LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Ministria e Drejtësisë po keqinformon për negociatat me BE

Ministria e Drejtësisë njoftoi zyrtarisht nisjen e negociatave me BE për grupin e kapitujve themelorë, pavarësisht se ky proces nuk ka nisur dhe nuk dihet saktësisht se kur do të fillojë.

30 Shtator 2022, 19:20 Nga k.m.
BIRN: Ministria e Drejtësisë po keqinformon për negociatat me BE
Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë shpërndau një njoftim zyrtar të mërkurën, përmes së cilit pretendonte se Shqipëria kishte nisur negociatat me Bashkimin Europian për grupin e kapitujve themelorë, me fokus kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”. I shoqëruar me një foto nga takimi i grupit negociator për çështjet e gjyqësorit me përfaqësues të Bashkimit Europian, njoftimi theksonte gjithashtu se negociimi i kapitujve themelorë koordinohej nga Ministria e Drejtësisë.

Por ndryshe nga ç’njoftoi Ministria e Drejtësisë, negociatat për grupin e kapitujve themelorë jo vetëm që nuk kanë nisur, por nuk dihet ende me saktësi se kur pritet të nisin.

Shqipëria ndodhet në fazën e parë të negociatave, fazën screening, e cila nisi me konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe parashikohet të zgjasë deri në 14 muaj para se të nisin negociatat për kapitujt. Ndërsa takimi i lajmëruar nga Ministria e Drejtësisë është pjesë e takimeve shpjeguese për “Acquis”, që përgatisin vendin kandidat për përafrimin e legjislacionit me atë të BE. Kjo u konfirmua përmes një postimi në Twitter edhe nga zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, e cila është njëherazi edhe negociatorja e Shqipërisë për kapitullin 23.

E pyetur nga BIRN mbi arsyet e mashtrimit të opinionit publik për ecurinë e procesit, Ministria e Drejtësisë nuk ktheu përgjigje deri në publikun e këtij shkrimi.

Ekspertë në fushën e integrimit europian thonë se nuk mund të ngatërrohen fazat apo terminologjia e përdorur për të përshkruar procesin e negociatave.

Gjergji Vurmo, drejtor programi pranë IDM-së, i tha BIRN-it se “aktualisht po bëhet screening, jo negociata”. 

“Negociatat reale fillojnë në konferencën e dytë ndërqeveritare, pasi të përfundoje screening i kapitujve,”-tha ai duke iu referuar njoftimit të ministrisë.

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë luajtur politikisht me termat duke i paraqitur shpesh publikut arritje imagjinare në procesin e integrimit. Shqipëria mori statusin kandidat në vitin 2014 dhe vetëm në korrik të këtij viti çeli zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, por qeveria kishte hapur disa herë shampanjën e çeljes së negociatave, duke përdorur raportet e Komisionit Europian që i sugjeronin Këshillit të BE-së këtë vendim.

Negociatat kalojnë nëpër tre etapa kryesore: Në shqyrtimin analitik të legjislacionit (Screening); në hapjen dhe zhvillimin e tyre për çdo kapitull të “acquis” dhe në mbylljen e negociatave për çdo kapitull dhe nënshkrimin e Traktatit të Aderimit./BIRN

shqiperia ne be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet