LIVE UPDATES
Politike

Berisha tregon programin e PD-së në infrastrukturë: PD promotore e ndryshimeve të fuqishme

Berisha e cilësoi PD-në si një promotore të ndryshimeve më të fuqishme të infrastrukturës. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati kujtoi se kur partia e tij ishte në pushtet, janë ndërtuar rrugë e autostrada më shumë se në të gjitha kohërat të marra së bashku në vendin tonë. 

14 Mars 2025, 13:28 Nga M.L
Berisha tregon programin e PD-së në infrastrukturë: PD promotore
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar ditën e sotme disa elemente të programit të Partisë Demokratike në infrastrukturë. Berisha e cilësoi PD-në si një promotore të ndryshimeve më të fuqishme të infrastrukturës. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati kujtoi se kur partia e tij ishte në pushtet, janë ndërtuar rrugë e autostrada më shumë se në të gjitha kohërat të marra së bashku në vendin tonë. 

Berisha shtoi më tej se kryeministri aktual Edi Rama, gjatë 12 viteve qeverisje nuk ka investuar për përmirësimin e infrastrukturës duke e akuzuar atë për vjedhje të fondeve. Berisha tha se e kishte të pamundur ta imagjinonte se ku kanë shkuar me miliarda euro të fondeve dhe se si çmimet për infrastrukturat gjatë këtyre viteve janë 10 fishuar në krahasim me vite më parë. 

PJESË NGA DEKLARATA:

"Përsëri një urim të përzemërt, një lule të bukur për të gjithë shqiptarët këtë ditë të ndërrimit të natyrës, këtë ditë shprese, optimizmi, ditë ndryshimi. Sot jam këtu për të paraqitur elementët bazë të programit të PD-së për infrastrukturën e Shqipërisë. PD, promotore e ndryshimeve më të fuqishme infrastrukturore të vendit, pas 11 majit merr përsipër kompletimin përfundimtar të ndërtimit të infrastrukturës më moderne që Shqipëria ka pasur në t gjitha kohërat. PD gjatë viteve 2005-2013, ndërtoi dhe rindërtoi rrugë, autostrada, tunele më shumë se në të gjitha kohërat të marra së bashku në Shqipëri. Por krahas tyre, ajo në ato vite realizoi 220 studime dhe projekte, me të cilat Shqipëria transformohej tërësisht në rrafshin infrastrukturor.

12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës janë vitet e ndalimit pothuaj të kohës për ndërtimin e infrastrukturës. Janë vitet e plaçkitjes më të madhe, më të jashtëzakonshme të fondeve, buxhetit publik, të përcaktuara për ndërtimin e rrugëve dhe veprave publike. Do ndalem në disa shembuj për të ilustruar këto abuzime të tmerrshme dhe të paprecedent. Rruga Tiranë-Elbasan u kontraktua me çelësa në dorë, me një lot, me vlerën 255 milionë euro me tunel me dy kalime. Në qershor të vitit 2013, segmenti Ibë-Elbasan përfshirë dhe tunelet ishte tërësisht i përfunduar. Mbetën 7 kilometër, e hapur plotësisht traseja Ibë-Farkë. Këto 7 kilometra u kushtuan qytetarëve shqiptarë 215 milionë euro. U kushtuan 30 milionë euro për kilometër. Kushtuan me vjedhje 2.2 herë më shumë se sa 1 kilometër në tunel, i cili u ndërtua me 14 milionë euro kilometri.

Shembull tjetër i kësaj infrastrukture janë rrugët e ndërtuara me 10-fishin, 12-fishin e çmimit të rrugëve të ndërtuara më parë, ndërkohë që indeksi i çmimeve në ndërtim dhe punë publike, për materiale dhe të gjitha, është rritur me vetëm 32 përqind. Nuk janë shënuar kurrë në histori vjedhje kaq të papërmbajtura siç janë shënuar në infrastrukturën e Shqipërisë. Ka rrugë të cilat janë prokuruar dhe nuk ekzistojnë. Ka rrugë që janë prokuruar me 73 milionë euro siç është rruga Qukës-Qafë Plloçë dhe ajo ka shkuar sot në 215 milionë euro dhe nuk është kurrkund në përfundim.

Për të mos thënë rruga Korçë-Kolonjë e cila në 18 kilometrat e para është ndërtuar me 800 mijë euro kilometri, kurse në pjesën tjetër, në 17 kilometrat e dytë, kostoja është rritur 7 herë. Mbi 5 milionë euro kilometri. Nuk ka ndodhur, nuk mund të konceptohet një vjedhje e tillë. Për të mos thënë Sheshi Shqiponja, rimodelimi i tij, 40 milionë euro nga Bashkia e Tiranës. Unaza e Madhe, çmime stratosferike. 6 herë më shtrenjtë se sa 8 kilometrat e ndërtuara në kilometrat e ndërtuara para vitit 2013.

Pra, në infrastrukturë ku janë investuar 12 miliardë euro, ju garantoj se janë vjedhur më së paku 11 miliardë. Ju lutem, vepra të përfunduara, me 65 miliardë euro buxhet të 12 viteve, është vetëm tuneli i Llogarasë, 19 kilometrat e Unazës së Tiranës të mbetura nga viti 2013 e këndej. Është vetëm zgjerimi i Unazës së Tiranës tek Sheshi Shqiponja. Janë 3-4 kilometra Elbasan-Librazhd. Nuk mund të imagjinoj se ku janë zhdukur paratë. Lubi Balluku është përgjegjëse kryesore për këto vjedhje të tmerrshme të fondeve publike në ndërtimin e rrugëve. Dhe jo më pak Edi Rama," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj