LIVE UPDATES
Politike

BIRN: “Amendamentet Felaj”, PS miraton në mënyrë njëanshme ndryshimet ligjore për komisionet hetimore

Në rendin e ditës ishin futur për shqyrtim dhe dy projektligje të propozuara nga deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho të depozituara në prill të vitit 2022, por nismëtarët nuk u paraqitën në mbledhjen online.

19 Dhjetor 2023, 15:57 Nga Blerina Gjoka
BIRN: “Amendamentet Felaj”, PS miraton në mënyrë
Ermonela Felaj

TIRANË-Deputetët socialistë në komisionin parlamentar të ligjeve miratuan të martën ndryshimet ligjore për funksionimin e komisioneve hetimore sipas propozimeve të koleges Ermonela Felaj të depozituara vetëm 12 ditë më parë në Kuvend.

Në rendin e ditës ishin futur për shqyrtim dhe dy projektligje të propozuara nga deputetët e opozitës Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho të depozituara në prill të vitit 2022, por nismëtarët nuk u paraqitën në mbledhjen online.

Gjatë diskutimeve deputetët e PS-së argumentuan se ndryshimet disiplinonin punën dhe praktikën e funksionimit të këtyre komisioneve dhe si nevojë e interpretimeve që Gjykata Kushtetuese i kishte bërë ligjit që daton në vitin 2002 gjatë vendimmarrjeve të saj.

“Këto ndryshime disiplinojnë si sjellje ato që kthehen në normë të detyrueshme “- tha kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, relatore e projektligjit, duke shtuar se “rregullat e vendosura në ligj do të krijojnë konsolidimin e një praktike të mirë në këtë veprimtari parlamentare”.

Ndryshimet parashikojnë synon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare dhe që që të mbyllë dyert e këtyre komisioneve për publikun përmes interpretimeve evazive për mbrojtjen e të dhënave personale të dëshmitarëve, mbrojtjen e sekretit tregtar, shtetëror apo kur publiciteti mund të sjellë përhapjen e të dhënave sekrete.

Nismëtarja e ligjit tha se për mbledhjet me dyer të mbyllura është marrë si model ligji i Bundestagut gjerman dhe kodi i procedurës penale.

Po ashtu, i jepet përparësi në vendimmarrje rolit të mazhorancës politike, në rolin e sekretarit dhe vendimet me shumicë të anëtarëve, por sipas nismëtares Felaj këto ndryshime kanë hequr mekanizmat bllokues të punës në komisione.

Pandeli Majko kërkoi nga kolegët që të ketë një komunikim dhe konsensus me opozitën duke vlerësuar propozimet e Tabakut dhe e konsideroi komisionin hetimor për inceneratorët “si një nga komisionet më serioze dhe si një model për t'u konsideruar”.

Po ashtu, Felaj, tha se do merren në konsideratë ato propozime të draftit të Tabakut që reflektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese duke i cilësuar të përafërta me propozimet e saj.

Por socialistët nuk pranuan propozimin e Tabakut për përbërjen me numër të barabartë anëtarësh mes opozitës e mazhorancës dhe strukturën me dy sekretarë, duke vijuar të mbajnë shumicën dhe sekretarin e komisionit, të cilit i jepet rol kyç në detyrimin që të kundërfirmosë shkresat për provat dhe dëshmitarët.

Pas mbledhjes, Tabaku i cilësoi ndryshimet e bëra nga PS si instrumente të mazhorancës për të kontrolluar këto komisione.

“Ky ligj qartësisht ka shkaktuar probleme për mazhorancën sepse duke zbatuar ashtu siç ishte vuri para drejtësisë ministra”- tha ajo për mediat, duke iu referuar komisionit të fundit hetimor për inceneratorët të drejtuar nga Tabaku.

Sipas saj, socialistët nuk e ndryshuan ligjin për të reflektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por “e ndryshuan për ta bërë atë si instrument që sa herë do qeveria të pengojë një komision hetimor siç ka bërë deri më sot”.

Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverisjen, me pretendimin se ligji në fuqi ka nevojë për rregullime.

Rrëzimi i kërkesave për komisionet hetimore parlamentare e ka shtyrë opozitën e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që të radikalizojë qëndrimin e vet në Kuvend duke tentuar të bllokojë veprimtarinë parlamentare./BIRN 

ndryshimet ne komisionet hetimore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet