Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Spiropali sqaroi përmes një mesazhi në rrjetet sociale se me raporterin "bashkëndamë vlerësime për ecurinë e deritanishme të negociatave, për reformat e thelluara në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore".
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, të cilin e konsideron "një mbështetës i procesit të zgjerimit dhe në veçanti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE."
Spiropali sqaroi përmes një mesazhi në rrjetet sociale se me raporterin "bashkëndamë vlerësime për ecurinë e deritanishme të negociatave, për reformat e thelluara në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore".
Spiropali dhe Schieder u ndalën më konkretisht te perspektiva e arritjes sa më parë të piketave të ndërmjetme (IBAR), si një moment vendimtar që do t'i hapë rrugën procesit të mbylljes së kapitujve. Ky proces sipas Spiropalit, do ta vendosë Shqipërinë në 2026-ën në një fazë të re, edhe më konkrete dhe më të matshme në rrugën drejt anëtarësimit.
Postimi i plotë:
Prita në një takim sa miqësor aq edhe përmbajtësor, Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, një zë i rëndësishëm dhe mbështetës i procesit të zgjerimit dhe në veçanti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Diskutuam mbi rolin e veçantë të Parlamentit Europian në monitorimin e negociatave të anëtarësimit, rëndësinë e raportit të ardhshëm për Shqipërinë në konsolidimin e perceptimit pozitiv mbi progresin e arritur dhe në orientimin e hapave të mëtejshëm të procesit.
Bashkëndamë vlerësime për ecurinë e deritanishme të negociatave, për reformat e thelluara në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, si dhe për angazhimin e palëkundur e të vazhduar të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së si dhe në përafrimin e vazhdueshëm me vlerat, politikat dhe qëndrimet e Bashkimit Europian.
Në këtë kuadër, u ndalëm edhe tek perspektiva e arritjes sa më parë të piketave të ndërmjetme (IBAR), si një moment vendimtar që do t'i hapë rrugën procesit të mbylljes së kapitujve, duke e vendosur Shqipërinë në 2026-ën në një fazë të re, edhe më konkrete dhe më të matshme në rrugën drejt anëtarësimit./Dosja.al
Ilir Meta, Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen që lidhet me Ilir Metën dhe...
Foto nga takimi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për ...
Belinda Balluku TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku ka dorë...
Jared Kushner, Ivanka Trump SAZAN- Në të njëjtën ditë që Donald Trump po përpiqej të aneksonte Groenland...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur një konferencë të nivelit të lartë m...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar, pas përfundimit të mbledhjes së Konfere...
Kujtim Carkani TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Carkani ka dhënë detaje nga seanca në GJKKO. Duke folur për mediat, ...
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve u shoqërua sot me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës për çë...
foto ilustruese “Procesi më i komprometuar zgjedhor”, kështu e përshkroi Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjed...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e medias franceze Le Monde, në a...