LIVE UPDATES
Politike

BIRN: OPDAT dhe BE kundërshtuan (vet)promovimin e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

Edhe pse kërkesa e këshillave për amendimin e ligjit u hodh poshtë nga ndërkombëtarët, KLP dhe KLGJ bënë një sy qorr duke bërë transferimin paralel të tre anëtarëve nga rrethet në Tiranë.

3 Korrik 2023, 22:30 Nga k.m.
BIRN: OPDAT dhe BE kundërshtuan (vet)promovimin e anëtarëve
Përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një seancë me Komisionin e Çështjeve Ligjore në Kuvend

Ekspertët ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian dhe misionit amerikan, OPDAT kanë kundërshtuar një propozim që ka ardhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të ndryshuar ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve,” i cili ndalon transferimet paralele dhe rritjet në detyrë të anëtarëve të këtyre këshillave. Sipas një dokumenti të siguruar nga BIRN, ‘EU-JUST' dhe ‘OPDAT' e cilësojnë “të parekomandueshëm” një ndryshim të tillë, duke kërkuar që të ruhet standardi i vendosur në reformën e drejtësisë, e miratuar me konsensus politik në vitin 2016.

“Transferimi paralel nga gjykata/prokurori jashtë Tirane për në Tiranë apo gjykata/prokurori të tjera afër saj, konsiderohet zhvillim (ecuri) në karrierë,”- theksohet në dokument.

“Ky është një standard i vendosur në reformë dhe këshillohet të ruhet”, shtojnë ndërkombëtarët në opinionin drejtuar një grupi pune në Komisionin e Ligjeve. Ligji “Për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i miratuar në vitin 2016, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, ndalon rritjen në karrierë për anëtarët e këshillave gjatë kohës që janë në detyrë dhe për një periudhë 3-vjeçare pasi u ka mbaruar mandati. Reforma në drejtësi premtonte rikthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë përmes një procesi të përkohshëm vetingu dhe krijimit të institucioneve të reja si KLGJ dhe KLP, të cilat duhet të luftonin korporatizmin, të forconin pavarësinë dhe llogaridhënien.

Megjithatë, në shtator 2022, KLGJ dhe KLP dërguan në Kuvend një sërë propozimesh ligjore për të “korrektuar” reformën në drejtësi, 6 vite pasi ajo u miratua me konsensus të gjërë politik dhe mbështetje të ndërkombëtarëve. Në propozimet e dërguara në Kuvend të dy këshillat kërkojnë që të ulet kohëzgjatja për promovin e anëtarëve dhe ndryshimi i ndalimit për transferimet paralele.

Ulja pjesërisht e kohëzgjatjes së ndalimit për ngritjen në detyrë të ish-anëtarëve të Këshillit si dhe heqja e ndalimit për transferimet paralele synon të adresojë vakancat në sistem,”- argumentojnë ata.

“Magjistratët që përmbushin kriteret për tu bërë anëtar Këshilli, vlerësojnë më atraktive ngritjen në detyrë në gjykata më të larta se sa anëtarësinë (që pasohet nga një ndalim për ngritje në detyre dhe transferim)”, theksojnë ato.

Edhe pse kanë qënë të vetdijshëm që ligji nuk i lejonte transferimet paralele të anëtarëve, KLGJ dhe KLP kanë bërë një sy qorr ndaj ligjit. Në kundërshtim me ndalimet ligjore, në prill KLP vendosi të transferojë në Tiranë nga rrethet dy anëtaret e veta, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi. Më 31 janar 2023, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës./BIRN

klp klgj

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën