LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Përmbysja në Dibër zhgënjen demokratët, ndërsa PS i hedh sytë nga lista e hapur

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në KZAZ e qarkut të Dibrës janë të dëshpëruar nga rezultati dhe fajësojnë për këtë makinerinë elektorale të Partisë Socialiste, e cila nga ana e saj po rivalizon se cilët nga kandidatët e listës së hapur do të shkojnë në Kuvend.

12 Maj 2025, 21:24 Nga Sami Curri
BIRN: Përmbysja në Dibër zhgënjen demokratët,
Foto ilustruese

DIBËR- “Kjo punë ka mbaruar. Është krijuar një sistem i atillë, që në këtë vend edhe Skënderbeu ose edhe ndonjë profet ta zbresësh, fiton sërish Edi Rama,” thotë me zhgënjim një anëtar i opozitës në KZAZ nr.18 në Bulqizë.

Lodhja nga orët e gjata të punës për zgjedhjet e 11 majit, por edhe rezultati përtej pritshmërive i lexohet në fytyrë. Komisioneri demokrat beson se socialistët fituan përmes një kombinimi mes kërcënimeve, blerjes së votës dhe një mekanizmi që ai e quajti “biskotë elektorale”. “Nuk ka bir nëne që jua ndal,” shtoi ai.

Dikur bastion i Partisë Demokratike, qarku i Dibrës në këto zgjedhje e mori drejtimin në favor të Partisë Socialiste. Pasditen e së hënës, kur ishin numëruar thuajse gjysma e 222 qendrave të votimit në të gjithë qarkun, rezultati sugjeron se ndarja e mandateve do jetë 2 me 3 në favor të partisë në pushtet.

Qarku i Dibrës është qarku i tretë më i vogël në Shqipëri pas Kukësit e Gjirokastrës dhe do të mandatojë 5 deputetë më 11 maj. Dibra është gjithashtu qarku që gjatë dy dekadave të fundit, ka njohur disa nga ndryshimet më trullosëse politike, ndryshime të cilat, larg të qenit pasojë e ndonjë temperamenti lokal për kërkim të larmishmërisë politike, janë produkt i disa prej krimeve zgjedhore më të mirëdokumentuara në historinë e re të Shqipërisë, përfshirë edhe atë që njihet gjerësisht si dosja 184.

Në ambientet e qendrave të numërimit në të katër KZAZ-të e Dibrës, gara duket se është zhvendosur tek kandidatët e listës së hapur. Përfaqësuesit e kandidatëve socialistë, Danjel Gjura, Murat Dani dhe Agron Malaj i gjen përballë monitorëve. Përpos shënimit të votave të partisë, puna e tyre është të mbajnë shënim votat e kandidatëve, për ta po aq e rëndësishme.

“I sheh, këta, duan ta hanë të gjallë njëri-tjetrin. Shifi. Këta të gjithë kanë një profil biznesi. Pushtetin e mjelin me tendera e koncesione,” thotë një tjetër përfaqësues i opozitës në sallën e numrimit të votave në Peshkopi.

Në këtë garë, Murat Dani është vetëm 24 vjeç. Në ato pak dalje publike, ai ka treguar me fjalë të kursyera se ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar për inxhinieri. Në zonën e Dibrës njihet më shumë i ati, Jeton Dani, biznesmen prej dy dekadash me aksione në fushën minerare, hidroenergjetike dhe së fundmi në energjinë solare.

Po kaq i përmendur në këto zgjedhje është edhe Agron Malaj, ish-kryetari i bashkisë së Matit, i cili e shtroi me asfalt elektoral ambicien e tij drejt Kuvendit të Shqipërisë. Persona të afërt me Malajn i gjen thuajse në çdo KZAZ, teksa mbajnë shënim votat për kandidatin.

Danjel Gjura, ish-drejtues i zyrës së Transportit Rrugor në Dibër dhe pretendent kryesor gjithashtu për një vend në parlamentin e ardhshëm, u vendos në qendër të vëmendjes mediatike gjatë ditëve të fundit, për shkak të tensioneve parazgjedhore me grupet e opozitës që quajtën veten struktura të mbrojtjes së votës. Në një incident në Maqellarë, Gjura u përfshi gjithashtu në një incident në garën brenda llojit.

Të dielën e zgjedhjeve, në të gjitha qendrat e votimit të KZAZ-ve Bulqizë dhe Dibër, në ambientet e jashtme dhe pa lidhje me administrimin zgjedhor, ishin persona që mbikëqyrin dhe sillnin persona për të votuar, shumica të identifikuar si punonjës të administratës publike. Gjithashtu në çdo qendër votimi, një person raportonte në kohë reale për personat që hynin dhe votonin. Nga këqyrja në distancë, aplikacioni mban në hapje logon e Partisë Socialiste dhe aty bëhet raportimi në kohë reale se për kë parti do të votoj personi./Reporter.al

numerimet e votave ne diber

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet