LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vrasja e fëmijëve nga të fortët e partisë po kthehet vitet e fundit në një epidemi kronike në Shqipëri

Kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën për mënyrën e trajtimit të këtyre ngjarjeve, duke thënë se përgjegjësia është devijuar nga autorët drejt faktorëve të tjerë.

4 Maj 2026, 20:05 Nga E. D
Berisha: Vrasja e fëmijëve nga të fortët e partisë po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se siguria fëmijëve në vend është jetike, teksa shtoi se vrasjet e tyre ‘po kthehen në një epidemi kronike’ në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ tek kryeministria, Berisha u shpreh, se dështimi për të mbrojtur fëmijët përbën një falimentim të shoqërisë. Kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën për mënyrën e trajtimit të këtyre ngjarjeve, duke thënë se përgjegjësia është devijuar nga autorët drejt faktorëve të tjerë.

"Por pasuria më e madhe e njeriut janë fëmijët e tij. Dhe kur një shoqëri nuk arrin dot të mbrojë fëmijët e saj, ajo shoqëri ka falimentuar. Ajo shoqëri ka dështuar. Nuk do të doja kurrë të përmendja një tragjedi ende të freskët, por vrasja e fëmijëve po kthehet në Shqipëri vitet e fundit në një epidemi kronike. Kjo nuk është vetëm një fatkeqësi nga më të dhimbshmet, por është një krim kur sheh se të gjitha këto vrasje i kishin të gjitha mundësitë të parandaloheshin dhe këta vogëlushë të ishin të rritur, të ishin në moshën tjetër. U kujtoj vogëlushen Joniada Avdiaj, erdhi nga Anglia me të atin për të kaluar pushimet në Himarë.

I forti me uniformë i mori jetën me skaf. Komisari i narkopolicisë. Vogëlushi Martin Cami u vra në një shesh banal jo në një lokal, por në ambientet e shkollës së tij 9-vjeçar nga fëmija i të fortit të partisë sepse shteti dështoi të marrë masat më minimale në mbrojtje të nxënësve në shkolla, në institucione. Dhe Edi Rama, në vend të bënte përgjegjës ata që mbanin përgjegjësi të plotë për këtë vrasje makabër, fajësoi TikTokun, shfrytëzoi një akt kriminal, një vdekje tragjike për të mbyllur TikTokun sepse të rinjtë nuk e honepsin këtë arrogant dhe janë gjithë ditën kundër tij.

Së fundmi, edhe dy vogëlushët e vrarë në Durrës dhe tjetri që po lufton me jetën, po loznin në trotuar.  I forti i partisë kaloi aty i dehur, kishte pasion rakinë dhe guidimin e çmendur. U mori jetën, i la aty sikur të mos ishin njerëz. Ishte përsëritës, terrorizonte lagjen, por kishte imunitet. E vërteta është se fëmijët shqiptarë jetojnë sot terrorin e betonit. Nuk kanë ku të lozin, nuk mendon kush për ta. Janë viktima më e dhimbshme e narkoshtetit të Edi Ramës," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj