LIVE UPDATES
Politike

PD çon Majlinda Bufin në SPAK: Kryebashkiakja e Roskovecit ka abuzuar me tre tendera, i dha në shkelje flagrante me ligjin

Ky kallëzim penal i është dërguar për kompetencë SPAK-ut. Xhaxhaj thotë se në datat 28 janar 2021, 11 shkurt 2021 dhe 11 shkurt 2021, Bashkia Rroskovec, ka kryer procedura prokurimi në shkelje flagrante me ligjislacionin në fuqi. 

26 Prill 2023, 14:42 Nga m.s
PD çon Majlinda Bufin në SPAK: Kryebashkiakja e Roskovecit ka
Majlinda Bufi

ROSKOVEC- Kryetari i Partisë Demokratike Dega Rroskovec, Emels Xhaxhaj ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kryebashkiakes Majlinda Bufi, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Ky kallëzim penal i është dërguar për kompetencë SPAK-ut. Xhaxhaj thotë se në datat 28 janar 2021, 11 shkurt 2021 dhe 11 shkurt 2021, Bashkia Rroskovec, ka kryer procedura prokurimi në shkelje flagrante me ligjislacionin në fuqi. 

Më tej thuhet se autoriteti i Bashkisë Rroskovec nuk duhet të kishte lejuar shkeljet ligjore. Sipas tij, ndodhur para këtyre kushteve, ka bërë kallëzimin penal. Në të njëjtën kohë, Xhaxhaj ka shprehur angazhimin për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen përpara përgjegjësisë së të akuzuarës për veprat penale të kallëzuara si “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” (katër herë), përvec ekzistencës së vlerësimit të konsumimit edhe të veprave të tjera si “Dëmtim dhe cënim të interesave publike” ,”Mungesë e theksuar transparence ndaj qytetarëve” apo figura të tjera penale që mund të vlerësohen nga organet e akuzës.

PADIA:

KALLËZUES: Partia Demokratike Dega Rroskovec, me drejtues të saj Z. Emels Xhaxhaj

KUNDËR: Bashkia Rroskovec, me drejtuese Zj.Majlinda Bufi, e bija e Daut dhe Nadire lindur në Roskovec më 20/05/1972 dhe banuese në Roskovec, me shtetësi Shqipëtare.

OBJEKTI:         Kallëzimi i veprimeve të paligjshme që përmbajnë elementë të figurës së veprës  penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” (katër herë).

BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

                                 Neni 283 i Kodit të Procedurës Penale;

                                 Nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

                                 Ligji nr. 9643/2006 “Për Pokurimin Publik” (i ndryshuar);

                                 VKM Nr.1, date 10.01.2007  “Per miratimin e rregullave te prokurimit    

                                 Publik”(i ndryshuar)

DREJTUAR: PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT

                             TË ORGANIZUAR (SPAK)

                              PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË                                                                                                                                                                                                                                              

PËR DIJENI:PROKURORISË SË PËRGJITHSHME   T I R A N Ë

Të nderuar zonja/zotërinj Prokurorë,

1. Unë Kallëzuesi Z. Emels Xhaxhaj, pasi kam ndjekur në vijimësi dhe me shumë shqetësim prej disa kohësh disa fakte të denoncuara dhe bërë publike lidhur me disa procedura prokurimi, kryer në shkelje të hapur me Ligjin nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar), VKM Nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”(i ndryshuar),  procedura të bëra  publike edhe në faqen  zyrtare të APP-së,  si dhe pasi jam vënë në dijeni të dokumenteve, fakteve e provave të këtyre procedurave në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në cilësinë e personit që kam marrë dijeni për disa vepra penale, paraqes këtë kallzim pranë Institucionit Tuaj duke parashtruar se:

2. Nga informacioni dhe dokumentacioni që jam vënë në dijeni, rezulton se:

a) Procedurat e Prokurimit me kontrata të lidhura:

1. REF-85178-01-28-2021.         

3. Pasi kam analizuar të gjithë dokumentacionin që disponoj, si dhe jam konsultuar me profesionistë të fushës përkatëse juridike e financiare, Unë kallzuesi, vlerësoj se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga personat e cituar në këtë kallzim, përbëjnë vepra penale.

4. Bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, po depozitoj këtë kallëzim penal përpara organit të akuzës me qëllim fillimin e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë Rroskovec Zj.Majlinda Bufi, përgjegjëse për procedurat e sipercituara dhe shkeljet e lejuara nga vet ajo duke ngarkuar me përgjegjësi edhe punonjësit e kësaj bashkie, të cilet kanë qënë zyrtarët prokurues të këtyre procedurave prokurimi.

II.RRETHANAT E ÇËSHTJES:

5. Në datat 28/01/2021, 11/02/2021, 11/02/2021………, Bashkia Bashkia Rroskovec, ka kryer procedura prokurimi në shkelje flagrante me ligjislacionin në fuqi.

Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni 283 i Kodit të Procedurës Penale; Nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal; Ligji nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar); VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik”(i ndryshuar) si dhe Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, autoriteti i Bashkisë Rroskovec nuk duhet të kishte lejuar shkeljet ligjore të sipërpërmendura, por kishte përgjegjësi ligjore dhe vijuar në zbatim dhe në respektim të akteve ligjore e nënligjore ne fuqi.

Duke u gjendur përpara këtyre kushteve, me detyrimin që më njeh ligji si qytetar i këtij qyteti dhe postit publik që përfaqësoj, ushtroj këtë kallëzim penal.

Jam i hapur për bashkëpunim, në zbardhjen e këtij fakti penal, shpreh angazhimin tim maksimal për të vërtetën dhe vendosjen përpara përgjegjësisë së të akuzuarës për veprat penale të kallëzuara si “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” (katër herë), përvec ekzistencës së vlerësimit të konsumimit edhe të veprave të tjera si “Dëmtim dhe cënim të interesave publike” ,”Mungese e theksuar transparence ndaj qytetarëve” apo figura të tjera penale që mund të vlerësohen nga organet e akuzës.

Në pritje të veprimeve procedurale sa më sipër, shprehim konsideratën tonë Institucionit tuaj!

majlinda bufi pd padit majlinda bufin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet