LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Komisioni i ligjeve miraton financimin për portin e ri me kundërshtimin e opozitës

Rialokimi i 400 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano pasi porti ekzistues u dha për ndërtim pallatesh, u kundërshtua nga opozita në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ndërsa Ministria e Financave këmbënguli që financimi nuk kishte lidhje me projektin e Durrës Yacht Marina.

18 Mars 2024, 20:20 Nga r.ll
BIRN: Komisioni i ligjeve miraton financimin për portin e ri me
komisioni i ligjeve

TIRANË- Socialistët miratuan të hënën vetëm me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve Aktin Normativ të qeverisë për ndryshime në Buxhetin e shtetit 2024, ku parashikohet një rialokim fondesh për ndërtimin e një porti tregtar në Porto Romano, pasi qeveria dha me koncension portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe.

Ndryshimet në buxhet parashikojnë që rreth 400 milionë euro të shpenzohen në tre vitet e ardhshme për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano duke hequr dorë nga ideja fillestare për të gjetur financim të huaj për ndërtimin e tij.

Deputetët e opozitës që u rikthyen në komision pas marrëveshjes politike që i jep fund protestës së tyre në Kuvend, e kundërshtuan Aktin Normativ si antikushtetues dhe financimin për portin e ri si një pasojë e marrëveshjes “korruptive” për portin ekzistues.

Deputeti Gazment Bardhi kërkoi që ndryshimet në buxhet të kalonin në të njëjtën procedurë kushtetuese që është parashikuar për miratimin e Buxhetit dhe jo me Akt Normativ të Këshillit të Ministrave.

“Akti Normativ bie ndesh me Kushtetutën”- tha ai duke e cilësuar procedurën si marrje të kompetencave të Kuvendit nga Këshilli i Ministrave.  Më tej ai kundërshtoi ndryshimet e propozuara dhe alokimin e fondeve për projektin e ndërtimin e portit të ri tregtar.

“Kur është miratuar ligji korruptiv për Portin e Durrësit kanë dalë garant ministrat se do të ketë zero para nga buxheti i shtetit sa i takon projektit të portit të ri”- tha ai duke shtuar se këto janë pasojat që sjell ligji klientelist për faljen e portit pa garë dhe pa transparencë.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi bëri një analizë shifrash për humbjet, që sipas tij, ka pësuar shteti shqiptar nga vendimet e qeverisë për dhënien e Portit të Durrësit. Sipas tij, shqiptarët do të humbin një port të rëndësishëm funksional, financimin e Bashkimit Europian për rritjen e kapacitetit të tij, faljen e tokës dhe taksave dhe ndërkohë po u shtohet një fature e rëndë për ndërtimin e një porti të ri.

“Praktikisht ajo që po bëni ju është se po i hiqni rreth 400 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve për të ndërtuar një gjë që e kanë sot”- theksoi ai.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e PS-së në komision tentuan ta shihnin këtë financim si një gjë të ndarë nga marrëveshja për konçensionin e Durrës Yacht Marina.

“Kur është bërë diskutimi për projekt-buxhetin e vitit 2024 është diskutuar porti i ri tregtar në Porto Romano, që mos ta ngatërrojmë me projektin e Portit të Durrësit, që ishte planifikuar me financim të huaj”- tha kryetarja e komisionit Klotilda Bushka, duke iu referuar relacionit të qeverisë.

Edhe zëvendësministrja e Financave, Elda Xhemali shtoi pas saj se, “ky financim nuk ka lidhje me marrëveshjen që i referoheni ju”.

“Ky projekt ka qenë në Buxhetin e 2024, e vetmja gjë që shtohet me Akt Normativ është TVSH”- tha ajo duke sqaruar më tej se “ka qenë parashikuar me financim të huaj dhe po bëhet me financim të brendshëm”.

Përgjigjia e saj u konsiderua si një “gënjeshtër e re” nga deputetët e opozitës, të cilët iu referuan premtimeve të bëra më para nga përfaqësues të qeverisë në komision se porti i ri do të bëhej me zero financim nga buxheti i shtetit.

“Nëse s'do prekej ky port që kemi, nuk ishte nevoja të merrnim 400 milionë nga xhepat e shqiptarëve”- replikoi Bylykbashi.

Sipas Aktit Normativ 9.8 miliardë lekë do të duhet të jepen këtë vit për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano ndërsa në dy vitet në vijim pritet të jepen edhe 14.7 miliardë lekë në vit për një total prej 39.2 miliardë lekësh.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama e dha me koncesion portin e Durrësit pas negociatave private, në të cilat, në së paku në një rast, u gjetën duke ngrënë në një restorant luksoz në Dubai, të ftuar nga kompania që fitoi koncesionon.

Relacioni i qeverisë që shoqëron projektligjin thotë se ndryshimi i buxhetit përmban mes të tjerash: “Riklasifikimin e projektit të ‘Portit të ri tregtar – Porto Romano, Durrës', si investim me financim të brendshëm.” Sipas relacionit, “për këtë projekt, i cili në ligjin fillestar të buxhetit 2024 ishte planifikuar me financim të huaj, është kërkuar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të financohet me burime të brendshme, përkatësisht në vlerën 9.8 miliardë lekë (me TVSH) për vitin 2024 dhe nga 14.7 miliardë lekë për secilin vit buxhetor 2025-2026.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që Shqipëria të mos bëjë ndryshime në ligjin e buxhetit me akt normativ por t'ia nënshtrojë procedurave të rregullta parlamentare për shkak se në sistemet demokratike buxheti i shtetit duhet të miratohet nga parlamenti pas debateve të plota ndërsa aktet normative janë instrumente që i lejojnë qeverisë të ndjekë një rrugë të shkurtër që përfshin kryerjen e shpenzimeve pa miratim paraprak parlamentar dhe shmangien e procedurave të rregullta dhe debateve ballafaquese.

Ndryshimi i buxhetit me akt normativ gjithsesi është një traditë që ka nisur nga qeveria e mëparshme dhe është vijuar nga qeveria aktuale.

Marrë nga BIRN.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj