LIVE UPDATES
Politike

"I ftoj deputetët që nuk janë në lista të kontribuojnë", Berisha: Në politikë, udhëtimi nuk ka vetëm një finish

Listat e mbyllura, kryedemokrati i ka cilësuar si një padrejtësi e diktuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2021. 

14 Mars 2025, 12:01 Nga r.ll
"I ftoj deputetët që nuk janë në lista të
takimi ne elbasan

ELBASAN- Kreu i PD-së, Sali Berisha në takimin me kandidatët për deputetë në Elbasan ftoi dhe deputetët që nuk janë në lista të kontribuojnë. 

Berisha tha se nëse sot nuk zgjidhesh deputet apo përfshihesh në listë, një ditë do të ndodhë patjetër. Listat e mbyllura, kryedemokrati i ka cilësuar si një padrejtësi e diktuar nga kryeministri Edi Rama në vitin 2021. 

Sipas tij ai synoi të shfarosë partitë e vogla në radhë të parë, duke mos u lënë asnjë shans tjetër, që ose të bashkohen me partitë e mëdha. Berisha foli edhe lidhur me koalicionet ku tha se një qeveri koalicioni është më demokratike dhe më e përmbajtur. 

"Se çfarë kanë këta? Këta duan ta devijojnë diskursin. Kanë tre ditë që merren me Dash Sulën dhe mustaqet e Kujtim Gjuzit. Këta duan që të eklipsojnë me propagandën e tyre një program madhështor, një program që shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë, 100 përqind të realizueshëm. Nuk duhet të biem asnjëherë në këtë spirale të tyre, ata le të flasin për këto e ato, ne do flasim për programin tonë. Ne do pyesim qytetarët. Pra, ne do shkojmë me këtë gjuhë tek qytetarët. Ai të vazhdojë.
Ne udhëheqim fushatën tonë, nuk e udhëheq kurrkush tjetër, as mediat, as kundërshtari, asnjë njeri.

Kemi një avantazh ne që nuk e ka kush sot në botë, ne kemi kryemagjistarin planetar të fushatave elektorale.
Chris LaCivita është bashkëarkitekti i fushatës më të suksesshme në historinë e njerëzimit që ishte fushata e fitores së Donald Trump. Ishte jo vetëm Amerika, por e gjithë bota kundër. Dhe ata fituan, fituan njerëzit që besuan tek parimet e lirisë dhe tek e drejta. Nuk e zgjodhi rastësisht Shqipërinë, ai ka pasur oferta edhe shumë më të mëdha dhe më të fuqishme se kjo që i bën PD. Por ai e zgjodhi, e tha ku erdhi këtu, unë erdha se ky është kukulla e Xhorxh Sorosit, unë erdha për të vazhduar punën e Trump, për të vendosur një fitore të opozitës.

Deputetët që nuk janë në lista, unë i ftoj që të kontribuojnë. Në politikë, udhëtimi nuk është me një finish. Udhëtimi është i gjatë. Sot nuk u zgjodhe, nesër zgjidhesh. Ata njerëz që na përshëndetën këtu, me qindra prej tyre kanë 30 vite që na ndjekin, që na mbështesin, që sakrifikojnë dhe përsëri nuk janë bërë as deputetë dhe as nuk kanë marrë ndonjë ofiq. Ata u qëndrojnë besnikë idealeve të tyre. Ata nuk na mbështesin se u kemi krijuar privilegje atyre, jo, por ata kanë atë botëkuptim ndaj lirisë, dinjitetit, vlerat. E kam fjalën këtu për miqtë, kolegët tanë deputetë që nuk u vendosën në listat e mbyllura.
Një padrejtësi e diktuar nga Edi Rama në vitin 2021.

Në mënyrë absurde ky synoi të shfarosë partitë e vogla në radhë të parë, duke mos u lënë asnjë shans tjetër, që ose të bashkohen me partitë e mëdha, si LSI që me 108 mijë vota, mori 4 deputetë. Kurse partitë e mëdha morën 7-8 mijë vota një deputet. Po këto janë antidemokratike. Ne në rastin e parë që na jepet mundësia, i japim hapësirë lirisë. Partitë e vogla të marra së bashku janë një e treta e elektoratit shqiptar. Është mentaliteti diktatorial i njeriut që t’i heqësh këta qafe. Këta kanë elektorat, janë pjesë e spektrit politik pluralist të Shqipërisë. Prapë lista është e padrejtë, unë e them. Por siç ishte, ishte më keq. Sepse për t’u futur deputet, duhet të merrje 10 mijë vota. U futën 3-4 vetë gjithsej. Kurse kështu, këta që kanë mbetur, kush merr më shumë, futet.

Pra, një korrigjim u bë. Nuk është ajo që duhet të jetë. Shpresojmë që pas zgjedhjeve të ndryshojmë kodin dhe ta bëjmë të drejtë. Ne kemi qeverisur që nga viti 1996 gjer sot me koalicione, edhe atëherë kur nuk ka qenë e nevojshme për koalicione, ne kemi bërë koalicion. Më pyesni ju mua a është i dobishëm? Është shumë i dobishëm. Midis të tjerave është njëfarë frenimi që të mos e përdorësh atë mazhorancë që ke duke tejkaluar disa kufij ose duke i çuar në ekstrem ato. Një qeveri koalicioni është më demokratike, më e përmbajtur. Ne kemi nevojë për të qeverisur në këtë mënyrë dhe kjo do rikthehet përsëri. U falënderoj shumë për këtë pritje dhe shpreh bindjen më të thellë se një fitore e shkëlqyer na pret në datën 11 maj me punën tonë, me mundin tonë, me djersën tonë. Ju keni qëndruar, keni rezistuar dhe duhet t’u përshëndes të gjithëve.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve