LIVE UPDATES
Politike

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Ilir Metës për lobimin 1 milion USD për foto me Trump

Ai shtoi se edhe vetë SPAK në faqen 12 e ka pranuar duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të Metës në këtë çështje.

22 Qershor 2025, 11:43 Nga N.F
Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Ilir
Blushi

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një dokument të Prokurorisë së Posaçme për të cilën pretendon se rrëzon akuzën ndaj kreut të PL Ilir Meta, për lobim në SHBA. Blushi theksoi se autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes “Dorelita Limited” dhe “McKeon Group” janë kryer nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Ilir Metës, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së.

Ai shtoi se edhe vetë SPAK në faqen 12 e ka pranuar duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të Metës në këtë çështje. Blushi theksoi se Partia e Lirisë dhe Meta mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre për të mos braktisur kurrë kauzat madhore që janë një interes ekzistencial kombëtar.

Fjala e plotë e Blushit: 

Në emër të Partisë së Lirisë, në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i bëjmë me dije opinionit publik një zhvillim të ri nga hetimet ndaj tij, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo LSI prej 1 milion dollarësh për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit.
Me email-in zyrtar të datës 15 nëntor 2024, autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes “Dorelita Limited” dhe “McKeon Group” janë kryer nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Z. Ilir Meta, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së.

Ky është i vetmi lajm i ri që ka lidhje me hetimet e Z. Meta që nga momenti i rrëmbimit të tij terrorist, që konfirmon atë të vërtetë që z.Meta e ka deklaruar që përpara 7 viteve, kur “Mother Jones” fabrikoi një shkrim të porositur për gjoja lobim të paligjshëm dhe pagesë prej 1 milion USD përmes “Dorelita” dhe McKeon dhe rezultati ishte dhe mbetet vetëm ai që ka thënë Ilir Meta që në atë kohë dhe që e ka provuar edhe në sallën e gjyqit, që ka patur vetëm një pagesë të ligjshme 15 mijë USD për McKeon të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI dhe cdo gjë tjetër ishte dhe tanimë është faktuar edhe me përgjigjen e autoriteteve amerikane se ka qenë fund e krye mashtrim dhe fabrikim, e përsëris mashtrim dhe fabrikim, për qëllime politike.

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Ilir

Ky konstatim është zyrtarisht i pranuar edhe nga vetë SPAK në faqen 12, duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të z. Meta në këtë çështje dhe se hetimet për kallëzimin e bërë nga një delinkuent nuk kanë provuar asgjë veç asaj që Presidenti i Partisë së Lirisë ka pohuar më herët se ai kurrë nuk ka kryer asnjë pagesë të paligjshme për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SPAK detyrohet më në fund të pranojë në faqen se :

“Në lidhje me marrëdhënien që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur me “McKEON Group”, nëpërmjet “Dorelita Limited”, në vijim të kërkesave tona, pas pretendimit të Z. Meta në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit, Autoritetet Gjyqësore Amerikane me email-in e datës 15 Nentor 2024 kanë informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis “Dorelita Limited” dhe “McCeon Group” janë paguar nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesava të kryera nga kjo kompani dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Metës si Kryetar i saj”

Meqe mediat e inceneratorëve insistojnë për lajme të reja nga dosja Meta ky është i vetmi lajm i ri.
Në 32 faqe realacion të SPAK, vetëm ky fakt i ri ka të bëjë me z.Meta dhe çdo gjë tjetër është ose përsëritje e fletërrufesë mbi të cilin u bazua rrëmbimi i tij kriminal i 21 tetorit ose mund të ketë elementë për persona që nuk kanë lidhje me z.Meta. Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit “Mother Jones”

Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani.

Është e padiskutueshme që gjatë kohës që z. Ilir Meta ka qenë Kryetar i LSI, çdo veprim ka qenë i ligjshëm, është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA. Ashtu sikurse ra “de jure”, ende pa filluar gjykimi në themel i çështjes, kjo akuzë e fabrikuar për gjoja pagesën e 1 milion USD për foto me Presidentin Trump, që u rrudh në akuzën për 100 mijë USD e më pas rezultoi vetëm në pagesën e ligjshme prej 15 mijë USD të deklaruar sipas ligjit në Shqipëri dhe në Amerikë, ashtu do të bien një nga një dhe do të çmontohen të gjitha akuzat e tjera ndaj Presidentit Meta, si akuza ordinere e stërgjykura për CEZ-DIA dhe marrëzira të tjera, të cilat kanë rënë “de facto”, por që do të çmontohen fund e krye në procesin e gjykimit në themel duke provuar se sa të drejta kanë qenë denoncimet e Presidentit të Partisë së Lirisë për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë.

Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre shumë të drejta, të vërteta dhe parimore për të mos braktisur kurrë kauzat madhore që janë një interes ekzistencial kombëtar, duke iu përmbajtur gjithmonë ligjit dhe transparencës, ndërkohë që do të vijojnë të çmontojnë publikisht gjithë akuzat e tjera farsë për të cilat z.Meta vijon të mbahet padrejtësisht në izolim ekstrem prej 8 muaj, si dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që kanë keqpërdorur institucionet shtetërore për të ndërtuar akuza të rreme, si dhe për të dëmtuar integritetin e opozitës dhe të së vërtetës.

blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj