Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha falenderoi edhe rivalin e tij Ibsen Elezi, të cilin e konsideroi një demokrat të vërtetë.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur në anglisht mesazhin e tij të parë si kryetar i Partisë Demokratike. Para mbështetësve në selinë blu, ai tha se një vit më parë, kur u pyet nga gazetarët nëse do të kthehej sërish në krye të PD-së, është shprehur se nuk i dihet kurrë. Dhe sot, ajo pyetje e ka marrë përgjigjen. Berisha falenderoi edhe rivalin e tij Ibsen Elezi, të cilin e konsideroi një demokrat të vërtetë.
“Në mënyrë të veçantë mirënjohja ime shkon për të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranoj se ishin ata promotorët kryesor të kësaj lëvizje. Ndaj dhe betimi im para tyre dhe mbarë shqiptarëve: Do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend. Ai që realizon ëndrrat e tij ai është pafundësisht i detyruar të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrat e bukura të të tjerëve. Më pak se një vit më parë, në 13 qershor në këtë sallë, diku aty në qoshe, gazetarët pasi votova më pyetën: Çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a parashikon Berisha ndonjëherë të rikthehet në krye të PD-së? – Përgjigjja ime ishte kjo: “Never say never”! Ndaj dhe unë do t’i them sonte çdo të riu dhe të reje shqiptare, çdo demokrati dhe demokrateje shqiptare, “Never say never”, ne do të fitojmë. Faleminderit shumë të gjithë komisionerëve, faleminderit Komisionit të Administrimit të operacioneve zgjedhore, kryetarëve të degëve, Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, ju falënderoj me mirënjohjen më të madhe ju, miqtë e mi të pranishëm në këtë sallë, që e zbukuruat, e bëtë kaq njerëzore këtë fitore të Partisë Demokratike! Rroftë Partia Demokratike! Një përshëndetje të veçantë kam për Ibsen Elezin, rivalin tim, i cili është një demokrat i vërtetë me integritet, që zhvilloi një garë të qytetëruar. Faleminderit shumë të gjithëve ju! Mirupafshim!”- tha Berisha ndër të tjera.
(F.m/dosja.al)
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë si kryetar i Partisë Demokratike. Nga selia blu,...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të die...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e partisë ...
Selia e PD TIRANË- Partia Demokratike është në festë. Zyrtarisht Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e selisë blu dhe demo...
Albana Vokshi TIRANË- Albana Vokshi ka zyrtarizuar fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në PD, si kryetar. Në nj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Pa asnjë surpri...
Festë në selinë blu TIRANË- Dega numër dy e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur festën. Aty po ndizen fishe...
Monika Kryemadhi dhe vajza TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e LSI-së, Mon...
Pogradec 516 votues Sali Berisha 484 vota Ibsen Elezi 32 vota Asnjë të pavlefshme Devoll Sali Berisha 1082 vota Ibsen Elezi 135 vota 8 vota të...
Numërimi i votave në PD TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike është drejt fun...