LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Elbasan: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

Berisha tha do të vendoset minimumi jetik 200 euro dhe se do të rriten pensionet dhe rrogat do të dyfishohen. 

14 Mars 2025, 10:27 Nga r.ll
Berisha në Elbasan: Dita e Verës i gjen shqiptarët më
sali berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Berisha mbajti një deklaratë për gazetarë ku tha se kjo ditë i gjen shqiptarët dhe Elbasanin më optimistë dhe më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit.

Ai u shpreh se në tre muajt e parë të qeverisjes së PD, çdo shqiptar do të nxirret nga varfëria ekstreme ku ata sipas tij janë. Berisha tha do të vendoset minimumi jetik 200 euro dhe se do të rriten pensionet dhe rrogat do të dyfishohen. 

"Qytetarëve të Elbasanit banorëve të këtij rrethi, mbarë shqiptarëve, iu uroj nga zemra këtë festë më të lashtën, më të bukurën e festave, festën e ndërrimit të natyrës, festën e shpresës, e bukurisë, e luleve. Dita e Verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimistë, më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit. Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që me 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjer në palcë. Dhe unë sot nga Elbasani dua t’u premtoj shqiptarëve kudo që janë se tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë, do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme,ata që janë.

Do të thotë se do jenë një minimum jetik prej 200 eurosh. Nuk do ketë pensionist që do marrë nën 200 euro, pavarësisht sa e ka sot pensionin dhe pavarësisht nëse ka apo jo pension dhe pavarësisht nëse e ka të plotë apo të pjesshëm. Pra do bëhet një shpërndarje e re e të ardhurave buxhetore. Do ketë një rritje 20 përqind të pensioneve. Do ketë një rrogë minimale 25 përqind më të lartë se kjo që është sot, pra do jetë jo më pak se 500 euro. Do ketë një rrogë mesatare 1200 euro dhe unë zotohem para qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe dua të rikujtoj këtu se për rastësi, premtimet e mia për dyfishimet e rrogave i kam bërë në këtë qytet dhe e kam mbajtur fjalën.

Përsëri unë e mbaj fjalën, rrogat do dyfishohen. Dhe nuk do ndalim vrapin tonë gjersa të bëhemi përsëri njerëzit më të paguar në rajon. Kur ne të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon do të thotë se ne gëzojmë të mirat dhe pasuritë që gëzon ky vend dhe i shpërndajmë ato me zemër në dorë, i shpërndajmë me drejtësi, jo duke krijuar një hendek të tmerrshëm midis rrogëlartëve dhe rrogëulëtëve. Ky hendek është në Shqipëri 2 deri në 2 herë e gjysmë më i thellë se në çdo vend tjetër. Në qoftë se në SHBA, presidenti i vendit merr një rrogë sa 5 rroga mesatare të qytetarëve të atij vendi, në Shqipëri presidenti merr një rrogë sa 10 rroga mesatare të këtij vendi. Ndaj dhe do rrisim rrogat e ulëta dhe rrogat mesatare dhe do arrijmë të ndahemi nga kjo e keqe që po e zbraz Shqipërinë. Shqipërinë po e zbraz varfëria, ndërkohë që nuk ka një vend tjetër më të pasur në pasuri natyrore.  Kështu që ftoj ta vazhdojmë së bashku këtë betejë., tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet