LIVE UPDATES
Politike

Betimi i Bajram Begajt, 'DW': Paralajmëroi se nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërës palë

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj bëri betimin para Kuvendit të Shqipërisë. Ai kërkoi unitet për vitalitetin e kombit. Periudhën aktuale ai e quajti "një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshmet".

25 Korrik 2022, 09:19 Nga A.B
Betimi i Bajram Begajt, 'DW': Paralajmëroi se nuk do të
Bajram Begaj

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj bëri betimin para Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast para Kuvendit, Begaj theksoi se Shqipëria kishte hyrë në "në një rrugë të pakthyeshme europiane". Ai tha se dilemat dhe dyshimet "për orientimin e saj, i takon tashmë së shkuarës."

Presidenti i ri i Shqipërisë e cilësoi periudhën aktuale "një nga më të vështirat dhe me të paparashikueshmet që prej Luftës së Dytë Botërore". Begaj tha se agresioni rus "një sulm i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj popullit të Ukrainës e ka futur botën në një tjetër krizë". Ai kujtoi që në këtë situatë "Shqipëria dhe Shqiptarët...janë rreshtuar në anën e duhur, përkrah aleatëve".

Bajram Begaj tha se misionin për t'i shërbyer Kushtetutës do ta kryente mbi palët, por paralajmëroi se "nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit, që bie ndesh me këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit tonë".

Ai tha se do të këmbëngulë në bashkëpunimin mes të gjitha forcave politike, pasi "konflikti nuk është asnjëherë një shërbyes i mirë". Begaj e quajti të nevojshme ridimensionimin e besimit publik.

"Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë", tha Presidenti Begaj. Begaj u zgjodh si President nga Kuvendi i Shqipërisë më 4 qershor vetëm me votat e shumicës socialiste.

Begaj: "Dialogu, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë mishërohet në mirëqenie"

Pas betimit në Kuvend, Begaj shkoi në Presidencë, ku u prit nga Presidenti në largim Ilir Meta. Në ceremoninë që pasoi para Presidencës ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Bajram Begaj iu drejtua atje me një fjalim të shkurtër popullit.

Reforma në drejtësi me ndihmën e aleatëve strategjikë po jep frytet e saj, theksoi ai. Begaj tha "se miqtë tanë te Shqipëria e shqiptarët gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të mire besuar".

Mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE, Presidenti Begaj e quajti "një arritje të madhe më se të merituar nga Shqipëria dhe shqiptarët".

Ai tha se do të përkrahë komunikimin dhe idetë që çojnë përpara shoqërinë.

"Dialogu dhe bashkëpunimi midis forcave politike, dëgjimi i vëmendshëm i zërit të medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundësojnë që forca e tij të mishërohet në mirëqenie, zhvillim e progres për vendin" tha Begaj.

Presidenti në largim, Ilir Meta theksoi të dielën se për të kishte qenë privilegj që i shërbeu Shqipërisë si kryetar i shtetit në pesë vitet e fundit.

Në një mesazh në mediat sociale, Ilir Meta shkroi se kishte qenë "nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja në këto pesë vite si President i Republikës së Shqipërisë. I uroj më të mirat atdheut dhe kombit tonë!"

Meta priti në ditën e fundit të largimit nga posti në një takim të posaçëm ish-Komandantin Suprem të Aleatëve për Evropën, Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara, gjeneralin Wesley Clark. Meta tha se është "gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij, si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s...që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë dhe në rajon"./DW

betimi i bajram begaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet