LIVE UPDATES
Politike

Bozdo: Shell u tërhoq nga pusi i Shpiragut, Edi Rama tu kërkojë falje shqiptarëve për gënjeshtrën stratosferike

Ai më tej u shpreh se në asnjë vend të botës asnjë kryeministër apo zv/kryeministër nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht. 

15 Prill 2024, 12:07 Nga N.F
Bozdo: Shell u tërhoq nga pusi i Shpiragut, Edi Rama tu kërkojë
Eno Bozdo

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur një deklaratë para mediave ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij Bozdo u shpreh kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut.  Ai më tej u shpreh se në asnjë vend të botës asnjë kryeministër apo zv/kryeministër nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht. 

Bozdo shton se me 23 gusht të vitit të kaluar, Rama dhe zëvendësja e tij, deklaruan për shqiptarët se nafta e zbuluar ishte e cilësisë më të mirë krahasuar me atë të Arabisë Saudite, dhe se rezervat ishin ne nivelin e Norvegjisë. Sipas tij kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të kërkojnë minimalisht falje para publikut për gënjeshtrën stratosferike që servirën. 

Fjala e plotë:

A e mbani mend Edi Ramën që, sa herë kishte një krizë në qeverisje thoshte se kompania Shell ka zbuluar naftë në Shpirag? A e mbani mend kur bridhte si Enver Hoxha duke hedhur kapelen andej këtej nëpër Shqipëri dhe duke thënë ‘këtu ka naftë’? Edi Rama gënjen njëlloj, si për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion, si për zbulimin e naftës, si për anëtarësimin në BE duke përdorur inteligjencën artificiale.

Kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut. Fatkeqësisht nuk do të ketë shpime të mëtejshme dhe as një ‘mrekulli nafte’, siç gënjen Rama. Lajmi ishte konfirmuar thuajse zyrtarisht nga shmangia e këtyre muajve e Ramës dhe Ballukut, sa here qe gazetaret pyesnin për këtë çështje.

E vërteta është se shumë eksplorime në botë, të Shellit apo kompanive të tjera të mëdha, mund të dështojnë sepse e tille është industria e naftës dhe niveli i teknologjisë se përdorur. Por po kaq e vërtete është qe ne asnjë rast, asnjë kryeministër apo zv/kryeministër, ne asnjë vend te botes nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht.

Ekzaktësisht ne 23 gusht te vitit te kaluar, Rama dhe zëvendësja e tij, deklaruan për shqiptaret se nafta e zbuluar ishte e cilësisë se me te mire e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite, dhe se rezervat ishin ne nivelin e Norvegjisë. Sipas Ramës, pas një investimi qe do te shkonte te deri ne 7 miliardë $, shqiptaret do te përfitonin pasuri te paimagjinuara. Dukej sikur Rama dhe Balluku e kishin mbyllur me Zotin dhe Shell-in për puset e naftës dhe problem kishin si ti përdornim qindra e qindra milionë euro ne vit qe Shqipëria do te perfitonte.

Rama hodhi edhe nje ide ‘origjinale’: paratë e pafundme do t’i përdorte tek pensionet, rrogat, arsimin dhe shëndetësia. Ironike po ta mendosh se janë pikërisht këto sektorë ku qeveria ka dështuar sepse ka vjedhur në forma spektakolare. Kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të kërkojnë minimalisht falje para publikut për gënjeshtrën stratosferike që servirën. 

Kundër këtij gënjeshtari patologjik dhe vargut të rrenacakëve dhe hajdutëve që ka rreth vetes, qëndron publiku që nuk gënjehet dhe opozita e vendit.  Midis braktisjes se Shqipërisë dhe bashkimit në një front të vetëm për të rrëzuar këtë regjim asfiskues, hajdut dhe gënjeshtar, shqiptarët duhet të zgjedhin rezistencën. Partia Demokratike do t’i prijë kësaj beteje dhe do ta fitoje atë. Mblidhemi të premten për tu përballur me një tjetër gënjeshtar patologjik Erion Veliajn dhe bandën e tij të hajdutëve. O sot, o kurrë!

eno bozdo pd edi rama komapnia shell shpirag

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet