LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Privatizoi tokë me çmimet e vitit ’94, merret sërish i pandehur Arben Ahmetaj

11 Tetor 2023, 17:48 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Privatizoi tokë me çmimet e vitit ’94, merret
Arben Ahmetaj

TIRANË- Një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila u privatizua duke përdorur çmimet e vitit 1994 në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë, pritet të shtojë një akuzë tjetër për veprën penale të shpërdorimit të detyrës ndaj  ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ahmetaj kundërshtoi akuzën nga arratia. Në një postim në Facebook, ai pretendoi se akuza është pasojë e një komploti që sipas tij, financohet nga incineratorët dhe që synojnë ta kthejnë atë në shënjestër të keqbërjeve në vend.

“Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysëm e më shumë,” deklaroi Ahmetaj.

Në rrugën 5 maji në Tiranë, familja Myderizi kishte dikur një parcelë toke me sipërfaqe 7,680 metra katrorë. Në kohën e komunizmit, një fabrikë buke u ndërtua dhe zuri 6,370 metra nga toka e tyre. Pronarët morën njohjen e pronës nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në fillim të viteve '90. Shteti shqiptar në atë kohë deklaroi konvertimin në aksione të vlerës së tokës në ndërmarrjet që supozohej se duhej të ishin funksionale dhe operative. Ndërmarrja në fjalë, Buka sh.a., në fakt raportohet në dokumentet e prokurorisë si Ish-Fabrika, d.m.th., një ngrehinë që nuk ekziston. Pronarët u ankuan për faktin se ligji i vitit 1994 për konvertimin e vlerës së tokës në aksione ishte i padrejtë, sepse vlera e tokës nuk llogaritej sipas çmimit të tregut.

Një kalvar i gjatë ligjor përfshiu një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011, në të cilën qeveria urdhërohej të llogariste vlerën e aksioneve sipas çmimit të tregut, si dhe një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, e cila urdhëronte Ministrinë e Ekonomisë, të drejtuar asokohe nga Ahmetaj, që të rillogariste vlerën e aksioneve të pronarëve të tokës. Sipas njoftimit të akuzës, të disponuar nga BIRN, pronarëve të tokës u takonin 26% të aksioneve të kompanisë nga më pak se 5% të vlerësuara nga Ministria e Ekonomisë përmes përdorimit të tarifave të vitit 1994, të cilat ishin rrëzuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe as vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit nuk e ndaluan Ministrinë e Ekonomisë që ta privatizonte kompaninë në ankand, duke i shitur aksionet e shtetit te një shtetas, i cili, sipas dokumenteve të prokurorisë, rezulton se ka njohje me Arben Ahmetajn.

Pas privatizimit, toka e ish-ndërmarrjes shtetërore u zhvillua për të ndërtuar qendrën Emerald. Prokuroria vë në dukje faktin se sipas dokumenteve të marrjes së lejes, zhvillimi i kësaj prone kërkoi një investim prej 1.13 miliardë lekësh, ose mbi 10 milionë euro. Ndërkohë, pronarëve të tokës u mbetën në dorë 5% të aksioneve nga 26% që u takonin.

Ahmetaj pretendoi se llogaritja e vlerës së aksioneve të pronarëve të truallit nuk ka sjellë humbje për shtetin, i cili më pas i shiti këto aksione si të vetat.

“Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit,” deklaroi Ahmetaj në Facebook nga arratia.

Ndryshe nga sa pretendon Ahmetaj, prokuroria ka ngritur akuzë për shpërdorim detyre në dëm të shtetasve dhe të shtetit.

“Provohet se veprimet e kryera nga i pandehuri Arben Ahmetaj bien në kundërshtim me aktet ligjore [dhe] nënligjore në fuqi dhe me vendimet e gjykatave,” thuhet në aktin e prokurorisë së posaçme të lexuar nga BIRN.

“Procedura e përllogaritjes së vlerës së truallit dhe përqindjes së pjesëmarrjes së ish-pronarëve, nuk është bërë në përputhje me rregullimin ligjor në kohën e nxjerrjes së aktit,” shkruhet më tej në aktin e njoftimit të akuzës.

Akuza për shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal përcakton dënim me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Akti i prokurorisë vëren gjithashtu se Ministria e Financave vijon të mos e ketë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit në favor të pronarëve të tokës dhe pasojat e paligjshmërisë vijojnë të mos jenë korrigjuar.

“…akoma sot nuk janë rregulluar pasojat dhe nuk janë marrë masa në përputhje me kërkesat e përmbaruesve për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, duke sjellë për pasojë dëmtimin e interesave të shtetasve dhe të shtetit,” thotë prokuroria.

Marrë nga Reporter.al

arben ahmetaj spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet