LIVE UPDATES
Politike

Boçi: Dënojmë kërcënimet me jetën e fëmijës së ekspertit Gent Progni, shqiptarët të mblidhen në protestë më 20 shkurt

Boçi thotë se Progni ka denoncuar dhjetëra skandale të AKSH-it dhe të departamenteve të tjera të qeverisë Rama.

11 Shkurt 2024, 13:53 Nga M.B
Boçi: Dënojmë kërcënimet me jetën e
Luçiano Boçi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demkratike, Luçiano Boçi ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka thënë se eksperti i IT, Gent Progni është kërcënuar me jetën e të birit. Boçi thotë se Progni ka denoncuar dhjetëra skandale të AKSH-it dhe të departamenteve të tjera të qeverisë Rama. Ai thotë se opozita i ofron Gent Prognit mbështetjen dhe inkurajimin për punën për zbulimin dhe denoncimin e skandaleve të AKSHI-t të qeverisë.

Boçi fton qytetarët që më 20 shkurt të mbildhen e të protestojnë kundër qeverisë.

DEKLARATA E NENKRYETARIT TE PD, LUÇIANO BOÇI:

Gent Progni, eksperti IT, që ka denoncuar dhjetëra skandale të AKSH-it dhe të departamenteve të tjera të qeverisë Rama, është kërcënuar me jetën e të birit. Në një email të ardhur në adresë të tij thuhet shprehimisht: vazhdo jepi gojës dhe do gjesh kufomën e djalit tënd! Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe kërcënimin e z. Progni dhe bën thirrje organeve të ligjit të fillojnë menjëherë hetimet dhe të gjejnë kërcënuesit. Kërcënuesit dihen, ata janë të së njëjtës vathë politike që morën në telefon nga burgu apo jashtë tij, edhe ish-numrin 2 të qeverisë së Rilindjes, Arben Ahmetaj. Përveçse si shenja të degjenerimit të pushtetit dhe të zullumit të vjedhjeve pafre, Partia Demokratike i sheh dhe i dënon këto kërcënime edhe si përpjekje për të trembur popullin opozitar, që tubohet prej 43 ditësh te Rruga e shpresës, dhe do të derdhet lumë më 20 shkurt në protestën kombëtare të Tiranës.

Gent Prognit i ofrojmë mbështetjen dhe inkurajimin tonë dhe e falënderojmë për punën patriotike për zbulimin dhe denoncimin e skandaleve të AKSHI-t të qeverisë. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vazhdon prej kohësh të prodhojë e megaskandale, më shumë se të mbrojë informacionin e shqiptarëve. Ajo është bërë pjesë e një aktiviteti të paligjshëm të prodhimit të kripto-valutave apo ‘Crypto-mining’ të cilat në Exchange përkthehen në para. Ky skandal është zbuluar nga Drejtori Rajonal i Microsoft dhe një nga blogerët më të mëdhenj të hakerimeve në botë Troy Hunt. Skandali është bërë publik nga eksperti i teknologjisë së informacionit Gent Progni. Kjo është arsyeje e kërcënimit të Prognit me jetën e të birit. Troy Hunt pas blerjes së një kompanie të falimentuar të quajtur ‘Coinhive’ në vitin 2021 ka zbuluar se ‘Coinhive’ kishte një sistem, të cilin, kushdo që kishte një faqe web, mund ta instalonte në faqen e tij web dhe të prodhonte kripto-valutë me ‘user’-at që e klikonin këtë faqe.

Ai zbulon se kishte mbi tetëmijë faqe web në botë që bënin kërkesa për prodhim kripto-valute tek ky ‘domein’. Në këtë listë ndodhen 25 adresa shtetërore ndër to instat.gov.al; qsha.gov.al (Qendra e Shërbimeve Arsimore); mb.gov.al (Ministria e Brendshme), KQZ dhe DAP (Departamenti i Administratës Publike). Kjo çështje është nën hetim nga SPAK dhe për këtë drejtuesja e AKSH Mirlinda Karçanaj po mundohet të fshehë çfarë të mundë. Ortakët e saj po shkojnë, siç e shihni, deri te kërcënimet. Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën: se janë të zhveshur nga çdo siguri mbi të dhënat personale të tyre, dhe se zyrat shtetërore veprojnë si kioska exchange për pasurimin e zyrtarëve. Shqiptarët nuk do të shohin kufomën e asnjë bashkatdhetari të tyre, por kërmën e qeverisë e cila është një e vdekur e pakallur, bashkë me hajdutët profesionistë të monedhave cash apo virtuale me Edët, Olsët dhe Amantët në krye. Më 20 shkurt mblidhemi në Tiranë për ta përcjellë këtë kufomë aty ku e ka vendin. O sot o kurrë!

luciano boci opozita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj