LIVE UPDATES
Politike

Nga manifaktura, mjekësia dhe agroturizmi, sipërmarrësit në garë për deputet

Vasil Llajo, Skënder Pashaj, Edvin Prençe, Marjana Koçeku janë 4 sipërmarrës aktualisht aktivë që do të garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare për të qenë deputetë në katër vitet e ardhshme.

14 Mars 2025, 07:20 Nga N.F
Nga manifaktura, mjekësia dhe agroturizmi, sipërmarrësit në
Foto

TIRANË- Ndër vite në legjislaturat e mëparshme parlamentare kanë qenë të shumtë ligjvënësit që vinin nga bota e sipërmarrjes. Edhe në listat e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025 nuk do të mungojë kandidimi i figurave të reja, aktivë në fushën e biznesit.

Vasil Llajo, Skënder Pashaj, Edvin Prençe, Marjana Koçeku janë 4 sipërmarrës aktualisht aktivë që do të garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare për të qenë deputetë në katër vitet e ardhshme.

Ndërsa, emra të tjerë sipërmarrësish që kanë kaluar në zotërues pasiv të kuotave të bizneseve, si Flamur Hoxha, Agron Shehaj dhe Vullnet Sinaj do të garojnë për një tjetër mandat. Në zgjedhjet parlamentare të 2025-s emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë janë të ndarë në dy lista: e mbyllur dhe lista e hapur.

Lista e mbyllur apo siç njihet ndryshe lista e sigurt, renditja e të cilëve është në dorë të drejtuesve të subjekteve politike. Lista e mbyllur përbën 1/3 e fillimit të listës së kandidatëve. Pas 1/3 së emrave të listës së mbyllur vijohet me emrat e kandidatëve për listën e hapur, ku gara mes tyre pritet të jetë më e fortë, pasi do të luftohet për votën e drejtpërdrejtë të elektoratit.

Psh. nëse në një qark me 9 mandate, një prej subjekteve që garon fiton 4 deputetë, 3 emrat në listën e mbyllur hyjnë automatikisht në Kuvend. Kandidatët e listës së hapur do të luftojnë për mandatin e katërt që do të arrijë të sigurohet prej atij që fiton më shumë vota.

Sipërmarrësit e rinj që garojnë

Themeluesi dhe drejtuesi i rrjetit të laboratorëve privatë “Intermedica” z. Vasil Llajo është një nga kandidaturat që do të garojë në listën e hapur të qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste.

Vasil Llajo me profesion mjek, në korrik të vitit 1992 u largua në Greqi ku nisi punën si mjek anestezist/reanimator në spitalin KAT Hospital, një ndër më të mëdhenjtë në Greqi për traumatologjinë dhe ortopedinë. Pas 3 vitesh punë eksperience në KAT Hospital, rikthehet në Shqipëri, ku në vitin 1995 kryen investimin për ekzaminimet e para mjekësore me skaner nga rrjeti i laboratorëve privatë “Intermedica”.

Sipërmarrësi Skënder Pashaj është vendosur i kartërti në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për garën në qarkun e Durrësit. Skënder Pashaj është themelues i kompanisë “Fital”, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të këpucëve në sektorin e manifakturës me rreth 790 të punësuar.

Një tjetër sipërmarrës i sektorit të tekstilit dhe këpucëve do të garojë për partinë Socialiste në qarkun e Durrësit. Edvin Prençe administratori i një biznesi ne sektorin Manifakture te veshjeve njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania rezulton si kandidaturë zyrtare në listën e hapur të qarkut të Durrësit.

Zoti Prençe tha për Monitor se angazhimi i tij në këtë proces është i frymëzuar nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Durrësit dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e tij.

“Do të sigurohem që interesat e sektorit privat të jenë të mbrojtura dhe të përkrahura në çdo hap të zhvillimit ekonomik si dhe rritjen e sektorit eksportues i cili është më i godituri këto kohë. E gjitha për të përgatitur bizneset për Shqipërinë e 2030 dhe tregut europian”, pohoi ai. Ftesa për kandidim në zgjedhjet e 11 Majit është e para që i bëhet z. Prençe nga subjektet politike.

Marjana Koçeku themeluesja e agroturizmit “Neomalsorja” është e parë kandidaturë në listën e mbyllur për qarkun e Shkodrës për garën e Partisë Socialiste.

Neomalsore” Agroturizëm, tashmë një emër i njohur në fushën e turizmit rural në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, përfshirë ato të mëdha, si shembull i suksesit të një nisme të krijuar nga dashuria për natyrën, traditën dhe fshatin./ Monitor

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit