22 Maj 2022, 22:58
Nga DOSJA
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku bëri rrëfeu për jetën e saj. Teksa rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, Kryemadhi tha se ka patur një fëmijëri shumë të mire, me prindër që kanë sakrifikuar shumë. Deputetja tha se vëllai i saj ka ardhur në jetë pas 10 vitesh martesë të prindërve të tyre dhe si fëmija i parë ka qenë pak më i privilegjuar se ajo.
Marrëdhënien me nënën deputetja e cilësoi “si luftë dhe paqe”, pasi sikurse ajo rrëfeu, e ëma ka qenë shumë kërkuese ndaj saj. Monika e cilësoi mamanë një heroinë, pa ndihmën e së cilës nuk do të kishte bërë dot asgjë. Është një energji e pashtershme, tha Kryemadhi.
Gjatë bisedës Monika Kryemadhi mori një videomesazh nga nëna e saj, e cila kishte zgjedhur fjalë të ëmbla për të bijën duke e surprizuar dhe emocionuar. “Jam krenare që jam mamaja e saj. Si fëmija im është e pazëvendësueshme, si nënë për fëmijët e vet është e mrekullueshme, si bashkëshorte është e pakursyer dhe si bijë është e sakrificës”, tha nëna e politikanes.
Ndërkohë për të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, Monika Kryemadhi rrëfeu se kanë patur një marrëdhënie të ngushtë dhe e cilësoi “të jashtëzakonshëm”.
Marrë nga Balkanweb
Politike
22 Maj 2022, 22:57
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e partisë ...
Politike
22 Maj 2022, 22:48
Selia e PD
TIRANË- Partia Demokratike është në festë. Zyrtarisht Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e selisë blu dhe demo...
Politike
22 Maj 2022, 22:38
Albana Vokshi
TIRANË- Albana Vokshi ka zyrtarizuar fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rikthimin e tij në PD, si kryetar. Në nj&eum...
Politike
22 Maj 2022, 22:12
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Pa asnjë surpri...
Politike
22 Maj 2022, 21:53
Festë në selinë blu
TIRANË- Dega numër dy e Partisë Demokratike në Tiranë ka nisur festën. Aty po ndizen fishe...
Politike
22 Maj 2022, 21:57
Monika Kryemadhi dhe vajza
TIRANË- E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e LSI-së, Mon...
Politike
22 Maj 2022, 21:36
Pogradec 516 votues Sali Berisha 484 vota Ibsen Elezi 32 vota Asnjë të pavlefshme
Devoll Sali Berisha 1082 vota Ibsen Elezi 135 vota 8 vota të...
Politike
22 Maj 2022, 21:18
Numërimi i votave në PD
TIRANË- Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike është drejt fun...
Politike
22 Maj 2022, 21:14
Numërimi i votave në PD
Zgjedhjet në PD
Berat
Sali Berisha - 378 vota
Ibsen Elezi - 57 vota
Të pavlefshme - 3 vota
Morën pjes...
Politike
22 Maj 2022, 20:59
Numërimi i votave në selinë blu
TIRANË- Numërimi i votave në selinë blu po transmetohet në mënyrë të...