LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Opozita reagon e përçarë ndaj ftesës së Ramës për reforma në “interes të kombit”

Rama, i cili po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm me synimin për të fituar një mandat të katërt, gjë që do ta bëjë atë kryeministrin e dytë më jetëgjatë në historinë e vendit, përballet me një opozitë të përçarë, por edhe me një reputacion tejet të ulët të qeverisë së tij, të përfshirë në skandale të njëpasnjëshme korrupsioni.

8 Maj 2024, 18:10 Nga I.A
BIRN: Opozita reagon e përçarë ndaj ftesës së
Edi Rama

TIRANË- Disa nga udhëheqësit e opozitës hodhën poshtë të mërkurën ftesën e kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar për një rezolutë dhe një komision të posaçëm parlamentar, mandati i të cilit do të jetë që të “luftojë korrupsionin”. Gjithsesi, Gazmend Bardhi, kreu i grupit më të madh parlamentar të opozitës, la një derë hapur për bashkëpunim.

Rama, i cili po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm me synimin për të fituar një mandat të katërt, gjë që do ta bëjë atë kryeministrin e dytë më jetëgjatë në historinë e vendit, përballet me një opozitë të përçarë, por edhe me një reputacion tejet të ulët të qeverisë së tij, të përfshirë në skandale të njëpasnjëshme korrupsioni.

Në një fjalim që zgjati më shumë se dy orë të martën, Rama tentoi të argumentojë se skandalet e korrupsionit nuk ishin përgjegjësi e tij, ndërsa u ankua për “përpjekje për të helmuar publikun”. Rama pretendoi se po linçohej në injorim të fakteve dhe hodhi poshtë si jopraktike sugjerimin që ai të marrë përgjegjësi politike mbi skandalet e shumta për korrupsion duke dhënë dorëheqjen, me pretendimin se Shqipëria nuk ka kapacitetin e nevojshëm administrativ për të mbijetuar pa qeveri, siç ndodh rëndom në Belgjikë.

Nga fundi i fjalimit 13 mijë fjalë të gjatë, Rama u kthye te biznesi i qeverisjes, duke shpallur një iniciativë për një rezolutë parlamentare, e cila bën thirrje për krijimin e një komisioni parlamentar me qëllim luftën kundër korrupsionit.

“Thirrja ime sot për të gjithë  ata që janë kundër nesh është shumë e thjeshtë, […] le ta krijojmë një hapësirën […]një vend pune të përbashkët, [… për të] identifikuar hapa që duhen marrë dhe masa që duhen ndërmarrë,” deklaroi Rama.

Rezoluta, sakaq e përgatitur nga grupi i tij parlamentar, bën thirrje për krijimin e një komisioni parlamentar që duhet të punojë për të identifikuar nevojat për të luftuar korrupsionin. Një nga qëllimet e rezolutës dhe të komisionit të posaçëm është që të “forcojë” kapacitetet e kuvendit për të mbikëqyrur qeverinë dhe institucionet e pavarura me qëllim që të realizojë funksionon e vet kushtetues.

Gjithsesi, kritikët e shohin si një tentativë lehtësisht të maskuar dhe të përsëritur për të sulmuar Prokurorinë e Posaçme, e cila sakaq ka arrestuar disa dhjetëra zyrtarë nën akuza për korrupsion, hetimet e së cilës kanë njollosur më tej imazhin e qeverisë, e cila gjerësisht perceptohet si e prekur nga korrupsioni sistemik. Rama i mohon aludimet.

Enkelejd Alibeaj, një deputet nga Partia Demokratike zyrtare, njoftoi votën kundër për rezolutën. Ai e konsideroi absurd faktin që propozimi për të luftuar korrupsionion vjen “nga kryeministri më i korruptuar i qeverisë më të korruptuar”.

“Synimi është të ndërhyhet në Reformës në Drejtësi përmes parlamentit,” deklaroi Alibeaj.

Ilir Meta, një udhëheqës tjetër i opozitës, i tha gazetarëve gjithashtu se Rama nuk ka besueshmëri për reforma anti-korrupsion. “Nuk pret askush reforma nga Rama,” tha ai.

Gjithsesi, Gazmend Bardhi, kreu i Partisë Demokratike nga grupi i rithemelimit, grupi që kontrollon numrin më të madh të deputetëve të opozitës, la një derë hapur për kompromis.

Ndërsa kritikoi Ramën si njeri që “as nuk dëshiron dhe as nuk arrin do të ndërtojë një shtet evropian dhe demokratik,” Bardhi shtoi se ai “do të ketë kontributin tonë”, në kuadër të thirrjes për të bashkëpunuar për integrimin evropian të vendit. Pyetur në mënyrë të përsëritur nga gazetarët se për çfarë konkretisht ai do të kontribuonte, Bardhi refuzoi të japë detaje.

Grupi i tij parlamentar është pjesë e një kompromisi tjetër me maxhorancën qeverisëse, që solli si rezultat rikthimin e opozitës në Kuvend dhe ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare. Kompromisi pati gjithashtu si produkt edhe lirimin apo shkurtimin e dënimit për rreth 100 subjekte të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përfshirë shkurtimin e dënimit për një ish-kryetar bashkie. Kompromisi për amnistinë u pa nga shumë vëzhgues si një instrument që dërgon mesazhin e gabuar në luftën kundër korrupsionit.

Gjithsesi, ambasada e SHBA-së në Tiranë iu përgjigj kërkesave mediatike për koment duke e cilësuar iniciativën e Ramës si “premtuese”.

“…Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme […] dhe që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike,” bëri të ditur ambasada.

Rama po përgatitet për fushatën elektorale të vitit të ardhshëm, në të cilën do të kërkojë mandatin e katërt radhazi si kryeministër, duke u përpjekur në këtë mënyrë të bëhet  kryeministri më i gjatë në historinë e vendit pas Mehmet Shehut, i cili qeverisi për 27 vite gjatë kohës së komunizmit.

Iniciativa për një komision parlamentar reformash të kësaj natyre nuk është e para. Në vitin 2022, një grup ekspertësh pranë socialistëve propozuan ndryshime në shumicën e ligjeve që qeverisin sistemin e drejtësisë dhe parashikuan edhe një “njësi konsulence ligjore” pranë SPAK, në të cilën do të mund të punonin edhe ekspertë jomagjistratë. Iniciativa u vra në vitin 2023 nga një koment negativ nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët e cilësuan si “kthesë e gabuar” në reformën në drejtësi.

Ndërsa në vitin 2020, partnerët perëndimorë të Shqipërisë paralajmëruan për rrezikun e një “kompromisi pas dyerve të mbyllura”, me synimin “për të vrarë reformën në drejtësi”.

Marrë nga Reporter.al

edi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj