LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Ndryshimet e reja në kabinet forcojnë ‘kultin e Ramës’ në qeverisje

Në fund të një fjalimi të gjatë para Kongresit të Partisë Socialiste, Rama njoftoi pa shpjegime se kishte vendosur që të largonte ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe atë të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

29 Korrik 2024, 18:34 Nga Blerina Gjoka

 

BIRN: Ndryshimet e reja në kabinet forcojnë ‘kultin e
Edi Rama

 

TIRANA- Në një skenë që ngjante si një “deja vu” e një viti më parë, kryeministri Edi Rama ia doli të dielën që të suprizojë edhe njëherë me ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar, ku pritet të ulen në detyrat kyçe tre ministra të rinj pa përvojë politike dhe pothuajse të panjohur për publikun. Në fund të një fjalimi të gjatë para Kongresit të Partisë Socialiste, Rama njoftoi pa shpjegime se kishte vendosur që të largonte ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe atë të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Balla, një funksionar i hershëm i Partisë Socialiste, do të zëvendësojë Elisa Spiropalin në ministrinë pa portofol të Marrëdhënieve me Parlamentin, pas promovimit të kësaj të fundit si kryetare e Kuvendit. Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërkohë që Mete ikën nga Ministria e Financave më pak se një vit pas emërimit. Tre ministrat e rinj u përzgjodhën nga Rama nga nivelet e dyta të qeverisjes.

Ervin Hoxha, 46 vjeç, do të ngjitet në krye të Ministrisë së Brendshme në një debutim politik pas një karriere si funksionar i Policisë së Shtetit dhe drejtues i disa institucioneve të tjera teknike, ndërsa ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit. Ndërkohë, Rama ia besoi ministrinë e Financave Petrit Malajt, i cili iu prezantua publikut për herë të parë në janar të këtij viti kur u emërua drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN.

Emrat e rinj të ministrave së bashku me Spiropalin si kryetare e Kuvendit pritet të marrin aprovimin e Parlamentit në një seancë plenare të jashtëzakonshme të paralajmëruar për të martën. Emërime të tilla të befta në kabinetin qeverisës po kthehen në një normë të kryeministrit Edi Rama, të paktën që nga përfundimi i mandatit të tij të parë në vitin 2017. Por vëzhgues dhe analistë të politikës i shohin ndryshimet e reja si një shenjë të mëtejshme të forcimit ‘të kultit të individit” në krye të qeverisë dhe të Partisë Socialiste.

“Zgjedhja për ministra e emrave që nuk i thonë asgjë publikut dhe që gazetarëve u duhet google për të mësuar se kush janë, tregon se sistemi karrierës në PS varet vetëm nga vullneti i kryeministrit!” tha për BIRN gazetari Lutfi Dervishi.

Sipas tij, këto emërime nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim në këto dikastere, pasi edhe më parë, “disa emërime ministrash kanë rezultuar fiasko”.

“Zara në një lojë tavlle”

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet në fund të mandatit të tij të tretë qeverisës dhe në kërkim të një mandati të katërt të paprecedentë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ndërsa qeverisja e tij është dominuar nga problemet, Rama vetë ia ka dalë t'u mbijetojë deri më tani skandaleve që kanë çuar nën akuzë për korrupsion një ish-zv.kryeministër, dy ministra si dhe bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij.

Ndryshimet e shpeshta të Ramës në kabinetin e tij janë diktuar shpeshherë nga këto skandale, por janë parë gjerësisht si një makiazh më tepër sesa ndryshime për përmirësimin e qeverisjes. Ndryshe nga herët e tjera, emërimet e fundit interpretohen si një tregues i autoritetit në rritje të Ramës si në parti, ashtu edhe në qeverisje. Armand Shkullaku, analist politik dhe drejtues i medias kritike Lapsi.al i tha BIRN se mënyra se si Rama po i bën ndryshimet në qeveri apo në detyra të tjera të larta shtetërore ka rrëzuar parimet e demokracisë përfaqësuese në përgjithësi.

“Nuk janë gjë tjetër veçse manifestimi arrogant i kultit të individit që Edi Rama mëton tashmë t'ua bëjë të qartë të gjithëve,” tha Shkullaku.

“Nuk ka më rëndësi as karriera politike, përfaqësimi i qyetarëve, profili publik, por janë tekat dhe trillet e liderit ato që vendosin se çfarë dhe kë meritojnë qytetarët në qeverisje,” shtoi ai.

Shkullaku i përshkruan ministrat si “zara në një lojë tavlle”, që rrotullohen në varësi të humorit të kryeministrit, ndërsa eksperimentet e tij me emrat e rinj si një shfaqje të nënshtrimit dhe “poshtërimit që ai i ka bërë Partisë Socialiste”.

Irena Beqiraj, një konsulente financiare që shërbeu si zv.ministre dhe këshilltare në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në vitet 2015-2017 beson gjithashtu se ndryshimet në qeveri janë shenjë e autoritarizmit të kryeministrit. Beqiraj shtoi gjithashtu se ministrat e rinj janë emra pa asnjë rëndësi për publikun, por që i japin mundësinë Ramës që të shfaqet si “lider transformues” – ndonëse eksperimente të ngjashme në të shkuarën kanë kaluar sipas saj pa asnjë gjurmë në Partinë Socialiste.

“Ata nuk do të duhet të shohin asgjë tjetër veç dritë të ‘shkëlqyer' dhe do të duhet të bëjnë atë që u kërkohet,” tha Beqiraj, ndërsa shtoi se kur punët nuk shkojnë mirë, ata duhet të mbajnë gjithashtu edhe përgjegjësi personale.

Zgjedhjet e ardhshme

Ndryshimet e së dielës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama nuk mund të shihen ndarazi nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat u paraprinë nga korrektime të Kodit Zgjedhor në marrëveshje me Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në Kongresin e së dielës, Rama gjithsesi i tejkaloi këto zgjedhje dhe foli për vizionin e tij për Shqipërinë e vitit 2030. Sipas Lutfi Dervishit, me ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama u çoi një mesazh vartësve të tij në parti.

“Ndryshimet e fundit në vitin zgjedhor i dërgojnë mesazhin deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të PS-së se fushata e ardhshme do të jetë e fushata e liderit,” tha Dervishi.

Përtej mesazhit politik, ndryshimet në dy portofolet kyçe të qeverisë së Ramës komentohen të jenë motivuar edhe nga arsye praktike. Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave luajnë historikisht një rol të rëndësishëm në vitet zgjedhore për menaxhimin apo financimin e proceseve të kushtueshme, ku në të shkuarën ka pasur akuza për përfshirjen e personave me rekorde kriminale apo lëvrimin e miliona eurove për investime. Shkullaku nga Lapsi.al vlerëson se të paktën në këto dy ministri, ndryshimet janë bërë edhe në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

“Edi Rama ka nevojë të ndikojë si gjithnjë tek vota e lirë dhe Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave janë tepër të ndjeshme në këtë drejtim,” përfundoi ai./ BIRN

edi rama

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion