LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Hasi zbrazet nga emigracioni, por fushata ngec tek akuzat për blerje vote

Në një zonë të prekur nga emigrimi masiv drejt Mbretërisë së Bashkuar, kandidatët për kryetarë bashkie të Hasit bëjnë premtime për parqe eolike në tokat e mbetura djerrë, ndërsa përleshen me fjalë dhe akuza për blerje vote.

26 Prill 2023, 16:46 Nga k.m.
BIRN: Hasi zbrazet nga emigracioni, por fushata ngec tek akuzat për blerje
Foto ilustruese

HAS- Në 18 prill, anëtarët e shtabit elektoral të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Hasit ndaluan djalin e kandidatit socialist, teksa drejtonte një furgon mallrash me pako ushqimore me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”. Palët i dhanë ngjarjes interpretime të ndryshme. Miftar Dauti, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, e sheh këtë si një provë të përpjekjeve të kundërshtarëve në pushtet për të blerë vota.

“Nuk e dëshiroja incidentin. Jam detyruar t’a denoncoj për të krijuar besim te elektorati,”-tha Dauti, i cili është njëherazi edhe drejtuesi lokal i grupimit demokrat të njohur si “Rithemelimi”. Kandidati socialist për bashkinë e Hasit, Beqir (Halit) Mula i mohon akuzat. Megjithëse nuk mund të japë ndonjë provë, ai akuzoi kundërshtarin për blerje të votave.

“Kundërshtari im ka si armë të vetme blerjen e votës dhe të më denigrojë mua dhe të intimidojë zgjedhësit,” tha Mula për BIRN.

Akuzat për blerje vote hapën siparin e fushatës në bashkinë e Hasit, ku të dy kandidatët kanë shpresë të fitojnë. Bashkia e Hasit është e vetmja në qarkun e Kukësit që është fituar në garë nga socialistët në vitin 2011 dhe ka qenë prej atëherë në drejtimin e tyre. Megjithatë, në zgjedhjet e fundit opozita mori rreth 2 mijë vota më shumë se mazhoranca.

Bashkia hyn te njësitë e vogla, ku popullsia është gërryer nga emigracioni masiv. Kreu i KZAZ-së, Sahit Jaku i tha BIRN se ata presin rreth 8 mijë votues – më pak se gjysma e atyre që janë të regjistruar. 

Mullinj me erë

Ndërsa Hasi vuan prej vitesh emigracionin masiv, kryesisht drejt Mbretërisë së Bashkuar, kandidatët nuk duket se kanë ndonjë shpresë të ndalin largimet. Në të kundërt, kandidati opozitar thotë se sapo është kthyer nga një takim me rreth 600 emigrantë hasianë në Angli, për të cilët thotë se i kanë ofruar mbështetje.

“Hasjanët në Angli janë të lidhur shumë me vendlindjen. Jam surprizuar me takimin që pata me ta në Angli. Ishin rreth 600 veta në takim. Shumë prej tyre ishin të gatshëm të bashkëfinancojnë me bashkinë e Hasit projekte të ndryshme,”- tha Dauti.

Kandidati i opozitës thotë se ka projekte zhvillimi për Hasin, duke listuar ato për energjinë eolike (të erës) dhe zhvillimin e blegtorisë, kryesisht atë të dhisë së Hasit. Por njëkohësisht, ai premton përmirësim të marrëdhënie ndërshtetërore me Kosovën dhe hapjen e pikë-kalimit të ri kufitar dhe lidhjes me rrugë të Pogajve me Gorozhupin e Hasit të Prizrenit.

Në krahun tjetër, kandidati socialist Mula premton një Has digjital. Ai thotë se në 6 muaj do të krijojë hartën digjitale, ku bashkia të marrë nën kontroll territorin si dhe do të marrë pronësinë e tokave djerrë të krahinës. Edhe Mula premton se do të zhvillojë parqe të energjisë së erës.

“Më pas të thithim investime në tokat djerrë si për parqe eolike dhe fotovoltaike,” thotë kandidati.

Të dy kandidatët kanë premtime të mëdha edhe për të ndihmuar blegtorinë dhe bujqësinë e rajonit. Mula premton dyfishimin e krerëve dhe sipërfaqes së mbjellë dhe thotë se do të apelojë në ndihmën e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR.

Edhe pse zona e Hasit ka qenë e njohur si një ndër zonat kryesore bujqësore dhe blegtorale në verilindje të Shqipërisë, aktualisht aty ka vetëm 2 agronomë dhe dy veterinerë, të katërt në prag të pensionit. Mula thotë se e ka një zgjidhje për këtë dhe premton se bashkia do të stimulojë financiarisht maturantët “për të studiuar për agronomi dhe veterinari”, ndërsa rivali i tij, Dauti e kërkon zgjidhjen te diaspora.

“Do të importojmë kapacitetet për të realizuar projektet,” tha Dauti.

Kërcënimet dhe akuzat

Të mbetur pa kandidat të vetin, Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Alibeaj i ka ofruar mbështetjen e vet Dautit, i cili në Has nuk rivalizohet nga lufta brenda llojit. Grupet opozitare të Hasit duken të bashkuar për të rimarrë kontrollin e bashkisë. Sahit Jaku, mjeku që përfaqëson PD-në zyrtare dhe po ashtu drejton KZAZ-në e Hasit, i tha BIRN se ata do të mbështesin kandidatin e koalicionit të Berishës.

“Në këto zgjedhje, bashkia e Hasit kërkon një figurë tjetër, pasi është bastion i së djathtës, por prej 12 vitesh udhëhiqet nga e majta. Duhet të ndryshojë edhe për hir të komunitetit hasjan,” tha Jaku.

Ai e lidh emigracionin masiv me keqqeverisjen dhe beson se kjo mund të ndryshojë me ndryshimin në krye të bashkisë.

“Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur largime masive. A mos ndryshimi i pushtetit i frenon këto largime?”, pyet ai.

Bashkimi i opozitës rreth kandidaturës së tij i ka dhënë besim Dautit se mund t’i fitojë zgjedhjet.

“Hasi është në maxhorancë i djathtë. Në zgjedhjet e vitit 2021, si Parti Demokratike në Has nën drejtimim tim morëm një rezultat historik me 2106 vota më shumë se PS-ja,”- thotë Miftar Dauti, drejtues lokal i PD-së edhe në kohën kur partia drejtohej nga Basha.

Ai po ashtu ka një autokritikë. Edhe pse PD ka që prej 2011 në opozitë në Has, Dauti thotë se paraardhësit e tij demokrarë kishin keqqeverisur. Por autokritikë kanë bërë edhe të majtët. Liman Morina, i cili mori bashkinë në zgjedhjet pa garë të 2019, thotë se nuk garoi për herë të dytë, pasi nuk kishte arritur rezultatet.

“Nuk i realizova të gjitha punët dhe mora përgjegjësinë mbi vete,”-tha ai.

Gjithsesi, palët duken më shumë të fokusuara te akuzat ndaj njëri- tjetrit. Dauti këmbëngul se ndalimi i furgonit me ndihma nuk është episodi i vetëm në drejtim të përpjekjeve për të blerë votuesit.

“I kam bërë thirrje rivalit tim për të vendosur disa piketa për fushatën, por nuk ka pranuar,”- tha ai.

Por në shtabin socialist, akuzave u përgjigjen me akuza. Pandeli Majko, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit pretendon se blerës janë kundërshtarët dhe paralajmëron kandidatin e opozitës se pushteti i socialistëve është më jetëgjatë se zgjedhjet e 14 majit.

“E kam një porosi. Kandidati i PD-së të mos bëjë presion rrugëve të Hasit, pasi PS-ja është në pushtet edhe pas 14 majit,” tha Pandeli Majko./BIRN

has zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj