Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Përmes një reagimi zëdhënësi i MEPJ, Alteo Hysi ka bërë me dije se gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë.
TIRANË- Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.
Përmes një reagimi zëdhënësi i MEPJ, Alteo Hysi ka bërë me dije se gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Hysi deklaroi se Ambasadorit rus i është dorëzuar një notë verbale dhe i është kërkuar që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij.
Sipas tij, ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare.
Reagim i zëdhënësit të MEPJ, Alteo Hysi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e sotme (24 maj) Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.
Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë në çdo rrethanë të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar.
Ambasadorit rus iu dorëzua notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij./Dosja.al
Hristijan Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur ditën e sotme për protestën e studentëve shqiptar&eum...
Mjeti lundrues TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dh...
Nikos Dendias dhe Edi Rama TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën....
Ardian Gjini KOSOVA- Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas dorëheq...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në qëndrimin e tij të së djelës, i është p...
Albin Kurti, Vjosa Osmani KOSOVË- Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë ko...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi u konfirmua me votë në krye të Partis&e...
Ina Zhupa SARANDË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Kryeminist...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Tokio se Shqipëria po rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe po f...