LIVE UPDATES
Politike

‘Bomba’ e Mark Crawford: McGonigal i lidhur me Gazprom, punoi me Ramën për t’u hequr naftën amerikanëve dhe për t’ua dhënë rusëve (Ç’tha Gjiknuri)

Ai shton se bëhet fjalë për dy kompanitë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe, por që realisht ishin të Gazprom. Sipas Crawford, kjo gjë është bërë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

16 Mars 2023, 15:31 Nga F.M
‘Bomba’ e Mark Crawford: McGonigal i lidhur me Gazprom, punoi me
Zev Shalev dhe Mark Crawford

SHBA- Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me fushat e naftës që iu hoqën amerikanëve për t’i kaluar në duart e rusëve të Gazprom. Në një rrëfim për emisionin investigues ‘Narativ’ të gazetarit Zev Shalev, ish-producent dhe reporter i rrjetit CBS, Crawford ka rrëfyer se përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017, me mbërritjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal në Shqipëri.

Ai shton se bëhet fjalë për dy kompanitë Jurimex dhe Nis, të prezantuara si kompani austriako-serbe, por që realisht ishin të Gazprom. Sipas Crawford, kjo gjë është bërë më e qartë kur një kompani shqiptare, e quajtur Transoil dhe e përfaqësuar nga Shefqet Dizdari, i dërgoi një letër kompanisë Gazprom.

“Në letrën e Shefqet Dizdarit, i cili i shkruan kompanisë Gazprom, thuhet: Hej djema, ju rusët po tentoni të merrni fushat përmes lidhjeve tuaja në Austri. Pse po e bëni këtë, kur ne jemi përfaqësuesit tuaj këtu. Pse përdorni të tjerët, kur ne jemi përfaqësuesit zyrtarë të Gazprom. Ky është Dizdari që më vonë del si partner me McGonigal, Rossini-n dhe Personin A, Agron Neza,”- tha Crawford.

“McGonigal u shfaq pikërisht në kohën kur ishim në mesin e arbitrazhit. Pyetja që lind është se pse rusët janë të interesuar për këto fusha nafte të vogla në Shqipëri dhe pse janë të interesuar ata të kompromentojnë zyrtarët amerikanë për të hyrë në Shqipëri?”- shton ai.

I pyetur për bisedën e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe McGonigal, ku ky i fundit e ka paralajmëruar për rusët, Crawford tha se në fakt, ish-agjenti i FBI-së i ka thënë ‘mos puno me ata rusët e tjerë’, por jo që t’i eliminonte totalisht rusët nga skema.

Madje shtoi se në kompninë austriake del oligarku rus, Oleg Deripaska.

“Lidhjet ruse në këtë skandal janë shumë të qarta dhe shumë të forta. Gjatë vizitave të shumta në Shqipëri, agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal kultivoi një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo rezultoi në një ryshfet prej 225 mijë dollarësh, paguar për McGonigal,” shprehet ai. Më pas, erdhi skema që synonte të ‘pastronte’ naftën ruse, duke e maskuar si naftë nga vendet e tjera. Kur muajin e kaluar u kap një cisternë me naftë me flamur liberian me naftë ruse të sanksionuar në Shqipëri, pati spekulime se mund të jetë përfshirë McGonigal,”- tha ai.

Kryetari emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri tha se Gazprom përmes kompanisë Transoil të Shefqet Dizdarit, partnerit shqiptar të McGonigal dhe ish-agjentit tjetër të FBI, Mark Rossini, mori disa fusha nafte në Shqipëri, duke ‘zbuar’ investitorët amerikanë.

Ai tregoi se si Damian Gjiknuri, në atë kohë ministër i Energjetikës, shkoi në Kongresin e SHBA në vitin 2018 dhe u tha të bëjnë kujdes me rusët, ndërkohë që kur u kthye, ua dha fushat e naftës pikërisht rusëve të McGonigal.

“Ministri i energjisë shkoi në SHBA në shkurt të vitit 2018 dhe i tha Kongresit amerikan se duhet të kemi kujdes me rusët. Pra, përfundoi duke i thënë amerikanëve, ‘hej bëni kujdes me rusët’ dhe më pas kthehet dhe ia jep fushat e naftës kësaj firme. Në këtë kohë McGonigal kishte dalë në pension në FBI dhe kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në një nga këto rastet, madje mori një medalje nga ministri i energjisë, që u postua në Facebook, për shërbimin e tij ndaj vendit. Më pas formuan një kompani në Shqipëri, McGonigal si anëtar menaxhues, me Rossinin, Nezën dhe Dizdarin. Dhe në fakt i morën fushat e naftës. Por situata u komplikua sepse konkurrentët e tjerë e sfiduan këtë vendim në gjykatat vendase,”- tha Crawford.

I pyetur se si ka mundësi që në Shqipëri ka agjentë të FBI që punojnë për rusët, Mark Crawford tha sepse SHBA ka mbyllur një sy përpara asaj që po ndodh në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

“Shqiptarët dhe Shqipëria janë një aleat. Por qartësisht ka elementë të pushtetit që thonë një gjë dhe bëjnë diçka tjetër. Shqipëria ka ndihmuar SHBA, për disa raste kur unë mendoj se ka pasur gabime politike në SHBA, si ajo e të burgosurve të Guantanamos, me rastin e armëve kimike, me çështjen e muxhahedinëve. Tani pyetja që ngrihet është se këta po na ndihmojnë kur kemi nevojë, dhe më pas dëgjojmë zëra për korrupsionin dhe mbyllim një sy, dëgjojmë zëra për trafikun e drogës dhe mbyllim një sy, dëgjojmë zëra për pastrim parash dhe mbyllim një sy. Papritur kemi zëra për agjentë të FBI të korruptuar për interesa ruse dhe të gjithë thonë: uau, nga doli kjo. Kjo nuk doli nga askund, kjo erdhi hap pas hapi, sepse të gjithë po mbyllnim një sy para problemeve të dukshme në këtë vend.

Dikush duhet të thotë mjaft, le ta pastrojmë këtë, të mos hiqemi sikur gjërat janë mirë, kur nuk janë edhe aq mirë. Tani pyetja është se çfarë duhet të bëjmë për këtë. Ka edhe të tjera vrima lepuri në këtë histori. Sepse personi B është i lidhur me këtë çështje, është i lidhur me fushat e naftës, por edhe me kinezët, edhe me naftën atje. Është i lidhur edhe me djem që janë fotografuar me djalin e presidentit Biden. Është një rrjetë shumë interesante intrigash dhe ka shumë gjëra për të gërmuar,” tha Crawford.

 

mark crawford edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit