LIVE UPDATES
Politike

Bllokada e Kuvendit në Kosovë mund të kthehet sërish/ Analiza e REL: A ka shanse për marrëveshje?

Gjykata theksoi se e drejta për të propozuar kandidatin i takon partisë që ka fituar shumicën e vendeve të rezervuara për komunitetin serb - në këtë rast, Listës Serbe, e cila i kishte nëntë nga dhjetë mandatet.

29 Janar 2026, 22:08 Nga E. D
Bllokada e Kuvendit në Kosovë mund të kthehet sërish/
foto ilustruese

KOSOVË- Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, bllokada institucionale mund të rikthehet gjatë përpjekjeve për të formuar institucionet e reja.

Kështu vlerëson për Radion Evropa e Lirë Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar se tani bëhet fjalë për një çështje politike, e jo ligjore.

Mundësinë e një bllokade të re institucionale nuk e përjashton as Vullnet Bugaqku, nga Instituti Demokratik i Kosovës, pasi përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas tij, “e interpretojnë ndryshe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që ata shumë lehtë të kapen pas ndonjë fjale, pjese të tekstit ose ndonjë dispozite të vendimit dhe ta interpretojnë me qëllim gabimisht, ashtu siç kanë bërë gjatë 56 seancave të konstituimit të Kuvendit, vitin e kaluar”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Më 28 janar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar serb i Kuvendit në legjislaturën e kaluar, e bërë përmes shortit, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Gjykata theksoi se e drejta për të propozuar kandidatin i takon partisë që ka fituar shumicën e vendeve të rezervuara për komunitetin serb - në këtë rast, Listës Serbe, e cila i kishte nëntë nga dhjetë mandatet.

Kjo parti - më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit - fitoi sërish nëntë mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, ndërsa një mandat e fitoi Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Bllokada institucionale mund të rikthehet nëse Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila fitoi në zgjedhjet e fundit, vazhdon të refuzojë çdo bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa Lista Serbe refuzon të propozojë Rashiqin.

Lista Serbe vlerëson se Rashiq ka hyrë në Kuvendin e Kosovës me mbështetjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe e konsideron atë si përfaqësues “jolegjitim” të serbëve.

A ka shanse për marrëveshje?

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundësinë e një marrëveshjeje si nga Nenad Rashiq dhe Lista Serbe, ashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori asnjë përgjigje.

Mimoza Kusari Lila deklaroi për Tëvë 1 se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ku bën pjesë dhe ajo, nuk do të japë votë për kandidatët e Listës Serbe, derisa të shqyrtohen të gjitha detajet e vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe të përcaktohet mënyra e duhur e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb - pra përfshirë edhe kandidatin Nenad Rashiq.

Ajo theksoi se ekzistojnë edhe vendime të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese që i përcaktojnë procedurat e konstituimit të Kuvendit.

Vendimi i shtatorit të vitit të kaluar konstatonte se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, përveç rastit kur procesi pengohet qëllimisht - në atë rast, Kuvendi mund të funksionojë vetëm me kuorum për vendimmarrje.

Megjithatë, gjykata shpjegoi atëkohë se në rastin konkret, procesi nuk ishte bllokuar qëllimisht, pasi dështimi për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti minoritar, i atribuohej shumicës shqiptare.

Bugaqku i vlerëson deklaratat e Kusari Lilës si “tërësisht të paqëndrueshme dhe të gabuara” dhe thekson se dy vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese ishin të qarta.

Sipas tij, Gjykata sqaroi se bllokada në konstituimin e Kuvendit nuk u shkaktua nga mospropozimi i kandidatëve nga Lista Serbe, por për faktin se deputetët nga komuniteti shqiptar nuk votuan.

“Gjithashtu, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk e kanë respektuar as aktgjykimin, as Kushtetutën dhe as vetë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, duke mos votuar kandidatët që janë propozuar nga grupi që është shumicë e komunitetit serb”, thotë Bugaqku.

Ai shton se deputetët shqiptarë nga të gjitha partitë politike në Kuvend, nuk kanë të drejtë të diktojnë se si do të përfaqësohet një komunitet në Kryesinë e Kuvendit.

Sfidimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Kosova u përball me një krizë të thellë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të kaluar, pasi partitë shqiptare nuk arritën të binin dakord për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit - gjë që u pasua nga një bllokadë për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Zgjedhjet e parakohshme u shpallën pasi dy kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje - Albin Kurti dhe Glauk Konjufca - nuk arritën të siguronin numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar Qeverinë e re.

Partitë janë drejtuar disa herë në Gjykatën Kushtetuese, por, sipas Bugaqkut, mbetet ende e paqartë se çfarë pasojash ligjore do të kenë deputetët, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Aktualisht, vazhdon rinumërimi i votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe pas përfundimit të procesit, pritet të nisë krijimi i institucioneve të reja. Më herët, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që kërkesat e Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit, të shpallen të papranueshme.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar gjithashtu se Gjykata Kushtetuese vepron në mënyrë të njëanshme, duke favorizuar partitë shqiptare që kanë qenë në opozitë.

Gjykata Kushtetuese ka reaguar, duke theksuar se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të garantuara me Kushtetutë dhe se asnjë institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj.

Më herët, disa vende perëndimore dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje përfaqësuesve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e saj, duke vlerësuar se pavarësia e drejtësisë është themeli i sundimit të ligjit./REL

kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj