LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

Vota e emigrantëve nuk pritet të sjellë ndryshimin e kërkuar, pavarësisht se konsiderohej si risia e zgjedhjeve të 11 majit. Pas zarfave të parë të numëruar, Partia Socialiste shfaq optimizëm të përmbajtur, ndërsa në kampin e opozitës ka zhgënjim të thellë.

12 Maj 2025, 17:52 Nga M.L
BIRN: Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?
Foto ilustruese

TIRANË- I ulur në njërën prej karrigeve të Parkut Olimpik në Tiranë, Taulant Balla, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, sheh në telefonin e tij celular video-meme me kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Një shkallë poshtë Ballës, grupet e numërimit hapin zarfet e ardhura nga shtete të ndryshme të botës me votat e emigrantëve shqiptarë.

Vota e diasporës, e aplikuar për herë të parë në Shqipëri, konsiderohej si një nga surprizat e zgjedhjeve të 11 majit, por rezultatet e para pasditen e së hënës sugjerojnë se ajo mund të reflektojë pothuajse të njëjtën pasqyrë si zgjedhjet brenda vendit.

Në 9285 zarfa të numëruar deri në orën 17:00 të së hënës nga 194,889 gjithsej, në vetëm 4 për qind të totalit, Partia Socialiste ka një avantazh me 55% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 28% dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me mbi 8%.

“Emigrantët na votojnë sepse sot ata ndjehen krenarë që flamuri ynë do të valëvitet në oborrin e BE-së,” tha Balla për BIRN, ndërsa nuk sheh ndonjë kundërthënie mes faktit që shqiptarët e larguar jashtë vendit kanë ikur për një jetë më të mirë, ndërkohë që votojnë partinë e tij që ka 12 vjet në pushtet. Balla i zhvlerësoi akuzat e Partisë Demokratike për patronazhim të votës së diasporës si “praktika elektrorale të partive”.

Në anën tjetër të sallës së madhe të ndërtuar për sportet olimpike qëndron Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën. Topalli nuk përpiqet ta fshehë zhgënjimin nga trendi i votës së emigrantëve në disfavor të opozitës.

“Kur doli Berati këtu në 90% për PS-në, nuk dija çfarë të mendoja, vetëm në kohë të Enver Hoxhës ka ndodh kjo,” tha Topalli duke drejtuar dorën nga ekranet përballë ku shfaqen votat e lexuara dhe rezultatet për çdo qark.

Topalli thotë se nga rezultatet e para ka kuptuar se PS ka punuar fort me diasporën në bazë të llogaritjeve që ka bërë për mandate në qarqe të caktuara. “Po ta shohësh me kujdes, ky trend votash është përcaktues për mandate deputetësh në disa qarqe si Berat, Fieri, Elbasani, Korça e deri diku dhe Durrësi,” thotë ajo duke treguar  habi për llogaritë paraelektorale të socialistëve.

Pavarësisht zhgënjimit, Topalli ka vendosur të qëndrojë deri në fund të numërimit të votave, ndërsa i kushton vëmendje votës së ardhur nga Greqia, e kontestuar prej partisë së saj për probleme me dërgimin e postës.

“Kur të hapet Greqia do të jetë 120 përqind për ata,” thotë Topalli duke pretenduar se zarfet e votave janë plotësuar në mënyrë të parregullt dhe se dorëzimi i tyre në KQZ është bërë po ashtu pa procesverbalet e firmave të votuesve.

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike nga diaspora pritet të mbyllet të mërkurën, ndërkohë që numërimi i votave për kandidatët në listat e hapura do të nisë nga fillimi pas daljes së rezultatit për partitë.

Jona Josifi, drejtoreshë për votën e Diasporës në KQZ, e cila u bë protagoniste e presionit politik nga dy partitë e mëdha në fillim të procesit, është duke monitoruar punën e numëruesve dhe i perifrazon këto presione si pjesë të punës së saj.

“Unë vazhdoj punën time, nuk ndihem e intimiduar,” tha ajo për BIRN.

Vota e diasporës është një risi në këto zgjedhje pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u bënë në bazë të një pakti politik mes mazhorancës dhe opozitës në fund të vitit që shkoi. Administrimi i votës së emigrantëve i ka kushtuar disa miliona euro taksapaguesve shqiptarë, por ky proces votimi, sipas Ballës, nuk është i duhuri.

“Kjo votë mund të bëhej në mënyrë elektronike që në momentin e regjistrimit të tyre për votim,” thotë Balla duke shtuar se gjithashtu procesi i numërimit bipartizan krijon vonesa të panevojshme.

“Metodë staliniste,” shtoi ai më tej për administrimin e procesit me numërues të caktuar nga partitë, duke theksuar se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet./ Reporter.al

taulant balla


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet