LIVE UPDATES
Politike

"Biznese për të thithur lekët e llumit të çunave të Londrës!" Sherri në lokalin "Sin" në Palasë, Braçe: Mos ua fshini emrat, janë rrezik për jetët e qytetarëve! Tu hetohen pasuritë

Me anë të një postimi Facebook, Braçe thotë se “sundimi i ligjit” nuk është dy llafe goje, por sipas tij, është shumë më tepër se kaq.

28 Gusht 2024, 19:03 Nga M.B
"Biznese për të thithur lekët e llumit të çunave
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reguar lidhur me sherrin e pak ditëve më parë të ndodhur në lokalin "Sin" në Palasë. Me anë të një postimi Facebook, Braçe thotë se “sundimi i ligjit” nuk është dy llafe goje, por sipas tij, është shumë më tepër se kaq. Deputeti shkruan se njerëz të tillë nuk duhet të kenë vend në mjedisin publik duke shtuar se janë një rrezik për jetën e cilitdo.

Si një "goditje" ndaj njoftimeve të mangëta të policisë së shtetit, Braçe shkruan se nuk ka arsye pse të mbulohen, fshihen emrat e persoanve të përfshirë në përplasje, pasi sipas tij, ka shumë rëndësi për të ditur ku duhet shkuar për pushime-plazh, muzikë, qetësi dhe siguri.

Ai thotë se kjo lloj jete nate bëhet kështu aty ku modeli i biznesit është i tillë. Sipas tij, ka lokale që ngrihen për jetë nate dhe dite sipas nevojës së biznesit, të tilla siç shkruan Braçe për të thithur lekët e llumit të atyre që me përkëdheli në televizione i shquajnë si "çunat e Londrës", "çunat e Amsterdamit, Roterdamit, Madridit, Barcelonës, Milanos, Antverpit, Brukselit”, “çunat Bllokut”, “çunat e këtij apo atij banditi”.

Po në këtë reagim, Braçe bën thirrje thirrje që të merren masa për personat e përfshirë, ndërsa kërkon të shtohen hetime për të ardhurat e tyre. Ai thotë se personat e përfshirë janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave dhe jo për të pushuar. Sips tij, atapa para nuk bëjnë asgjë.

Postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:

Kam ca gjera per te thene per kete llum; “sundimi i ligjit” nuk eshte dy llafe goje, eshte shume me teper se kaq!

E PARA-TRANSPARENCA; Vendi, ka shume rendesi te thuhet qarte-RRAHJA PREJ BARBARESH, ndodhi ne klubin SIN ne Green Cost; nuk ka arsye pse te mbulohen, fshihen emrat; ka shume rendesi per te ditur ku duhet shkuar per pushime-plazh, muzike, qetesi, siguri;

Fytyrat, ka shume rendesi te duken qarte- KY LLUM QE SHKATERRON PUSHIMET VJETORE TE CILITDO SHQIPTARI E TE HUAJI ARDHUR NE SHQIPERI, ka fytyre, emra; nuk ka arsye pse te mbulohen fytyrat dhe emrat te fshihen pas inicialeve; keta jo vec perbejne RREZIK PUBLIK per njeri tjetrin por jane nje RREZIK PER JETEN e cilitdo; secili, shqiptar apo i huaj duhet te kete te qarte jo vec cfare gjen, ka ne krah atje ku shkon te pushoje, qetesohet apo argetohet, por edhe sa rrezik ka te ndash mjedisin publik me keta.

E DYTA-MODELI I KETIJ BIZNESI;  Ky vend, ne oferten e tij qe ne kete dimension behet MBURRAVECE PA SHKAK-natyra eshte krenaria jone, ka edhe JETEN E NATES;  Domethene kete qe shihni ne video-jete nate!  Natyrisht, te jemi te vertete, JO KUDO ESHTE E TILLE;  Eshte keshtu aty ku MODELI I BIZNESIT eshte i tille!  Lokale qe ngrihen per JETE NATE-edhe dite sipas nevojes se biznesit, te tilla per te thithur LEKET E LLUMIT-atyre qe me perkedheli ne televizione i shquajne si “cunat e Londres”, “cunat e Amsterdamit, Roterdamit, Madridit, Barcelones, Milanos, Antverpit, Brukselit”, “cunat Bllokut”, “cunat e ketij apo atij banditi”; per ta dhe eskortat e tyre, brenda ketyre lokaleve ka zona VIP ku tavolina kushton 500, 1000, 2000, 5000 euro, shampanja kushton 500, 1000, 1200 euro dhe jo per tu pire por per te lagur, nje karkalec-nje domethene nje, jo pjate, kushton 100 euro, nje shalqi ndare ne thela shkon 500 euro si frut i fresket e keshtu me rradhe; pra modeli i biznesit-mblidh para, therret keta me gjithe ckane e ato pas ketyre!

E TRETA-VIPlleku i KETYRE;  Per kete model biznesi keta jane VIPa; ne fakt keta jane LLUM, LLUMI! Njerez qe ne pamje te pare nuk ju dihet se nga ju buron mireqenia, nderkohe sa te hapesh gojen e te pyesesh apo sa perfshihen e per ta kerkon, meson cfare llumi jane-i identifikon ambjenti ku rrine, paraja qe shpenzojne; po doemos edhe kartelat perkatese kriminale.

TANI DUA TE THEM: e para-PASTRINI MJEDISIN PUBLIK NGA KETA. Keta nuk pushojne, nuk jane ne breg per pushime por PER TE TREGUAR E IMPONUAR STATUSIN E TYRE-VIPllekun; keta dhe ato bashke me keta. AMJENTET TONA NUK MUND TE JENE AMBJENTET E KETYRE, NUK MUND TE JEMI BASHKE KURRE!

E dyta- pastroni sektorin e sherbimeve nga ky MODEL BIZNESI, ne shumicen e tij edhe informal; eshte ky biznes qe therret kete llum dhe parate e ketij llumi; i perulem cdokujt ne bregun e ketij vendi qe sherben per njerez normale, synon njerez normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton ne kete menyre e ofron qetesi, argetim e siguri njeheresh; ky eshte ambjenti jone;

E Treta- shume bejne te gjithe bashke, police, hetues, prokurore, gjykates, kontrollore te tjere qe merren me pasurite e POLITIKANEVE; po me parate e ketij llumi dhe ketij modeli biznesi do merret kush? Keta pa para nuk jane asgje, hic, zero! MERRUNI NJE HERE TE VETME SERIOZISHT ME KETA, JO VETEM KURR RRIHEN NE PUBLIK! Eshte gjeja me e thjeshte e mundshme: KETA NUK DUHET TE KENE VEND NE MJEDISIN PUBLIK!

sherri ne palase

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit