Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në Korçë Lideri i opozitës theksoi se nga 11 maji, vrapi i tij politik do të nisë dhe nuk do të ndalet derisa qytetarët e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës të bëhen qytetarët më të paguar të Ballkanit.
KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një angazhim të fortë për përmirësimin e kushteve ekonomike në Korçë dhe gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Korçë Lideri i opozitës theksoi se nga 11 maji, vrapi i tij politik do të nisë dhe nuk do të ndalet derisa qytetarët e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës të bëhen qytetarët më të paguar të Ballkanit. Kreydemokrati tha gjithashtu se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e punës, e prodhimit e ‘Made in Albania’.
"Miqtë e mi! Në histori Korça në kulturën e artit e kombit shqiptar, në rilindjen tonë qëndron në krye për kontributin e saj. Por Korça dhe korçarët qëndrojnë në krye të artit botëror. Vëllezërit Belushi, yje në kinematografinë e Hollivudit. Gjergji Leka themeluesi i art-rrokut në SHBA. Në Shqipëri, artistë të mëdhenj, piktorë të pavdekshëm, skulptorë të shquar, poet, shkrimtarë. Pra, Korça ka të gjithë trashëgiminë mahnitëse për tu ringritur përsëri në zenitin e kohës së vet. Dhe unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që gjenia krijuese e korçarëve, pogradecarëve, devollive, kolonjarëve të shkëlqejë në të gjitha fushat.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e punës, e prodhimit e ‘Made in Albania’. Në ‘Made in Albania’ e para është ‘Made in Korça’. Askush nuk njeh punën dhe kulturën e saj, askush nuk njeh më mirë se ju, fermerë të mrekullueshëm të këtij qarku, por unë ju jap fjalën ju se ata të cilët rrëzuan fermat tuaja përdhe me Ballkanin e Hapur, ata të cilët shkatërruan mijëra e mijëra ferma në Korçë dhe në Shqipëri, më 11 maj marrin ndëshkimin shembullore. Kurse ne fermerit korçar, devollit, pogradecar, kolonjar, do bëjmë gjithçka për suksesin e tij.
Do i 5-fishojmë subvencionet për çdo bimë, për çdo njëri prodhimi, për çdo kokë bagëti të rritur.
Do investojmë në vit 70 mln euro në kullime, vaditje dhe mbrojtje të tokës. Pensionet në fshat, asnjë pension ndën 200 euro. Linja krediti të buta për çdo fermer që dëshiron të zgjerojë fermën e tij. Miq, mbrojtja e plotë e prodhimeve tuaja në sezon është zotimi im para jush, fermerë të Korçës, fermerë shqiptar. Miqtë e mi! Pastrimi i shtëpisë është kushti i kushteve për Shqipërinë Madhështore. Tre javë më parë Korça përcolli për në banesën e fundit një bir të shquar të saj, Robert Kotmilen, ish-kryetarin e Bashkisë të viteve ndër më të vështira në historinë e këtij qyteti. Roberti u nda nga jeta në vetmi, por mori nderimin më të madh nga qytetarët e Korçës, sepse ai jetoi, qëndroi, u shërbeu dhe vdiq si shërbëtor i tyre.
Ndaj dhe unë zotohem para jush se shtëpia do pastrohet nga këta të cilët kanë ndërtuar parajsa, kanë ndërtuar vila, hotele e motele. Nga këta që vodhën, vodhën qindra e qindra milionë euro. Miq, vetëm me djegësin e Tiranës, Edi Rama 130 mln euro ka zhdukur. Po ky Nikoja juaj me atë termocentralin e Maliqit. Kur vjen këtu në Korçë, Edi Rama ka turp nga Nikoja dhe nuk e merr afër, e merr vetëm në Kolonjë që të thotë, se Kolonja e bëri Korçën. Hajdut atje, hajdut këtu, hajdut kudo që të jenë, janë. Pra, 12 vite çfarë ndodhi me shqiptarët.
Pse shqiptarët u varfëruan? Nuk ishim mëkëmbur, por rroga dhe pensionet i kishin më të lartë se të tjerët, i kishin më të lartë se maqedonasit, serbët, malazezët, Kosova, Bosnja, më të lartë se Rumania dhe Bullgaria.
Po pse? Jemi më të pasur ne, ne kemi pasuri shumë më të mëdha se ata. Çfarë ndodhi 12 vite? 12 vite u 2-3-fishuan, pensionet mbetën pothuaj ato. Sot për një qytetar korçar në pension, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, duhet të kishte një pension 390 mijë lek. Sot rroga minimale duhet të ishte të paktën dyfishi i asaj që është sot. Por qeveritarët, Edi Rama, 3-5-fishoi rrogat e larta dhe të ulëtat i la njerëzit për të numëruar kafshatën. Merr fund kjo. Ne do u kthejmë paratë ju, dhe u garantoj se vrapi ynë që fillon me 11 maj, nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit. Ky është zotimi ynë para jush, ky është vendimi ynë", tha Berisha.
Sali Berisha KORÇA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në Korçë q&e...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje nëpunësve të shtetit që m&e...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e opozitës në Qarkun e Korçë...
Ilir Vrenozi KORÇË- Demokrati Ilir Vrenozi, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Korç&...
Edi Rama GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim ...
Edi Rama GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama vijoi turin e fushatës elektorale në Gjirokastër ku mori pjesë në një takim ...
Foto nga takimi TIRANA- Demokrati Ilir Vrenozi postoi ditën e sotme një foto me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. “Po ...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër tha se Shqipërinë në BE mund ta çoj...
foto ilustruese TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në P&...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama në takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës, u shpreh se barazia e plotë para lig...