LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Rama vendos kufizime për pyetjet në konferencat për shtyp, nuk lejon gazetarët të bëjnë punën e tyre

19 Korrik 2023, 20:19 Nga A.B
BIRN: Rama vendos kufizime për pyetjet në konferencat për shtyp,
Edi Rama

Gazetarët kufizohen të bëjnë vetëm pyetje për tema të paracaktuara në konferencat për shtyp të kryeministrit Edi Rama duke u penguar kështu të kryejnë punën e tyre dhe të mos marrin përgjigje për çështje dhe ngjarje që përbëjnë interes publik.

Të martën pasdite kryeministria njoftoi për një konferencë për shtyp të kryeministrit Edi Rama fill pas mbarimit të një takimi informal me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor. Që në çelje të konferencës Rama u tha gazetarëve të pranishëm se priste pyetje lidhur me këtë takim.

Ai refuzoi të përgjigjej kur gazetarja Ambrozia Meta e Syri Tv kërkoi një qëndrim mbi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj dhe nëse qeveria do të rishikonte kontratat e inceneratorëve.

“Në faqen time në facebook e ke përgjigjen në mesazhin që u kam drejtuar shqiptarëve”- tha Rama, duke ripërsëritur të njëjtën gjë dhe kur Meta e pyeti për përfshirjen e familjarëve të afërt të deputetit socialist Rrahman Rraja në një sulm të dhunshëm ndaj qytetarëve.

Ky nuk ishte rasti i parë që Rama refuzon llogaridhënien në daljet e tij për mediat, duke kërkuar që pyetjet e gazetarëve të jenë vetëm për temën që ai zgjedh të flasë, duke refuzuar kështu të japë përgjigje për ngjarje të tjera që përbëjnë interes për publikun.

Gazetarët që ndjekin punën e qeverisë e shohin këtë praktikë si mungesë transparence të qeverisë dhe pengesë për punën e tyre të përditshme për informimin e publikut.

“Jo vetëm e pengon, por e bën thuajse të pamundur”- i tha BIRN-it, gazetarja Ambrozia Meta, pasi sipas saj, kryeministri nuk ka një komunikim javor me mediat, por edhe atëherë kur del u shmanget pyetjeve për aktualitetin politik.

“Që prej momentit kur nisën tensionet në veri të Kosovës dhe pas turit në Ballkan, Rama ka shmangur çdo pyetje që lidhet me zhvillimet në vendin tonë”- tha ajo duke e parë këtë sjellje të Ramës si shmangie nga përgjegjësitë e tij direkte për ngjarjet e fundit.

Ndërsa për gazetaren e A2CNN, Fiorela Beleshi refuzimi i Ramës për t'u përgjigjur për tema të nxehta politike nuk ka pse të ndikojë në profesionalizmin dhe punën e gazetarëve.

“Sigurisht që si gazetare do te donim që jo vetëm Kryeministri, por kushdo tjetër të na përgjigjej për pyetjet që ne mendojmë se janë me interes”- i tha ajo BIRN-it, ndërsa shtoi se, -“nuk imponojmë dot askënd sa pyetje apo çfarë pyetjesh të pranojë”.

Sipas Beleshit, më shumë se sa një koment i Ramës, – “transparenca e institucioneve qeveritare, që jo rrallë injorohet, do të ishte me më shumë vlerë”.

Agjencia për Media dhe Informim pranë kryeministrisë që organizon konferencat për shtyp të kryeministrit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it se ku e bazonin këtë praktikë pune.

Ndërkaq, ekspertët e fushës e shohin këtë praktikë si një mekanizëm që cënon lirinë e medias dhe dëmton punën e gazetarëve.

Ervin Luku, pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, thotë se agjenda e qeverisë nuk mund të jetë edhe agjenda e medias dhe kjo gjë e dëmton dhe pengon punën e gazetarëve.

“Çdo përpjekje për të drejtuar, kufizuar apo për të përcaktuar se cilat do të jenë fushat mbi të cilat duhet të pyesin gazetarët, janë mekanizma që e kufizojnë lirinë e tyre”- komentoi Luku për BIRN.

Megjithëse daljet e planifikuara të kryeministrit mund të jenë për tema të caktuara, sipas Lukut, – “do ishte tërësisht joprofesionale për gazetarët e pranishëm, që në hapësirën e pyetjeve, të mos i drejtohen kryeministrit për problematika të rënda korrupsioni dhe abuzimi me detyrën, siç është afera e inceneratorëve”.

Luku i inkurajon gazetarët që të mos intimidohen nga “këto forma kontrolli”, por të insistojnë tek ato pyetje ku refuzohet dhënia e një përgjigje.

“Kreu i qeverisë dhe zyra e tij e PR-it do vijojnë përpjekjen për të dominuar agjendën e medias”, por sipas Lukut, – “mediat dhe gazetarët duhet të vijojnë me pyetje për temat apo investigimet që po zhvillojnë apo dhe çështje të tjera të rëndësishme të aktualitetit ditor”.

Gazetarja Anbrosia Meta beson se kjo teknikë nuk do t'i funksionojë gjatë nëse ajo dhe kolegët e saj nuk do t'i binden kërkesës së kryeministrit për të bërë pyetje vetëm brenda temës së paracaktuar.

“Nisur nga konferenca e fundit, të cilën Rama, e mbylli për pak minuta, i gjendur në kushtet kur askush nuk po e pyeste për temën që ai dëshironte, mendoj se kjo teknikë, nuk do t'i shërbejë për shumë gjatë Kryeministrit”- përfundoi ajo./BIRN 

edi rama

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri