25 Maj 2026, 10:18
Nga E.d
Ilir Beqaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të zhvillohet ditën e sotme në GJKKO. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Beqaj kërkoi ndryshim mase, ndërsa bëhet me dije se në orën 13:30 gjyqtarja Elsa Ulliri do shpall vendimin për masën e tij.
Gjatë seancës së sotme, gjykata do të vendos nëse ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të lihet në masën e sigurisë arrest me burg, arrest në shtëpi ose do të lihet i lirë, por duke pranuar garancinë pasurore 2 milion të vjetra.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik 2024 u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje./Dosja.al
ilir beqaj gjykata seance
Politike
25 Maj 2026, 09:56
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka nisur premtimet pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat ...
Politike
25 Maj 2026, 09:59
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e aplikimeve Skemën Kombëtare 2026. Me anë të një posti...
Politike
25 Maj 2026, 08:50
I.A
Dendias dhe Rama
GREQI- Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të...
Politike
24 Maj 2026, 22:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zait...
Politike
24 Maj 2026, 19:22
E.d
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur ditën e sotme për protestën e studentëve shqiptar&eum...
Politike
24 Maj 2026, 18:34
E.d
Mjeti lundrues
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dh...
Politike
24 Maj 2026, 17:21
E.d
Nikos Dendias dhe Edi Rama
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën....
Politike
24 Maj 2026, 15:18
E.d
Ardian Gjini
KOSOVA- Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas dorëheq...
Politike
24 Maj 2026, 14:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në qëndrimin e tij të së djelës, i është p...
Politike
24 Maj 2026, 14:37
E. D
Albin Kurti, Vjosa Osmani
KOSOVË- Një rol i konceptuar si kryesisht ceremonial ka marrë një peshë që i tejkalon vetë ko...