LIVE UPDATES
Politike

Berisha tregon pse ndaloi punimet për rrugën e Arbërit: Na paralajmëruan, tuneli nuk çahej dot më

Sipas kreut të Partisë Demokratike, ndërtimi i rrugës u pezullua për shkak të problemeve që u përballën me çarjen e tunelit.

5 Maj 2023, 12:19 Nga k.m.
Berisha tregon pse ndaloi punimet për rrugën e Arbërit: Na
Sali Berisha dhe Ismail Uka

DIBËR- Nga Dibra, ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje votuesve të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka. Në fjalën e tij, Sali Berisha sqaroi edhe arsyen se përse nuk u përfundua rruga e Arbërit.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, ndërtimi i rrugës u pezullua për shkak të problemeve që u përballën me çarjen e tunelit.

"Edi Rama e ka urrejtjen për Dibrën sepse ndjehet kushëri me serbët. Nëse do kishte respektin minimal, një rrugë që e inauguroi pesë herë, nuk përfundoi asnjëherë. Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë. Kurse Edi Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë. Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë. Këta shkuan dhe shpuan aty ku na thanë se nuk shpohet. Prandaj tani ecën siç po ecën,"-sqaroi Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

NJOFTIM PËR SHTYP

Dibra dhe dibranët janë një emër nderi për çdo shqiptar. Janë një emër nderi në historinë e këtij kombi. Tre tipare nuk janë askund më të shquara se tek ju. Ju jeni më punëtorët. Së dyti, mençuria juaj është e mirënjohur kudo. Askush nuk ka ditur më shumë se ju që të nderojë mikun. E treta, ju i keni qëndruar historisë me gjak dhe burrëri. I keni qëndruar me personalitetet më të mëdha që i keni dhënë kombit. Kurse sot, Dibra është para alternativës të jetë a mos të jetë. Sot, një pushtues i vërtetë, një armik i egër i Dibrës e ka vendosur përpara alternativës të shuarjes apo ekzistencës së saj. Hidrocentrali i Skavicës është mbytja e Dibrës, është mbytja e pjesës më pjellore të saj, është mbytja e pjesës së saj më historike, është mbytja e të shkuarës së saj, e të sotmes dhe të ardhmes së Dibrës. Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur një rrezik ekzistencial sa ka në këto zgjedhje më 14 maj. Edi Rama, në zbatim të politikave antishqiptare, dhe ju e dini se armiqtë tanë shekullorë kanë bërë gjithçka të zhdukin Dibrën, kanë dështuar gjithmonë. Jam i bindur se do dështojnë edhe këtë herë. Dibra nuk zhduket. Ajo është monumenti më madhështorë që ekziston. Ndaj dhe ftoj dibranët të votoni me 14 maj jo për partinë, por për Dibrën, për Ismail Ukën, për të shkuarën, për të sotmen, për të ardhmen tuaj. Thirrja ime për dibranët, ta doni Dibrën sa e don Sali Berisha. Detyra është ta doni më shumë, por të paktën ta doni sa e dua unë. Ndaj ngrihuni në këmbë kudo që jeni. Ejani dhe votoni për mbrojtjen e Dibrës, votoni për Ismail Ukën. Edi Rama e ka urrejtjen për Dibrën sepse ndjehet kushëri me serbët. Nëse do kishte respektin minimal, një rrugë që e inauguroi pesë herë, nuk përfundoi asnjëherë. Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë. Kurse Edi Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë. Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë. Këta shkuan dhe shpuan aty ku na thanë se nuk shpohet. Prandaj tani ecën siç po ecën. Dibra do ketë me Ismail Ukën ndryshimin më të madh. Ju garantoj se Ismail Uka do bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj. Edi Rama do largohet me ceremoni. Nga njëra anë e pret zemërimi i madh i kombit shqiptar. Nga ana tjetër e pret tradhtari i kombit amerikan, McGonigal, në bankën e akuzës. Dy fjalë për të deleguarën e tij, atë që u thotë shoqeve, më thërrisni Belinda Luksi. Kur ajo investoi në zyrën e saj 220 mijë dollarë, i tha një vajzë aty si e bëre këtë investim kaq të madh. I tha se kështu më pëlqen mua luksi. U ndala për të thënë dy fjalë për nënat, vajzat, motrat dibrane. Këtë fushatë Rama e bazon në mashtrimin e vajzave dhe nënave. I them se njeri më mizogjen se ti nuk ka pasur Shqipëria. Ti je autori i të gjitha brengave ekonomike, sociale, familjare që sjell skamja e nënave, motrave dhe vajzave shqiptare. Ndaj dhe ti, më 14 jo vetëm do kesh ndëshkimin e tyre me votë, por do kesh mallkimin e tyre me gjithë shpirt. Dhe nëse ka njeri që e meriton, je ti Edi Rama me këto që u ke krijuar familjeve shqiptare, varfërinë, mjerimin, largimin. E përfundoj me thirrjen time: më 14 votoni për Dibrën, votoni për të shkuarën e saj, për traditën tuaj të madhe, votoni për të sotmen tuaj, për të ardhmen e Dibrës. Dibra nuk duhet të zhduket kurrë, Dibra duhet të shpëtojë. Dibra është në duart tuaja!

ismail uka sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023 fushata 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet