadhi TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e detyruar të bëj&e...
Andis Salla TIRANË- Fermerët në të gjithë vendin mund të aplikojnë nga sot në Skemën Kombëtare të Mb...
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të zhvillohet...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka nisur premtimet pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat ...
Foto Ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e aplikimeve Skemën Kombëtare 2026. Me anë të një posti...
Dendias dhe Rama GREQI- Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zait...
Hristijan Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur ditën e sotme për protestën e studentëve shqiptar&eum...
Mjeti lundrues TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dh...