Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos me titull "Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit".
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në median amerikane Fox News të artikullit për kryeministrin Edi Rama.
Berisha shprehet në postimin e tij në rrjete sociale se me këtë shkrim, Rama është damkosur botërisht si "Maduro i Europës". Më tej thotë se këtë etiketim, kryeministri e ka marrë për shkak të "lidhjeve të tij me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale "
POSTIMI I PLOTË:
Damkosje historike!
Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!
Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.
Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.
Këtu më poshtë keni artikullin e publikuar sot nga Tv Fox News!
Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos me titull "Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit".
Në artikull, Nesho shkruan se ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama. Ish-ambasadori vijon duke shkruar se, i zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si "Ramaduro" i Evropës, një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës, për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin politik. Sipas Neshos, ish-dishepulli i George Soros dhe ‘Shoqërisë së Hapur’, Rama është shndërruar në një kameleon politik, duke formësuar imazhin e tij për t’iu përshtatur interesave të elitave globale dhe sundimtarëve rajonalë.
Ish-ambasadori thotë se Rama është i njohur për retorikën anti-Trump, përfshirë deklaratën e famshme në CNN dhe Foreign Policy, ku e quajti Trump "turpin e qytetërimit tonë". Sipas tij, Rama u bë i preferuari i elitave evropiane dhe demokratëve amerikanë. Nesho shton se mbijetesa e tij politike varej nga përshtatja me rendin anti-Trump, edhe pse udhëheqja e tij brenda vendit po shkon drejt autoritarizmit.
foto ilustruese TIRANË- Raporti i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet...
Memli Krasniqi KOSOVA- Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – s...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ish-nënkryetarit të Partisë s&eu...
Edi Rama TIRANA- Rrjeti mediatik amerikan "Fox News" ka publikuar një artikull-opinion të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Për të 35-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar t&eum...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në ...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakum...
Foto ilustruese TIRANA- Vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës në Pallatin ...
Pjerin Ndreu LEZHA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka rikthyer një tezë t...
edi rama te akademia politike TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi i djeshëm i "Akademis...