11 Shkurt 2024, 08:07
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila do të drejtohet nga kreu i saj, Edi Rama. Arseyja e mbledhjes në ftesën që ju është shpërndarë anëtarëve, lidhet me raportimin për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit për të shtuar radhët e çdo organizate socialiste. Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.
Një nga detyrat që ka Asambleja është dhe organizimi i zgjedhjeve në parti brenda marsit nga të cilat do të dalin emrat e kryetarëve të rinj të partisë në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit. Rama ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninës e kamerave. Por pas përfundimit të mbledhjes të ketë edhe një deklaratë për mediat për gjetjet dhe problematikat që duhen zgjidhur në kuadër të parapërgatitjeve të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ftesa:
"Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS!
Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi "Xibraku" do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!
Sekretari i Përgjithshëm i PS
Blendi KLOSI"
asamblea e ps
Politike
10 Shkurt 2024, 20:07
r.ll
selia e ps
TIRANË- Ditën e nesërme pritet të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, cila do të drej...
Politike
10 Shkurt 2024, 19:27
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme edhe për raportin e UNSECO-s për Butrintin.
Berish...
Politike
10 Shkurt 2024, 19:13
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha tha sonte para demokratëve se Shqipëria në Europë është vendi m...
Politike
10 Shkurt 2024, 18:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin që ka mbajtur mbrëmjen e sotme para mbështet&eu...
Politike
10 Shkurt 2024, 18:24
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka treguar sesi qeveria i kërkoi UNESCO-s të mos publikonte raportin pë...
Politike
10 Shkurt 2024, 17:14
r.ll
pamje nga inspektimet
BURREL- Në Bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërav...
Politike
10 Shkurt 2024, 15:00
M.B
Poster
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot sloganin e protestës së 20 shkurtit. Berisha ka zbuluar se protesta do të mbahet...
Politike
10 Shkurt 2024, 14:50
M.B
Anthony Blinken dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vizitën e paralajmëruar të Sekretarit Amerikan të Shteti...
Politike
10 Shkurt 2024, 11:44
M.B
Ilir Meta
SHKODRA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ndoshej në Shkodër tha se ka ardhur koha për një organ...
Politike
10 Shkurt 2024, 11:06
M.B
Anthony Blinken
TIRANA- Antony Blinken është Sekretari i gjashtë Amerikan i Shtetit qe viziton Shqiperine në 33 vite demokraci. Më...