LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Efekti i akuzave të SPAK ndaj Berishës bie edhe mbi opozitën

Berisha, i cili ka dominuar skenën politike në vend që prej vitit 1991, po përballet me akuza për korrupsion pasiv për favorizimin e dhëndrit të tij, Jamambër Malltezi. Malltezi akuzohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Tiranë.

24 Tetor 2023, 20:54 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Efekti i akuzave të SPAK ndaj Berishës bie edhe mbi
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit të martën në Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë, k u ishte thirrur të merrej në pyetje në cilësinë e personit nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ai zgjodhi ta bëjë mbrojtjen e tij në një konferencë për mediat, ku e cilësoi procesin hetimor si të nxitur nga kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama. Që nga e diela kur gjykata njoftoi për masën e ndalimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit, Berisha po e trajton çështjen si një betejë politike të opozitës.

Berisha, i cili ka dominuar skenën politike në vend që prej vitit 1991, po përballet me akuza për korrupsion pasiv për favorizimin e dhëndrit të tij, Jamambër Malltezi. Malltezi akuzohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Tiranë.

Deputeti 79 vjeçar drejton ‘de facto' opozitën, pas një beteje politike brenda llojit për rimarrjen e kontrollit të Partisë Demokratike, në të cilën ishte themelues dhe kryetar i parë i saj në vitin 1991.

Dy vite më parë, Berisha u përball me atë që dukej se do të ishte fundi i karrierës së tij, pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga pasardhësi i tij, Lulzim Basha. Por pas një fushate politike brenda partisë, Berisha arriti të mbajë nën kontroll pjesën më të madhe të anëtarësisë dhe grupit parlamentar.

Sipas vëzhguesve të politikës, akuzat e fundit të SPAK përbëjnë një ndër sfidat më të mëdha për karrierën politike të Berishës, që do lenë gjurmë jo vetëm mbi të, por edhe mbi opozitën.

Robert Rakipllari, drejtor i televizionit informativ News 24, i tha BIRN se Berisha është faktori kryesor opozitar dhe hetimi i SPAK “do ta dëmtojë edhe me tej opozitën e përçarë në disa fraksione”. Por ai shtoi se hetimi nuk duhet paragjykuar, por duhet parë procesi dhe faktet që do të paraqiten.

“Hetimi i SPAK ka efekte politike për opozitën dhe demokracinë, por nuk kemi deri tani fakte se hetimi ka rrafsh politik,” tha Rakipllari.

“Ka interpretime të ndryshme lidhur me masat ndaj Berishës, siç janë detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë shtetit, të cilat duhen sqaruar më tej, por duket se ka një tejkalim të të drejtave kushtetetuese të deputetit në këtë rast,” shtoi ai.

Edhe pse Berisha është përballur me momente kritike përgjatë tre dekadave të tij në politikë, analistët besojnë se kjo është sfida më e madhe e karrierës të tij të gjatë pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sfidë, të cilën, sipas Rakipllarit,- “ai deri tani nuk ka gjetur qasjen e duhur për t'u përballur”.

Edhe për Luljeta Prognin, gazetare dhe studiuese e tranzicionit politik,  sfida me drejtësinë i ka ardhur në etapën e fundit të karrierës së tij politike, ku, sipas saj, faktori kohë dhe rikuperimi nuk është më aq i mundshëm sa ai i pas vitit 1997.

Sipas Prognit, akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij, kanë shkaktuar një dëm të madh për të si politikan dhe tek anëtarësia e Partisë Demokratike, që nuk e kanë lënë në baltë as në momentet më kritike të historisë së tij politike.

“Mendoni për një çast një ish-pronar, që kurrë nuk i mori dot pronat e trashëguara prej të parëve të tij, kur ka parë listën e pasurive të familjarit të Berishës, që thuhet se e kanë origjinën tek pronat e gjyshërve. A do ta mbështesë njësoj liderin që i ka besuar në 33 vjet?!” tha ajo.

Progni mendon megjithatë se ka një mënyrë që kostot për opozitën të minimizohen.

“Berisha mund ta zhvillonte i vetëm betejën për “Nongratën” ose betejën aktuale përballë akuzave për korrupsion dhe favorizim të familjarëve të tij dhe të mos e merrte me vete Partinë Demokratike në një fund pa lavdi,” përfundoi ajo.

Marrë nga Reporter.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet