Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhjet e sotme.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Pa asnjë surprizë, Berisha mundi sot rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhjet e sotme.
Dosja.al ka ndjekur hap pas hapi procesin e votimit dhe të numërimit të votave dhe gjithçka ka vijuar në qetësi. Që nga ora 08:00 deri në mbylljen e numërimit nuk është shënuar asnjë incident me kutitë e votimit apo gjatë procesit të numërimit. Berisha ka arritur të sigurojë votat e 99% të demokratëve duke u rikthyer në karrigen e kryetarit pas 9 vitesh, post të cilin e la pas humbjes së thellë përballë kryeministrit aktual Edi Rama. Dhe mesazhi i parë që dha nga selia blu ishte shpëtimi i Shqipërisë nga qeveria aktuale. Berisha u betua dhe u shpreh se do ta bënte Shqipërinë një vend ku të rinjtë të realizojnë ëndrrat e tyre këtu dhe të mos e shohin emigrimin si zgjidhje. Ai është shprehur me bindje se do ta mundë Edi Rama në zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm dhe në ato parlamentare dhe se do të bëjë që pas tre mandatesh qeverisjeje nga PS-ja, Partia Demokratike të vijë në pushtet.
“U krye ndodhi mrekullia e vërtetë shqiptare në shekullin e 21! Ne kemi për pasion lirinë, proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë Shqipëria dhe të çlirojmë vendin nga një regjim që kurrë nuk e meriton. Betimi im para shqiptarëve është: Do bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend. Ai që realizon ëndrrat e tij është i detyruar që të bëjë gjithçka për realizimin e nëdrrave të të tjerëve,"- tha Berisha ndër të tjera.
Procesi i sotëm ka ‘zgjuar’ ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nuk e ka injoruar dot votimin për pasardhësin e tij në krye të detyrës. Sot, ai ka kujtuar kryengritjen e burgut të Spaçit, duke u kërkuar ndjekësve që të mos jenë peng të të shkuarës, referuar vetë Berishës.
Nga kampi rozë nuk ka pasur reagime. Aktualisht me vendim gjykate Berisha gëzon të drejtën e drejtimit të PD-së bashkë me Komisionin e Rithemelimit që krijoi pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së. Gjyqtari Agron Zhukri i dha vulën e selinë blu, duke nxjerrë jashtë loje deputetin Enkelejd Alibeaj që mori karrigen e Bashës dhe mbështetësit e tij. Por, gjyqtarja Blerina Muça mori nën shqyrtim ankimin e Alibeajt, e njohu atë si palë dhe çështja ka shkuar në Apel. Tashmë pritet edhe vendimi përfundimtar.
(F.m/dosja.al)
Festë në selinë blu TIRANË- Dega numër dy e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur festën. Aty po ndizen fishe...
Monika Kryemadhi dhe vajza TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e LSI-së, Mon...
Pogradec 516 votues Sali Berisha 484 vota Ibsen Elezi 32 vota Asnjë të pavlefshme Devoll Sali Berisha 1082 vota Ibsen Elezi 135 vota 8 vota të...
Numërimi i votave në PD TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike është drejt fun...
Numërimi i votave në PD Zgjedhjet në PD Berat Sali Berisha - 378 vota Ibsen Elezi - 57 vota Të pavlefshme - 3 vota Morën pjes...
Numërimi i votave në selinë blu TIRANË- Numërimi i votave në selinë blu po transmetohet në mënyrë të...
Sali Berisha, Ibsen Elezi TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa q...
POGRADEC- Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike edhe në Pogradec. Mësohet se në...
Roskovec FIER- Në Roskovec ka përfunduar procesi i numërimit dhe shumicën e votave e ka marrë lideri historik i Partisë Demok...
Sali Berisha, selia blu dhe Ibsen Elezi TIRANË- Ora shënon 20:00 dhe afati ka përfunduar. Koha e demokratëve për t’i dhë...